Grigor Ikonomi.
Eshte piktori i pare i diplomuar i filmit te Kinostudios!
Lindi ne Berat me 21 janar 1934.
Ne qytetin e tij te lindjes kryen shkollen 7 vjecare, dhe nje klase pedagogjike.
Vazhdoi studimet ne Tirane ne Liceun artistik Jorda Misja, ne degen e arteve figurative. Studimet e larta i kreu ne Moske ne Insitutitn Kinematografik ne fakultetin e piktures per skenografi, duke u diplomuar per piktor filmi ne vitin 1960. Mbas mbarimit te studimeve u emerua ne Kinostudion “Shqiperia e Re” si piktor filmi.
Ka debutuar per here te pare ne kinematografi si piktor ne filmin “Detyre e posacme” (1963) se bashku me K. Dilon, dhe po se bashku edhe ne filmin tjeter “Debatik” (1964). Filmi i tij i pare i pavarur si piktor eshte “Toka e jone” (1964) dhe po keshtu ne vitin 1966 ne filmin “Oshetime ne bregdet” .
Ne periudhen kohore 1963 -1965 punoi si piktor edhe ne filmat dokumentare si “Migjeni” , “Vangjush Mio”, “Qemal Stafa” . Me vone u largua nga kinematografia dhe punoi krahas punes si modelist perpunues kostumesh popullore ne Ndermarrjen Artistike “Migjeni” , skenograf teatri dhe estrade ne disa grupe amatore e profesioniste.
Ka qene piktor i Ansamblit Artistik “Migjeni” ku edhe eshte nderuar me disa cmime ne shfaqjet konkurruese te Dekadave te Majit.
Si piktor i pare i filmit i diplomuar dha nje ndihmese te mire per krijimin e nje baze teknike e profesionale ne ndertimin e dekoreve, te cilat deri ne ate kohe beheshin mbi baza diletante.
_____________
Nuk disponojme asnje informacion pertej vitit 2002. Gjithsesi synimi i kesaj faqe eshte te mos anashkaloje e te leje ne harrese asnje emer nga artistet tane per aq sa kemi mundesine t`i kujtojme ato, gjithnje ne baze te nje informacionit te grumbulluar. Nese ndokush disponon informacion perkates si dhe deshiron t`i bashkohet kauzes sone, duke na ndihmuar ne kete drejtim, do te jete mese i/e mirepritur dhe me shume falenderime te perzemerta.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw