Gjon Karma (1915-1994) veteran i aktrimit shqiptar!

0
2360

Gjon Karma (1915-1994)
Artist i merituar.
Aktor i brezit themeltar te gjinise teatrale.
Gjon Karma i perket brezit qe themeloi Teatrin Popullor (sot Teatri Kombetar).

Ka lindur ne Shkoder, me 18 Mars 1915. Rreth vitit 1932 do te filloi aktivitetin e tij artistik me shoqerine “Bogdani”, nga gjiri i kësaj trupe dolën artistët e ardhëshëm të popullit shqiptar, Loro Kovaçi, Pjetër Gjoka. Perkrah “Bogdanit” eshte aktivizuar edhe me shoqerite e tjera si “Rozafa”, apo “Vllaznia”;

Gjatë 17 vjetëve të aktivitetit të saj dega teatrore e shoqërisë “Bogdani” dha rreth 55 pjesë teatrore. Ne skene per here te pare ngjitet ne vitin 1934, ne interpretimin e rolit te Nush Lezetit, nje karakter qe ariti te leje gjurme ne publikun shkodran te kohes, duke afirmuar daljen e nje aktori te ri te talentuar .

Ishte ne moshen 30 vjecare kur ne vitin 1945, Gjon Karma vjen aktor në Teatrin Popullor i cili interpreton mbi 100 role gjate karrierës se tij artistike, duke patur sukses posacerisht ne ndertimin e e figurave te planit komik e sarkastik. Gjon Karma, mjeshtër përsa i përket roleve të karakterit. Ai ishte i prerë për role të vegjël, dhe është cilësuar si “aktori i madh i roleve të vegjël”. Diti te gershetoje me nur e sens mase ironine dhe satiren me gazmendin, elementin e lehte te humorit e groteskun, duke anuar te menyre te vetvetishme drejt portretizimeve realiste e me vertetesi jetesore. Keto veti te tije vihen re qe ne rolin e pare, me Pjetrushin ne komeduine “Gjido” ne v. 1945.

Me vone aktori fiton nje permase me rolin tjeter te Man Kukaleshit ne komedine shume te mirenjohur “Prefekti” te B. Levonjes qe nev. 1946. Ai njemendesoj figuren figuren e zyrtarit te korruptuar, hileqar dhe servil.
Perpos aktrimit ne Teatrin Popullor ai shkroj edhe disa komedi e pjese skenike , ku mund te permendim “Qypi me flori” . Nje tjeter rol i suksesshem i tij ka qene edhe ai i prefektit Veip ne komedine e S. Comores “Karnavalet e Korces” ne v. 1964, rol me te cilin konsolidoj me tej talentin e vecante si nje aktor me prirje sarkastike per te vizatuar me elegance e vertetesi tiparet e mevetesishme te personazheve. Luajti gjithashtu me mjeshteri rolin e Zeqos ne dramen “Fytytra e dyte” e Dritero Agollit .

Ne vitin 1971, interpreton tregtarin ne dramen “Arturo Ui” te B. Brehtit .
Disa nga rolet e tjera te interpretuara ne Teatrin Popullor janë: Babçinskij “Revizori”, Orgoni “Tartufi”, Vurko “Pas vdekjes”, Polloni “Hamleti”, Falstafin “Gratë gazmore të Uindsorit”, Asllan Beu ne “Halili dhe Hajria”; Gjergj Bardhi ne “Toka e jone”; Kola ne “Cuca e maleve”; Veipi ne “Tre dite te kiametit” etj.

Edhe ne Kinematografi ka interpretuar me sukses disa role. Roli i pare do te jete ai i nje spiuni, Jorgos ne vitin 1951 tek “Debatik”. Me pas do te vijojne edhe role te tjera si tek “Toka e jone” (1964), “Perse bie kjo daulle” (1969), “Ndergjegja” (1972) etj Nder keto personazhe ne film mund te permendim ate te prefektit ne “Koncert ne vitin 36”.

Legjenda Gjon Karma, u be i mirenjohur edhe ne interpretimet e shumta ne emisionin humoristik “Ora gazmore” te Radio Tiranes, sikurse edhe ne rasiotransmetimet e shumta per femije e te rritur.

Perkrah aktrimit e interpretimeve te tjera, nje nga meritat e punes se tij ka qene edhe hulumtimi, sistemimi, publikimi i te dhenave per historine e levizjes teatrore ne Shqiperi sidomos ne qytetin e Shkodres dhe ate te Teatrit Popullor (TK), duke u bere nje nga mbartesit , themeluesit e pasuruesit te Arkives se Tetarit Kombetar. Punoj per rreth 15 vjet ne kete detyre.

Doli në pension në 1976. Ka marrë disa çmime e urdhra.
Nderron jete me 13 Janar 1994

FILMAT:
* Debatik – (1961)… Jorgo
* Toka jonë – (1964)
* Përse bie kjo daulle – (1969)
* Ndërgjegja – (1972)…Xha Veliu
* Vajzat me kordele të kuqe – (1978)
* Kur hidheshin themelet – (1978)
* Koncert në vitin 1936 – (1978)…Kryetari i Bashkise
* Çeta e vogël – (1979)…Tibil Kuka
* Një natë pa dritë – (1981)
* Fundi i nje gjakmarrje – (1983) …..Seit Beci
* Vendimi (1984)… Miço Falli
* Te paftuarit (1985)
* Një djalë edhe një vajzë – (1990)

________________________
Kinematografia Shqiptare 2013-2022. Publikuar per here te pare qe ne mars 2013 dhe rishikuar ne vitet vijues.
Referenca: “60 vjet Teatri Kombetar (F. Slatina) faqe:29
“Enciklopedia, teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 (J. Ppagjoni) faqe: 213; “Enciklopedi e Kinematografise Shqiptare” – Toena 2002 (A.T Hoxha) faqe 186.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here