Gjon Kola
Aktori shkodran i Teatrit “Migjeni” dhe i kinematografise shqiptare.
Teatri “Migjeni” ka patur ne vite aktore te nje niveli te larte, jo me kot nje pjese e mire e ketyre aktoreve formuan Teatrin Popullor (sot TK).
Aktoret e “Migjenit” kane rivalizuar gjithnje Teatrin Kombetar, sepse ne kolektivin e ketij teatri, ka patur nje organike profesionistesh. I tille eshte edhe aktori Gjon Kola, pjese perberese e teatrit te Shkodres, me qindra role te suksesshme ne shfaqje teatrale me stafin e ketij qyteti. Shfaqja me e fundit e tij si aktor eshte tek drama “Klithma ne debore” .
Lindi ne Shkoder me 14 qershor 1946
Perpos shfaqjeve teatrale ka marre pjese edhe ne disa filma artistike te Kinostudios. E fillon ne vitin 1973 tek “Operacioni i zjarrit” (Krosi); ne vitin 1976 ka nje rol episodik tek “Cifti i lumur” (djaloshi malesor i luleve ne kujtimet e halles) ; ne vitin 1982 do te interpretoje ne dy filma , ne televizivin “Flaka e maleve” (Binaku) dhe “Besa e kuqe” (Ndue Prenga).
Tre vjet me vone ne vitin 1985 luan nje tjeter rol episodik tek “Te paftuarit”. Interpretimi me i fundit ne film eshte ne vitin 2009 tek “Gjalle” ne rolin e nje malesori.
__________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw