Gordon Mitchell (1923-2007) | Yje të kinemasë botërore!

0
468

Gordon Mitchell (1923-2007)
Aktor amerikan.

Ishte nje kohe kur i shikonim aktore te tille ne ekran, dhe ashtu fshehur kerkonim te mesonim sa me shume rreth ketyre ikonave te kinemase boterore. I tille ishte edhe amerikani Gordon Mitchell, persa i perket dy gjinive te filmave, ate te antikitetit dhe te filmave “Western”, ishte ndoshta i pashoq.
Ne fakt Gordon Mitchell, eshte emri artistik i Charles Allen Pendleton.

I lindur ne Denver te SH.B.A –se me 29 Korrik 1923.

Gjate luftes se II-te boterore ka bere sherbimin ushtarak me trupat US Amerikane dhe ka qene pjesemarres ne betejen e fameshme te Bulxhes (rajoni Wallonia ne territoret e Belgjikes, Frances dhe Luksenburgut) , nga ku madje eshte zene rob dhe burgosur nga nazistet gjermane.

Me vone diplomohet ne Universitetin e Kalifornise “University of Southern California” duke u bere profesor ne nje shkolle te mesme. Thuhet se gjate kesaj periudhe si mesues duke pare fizikun e tij prej nje kolosi, i eshte dhene gjithnje klasa me nxenes delinkuent, problematik , per ti patur keto tipa me lehte nen kontroll.                

Pervecse nje “Yll” hollivudian ka qene nje aktor qe ka dominuar ne filmat te zhanrit “Peplum” dhe te ”Spaghetti Western”. Jane te panumert filmat dhe rolet ne keto gjini.

              

Ai eshte njeri nga aktoret amerikane “te boddy-builder” qe emigron ne Itali ku fillon nje karriere te gjate kinematografike. Ketu per here te pare konsakrohet me emrin Gordon Mitchell, ku spikat ne filmat : “Seven Slaves Against the World” dhe “Treasure of the Petrified Forest” (1965), mandej ne gjinine “Spaghetti Westerns” si “Beyond the Law” dhe “Savage Guns”. Mitchell gjithashtu luan edhe ne “Fellini Satyricon” (1969), te rregjizorit te njohur Federico Fellini.

Mitchell ka qene nje Kulturist, “Boddy Builder” dhe profesor i gjimnastikes

Ne fund te viteve 80-te kthehet ne SH.B.A duke filluar te punoje si menaxher ne palestren “World Gym International,” drejtuar nga Joe Gold e Arnold Schwarzenegger.

                  
Largohet nga kjo jete me 20 Shtator 2003 ne moshen 80-vjecare .

U publikua me pare ne Facebook ne faqen me te njejten emer me 16 qershor 2015

____________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply