Grupi “Pleqtë e Krujës”, simboli i kultures dhe traditave tona!

0
382

“Pleqte e Krujes”
Njeri nga grupet me te mirenjohura te folklorit dhe kenges popullore.

Me nje aktivitet prej me shume se 60 vitesh ku artistet e këtij grupi janë shndërruar në simbol të Krujës, por edhe të kulturës tradicionale shqiptare, me një kontribut cilësor shumëvjeçar të veprimtarisë së tyre artistike e folklorike.

Nisma e ketij grupi e ka daten me 25 shkurt 1957. Nje kontribut te vecante dhane z.Fadil Taga dhe bashkëpunëtoret e tij z.Latif Nuna dhe z.Ali Goga ,te cilët iniciuan ne krijimin e këtij grupi popullore qe ne fillimet e aktivitetit te tij pati me shume pleq, të cilët duke qene bartës te këngës popullore krutane e kishin me te lehte për ta interpretuar atë Prandaj dhe ne popull dhe artdashësit kudo në Shqipëri u quajt grupi “Pleqtë e Krujës”,

Mustafa Llubani, Xhemal Kulli, Ali Goga, Latif Nuna, Xhemal e Miftar Hoxha, Ali Hyka, Osman Roshi, Bejte Meneci, Xhemal Dollma, Qamil Qoshja, Et’hem Teta, Hysen Dana, Emin Goci dhe Muharrem Mustafai dhe Jahe Cace e Vogël Taga u mblodhën për të formuar këtë grup. Menjëherë grupi filloi të mblidhej një herë në javë ku dhe bënte prova. Fizionominë e plotë, ky grup e mori në shfaqjen e 1 Majit të 1957 -ës dhe në Festivalin e Dytë Folklorik në Tiranë, ku dhe mori çmimin e tretë. Më pas në vitin 1959, anëtarët realizojnë “Dasmën Krutane”.

Ndërkohë, në vitin 1978 grupi shfaqet në skenë me kostumin origjinal popullor të qytetit të Krujës. Më pas, aktivitetet e tyre shtrihen në gjithë Shqipërinë. Ndërsa pas viteve ’90, ata mundën të dalin dhe jashtë kufirit, duke përcjellë më shumë traditën krutane.
Mustafa Aruçi ose siç e quajnë ndryshe, gjyshi Faja është i vetmi nga të parët “Pleqtë e Krujës” që vazhdon të jetë jo vetëm ende në jetë, por dhe aktiv në grup.
Zëvendësimi i pleqve me të tjerë bën që kjo traditë të mos vdesë kurrë dhe “Pleqtë e Krujës” ta përcjellin traditën dhe këngët popullore dhe tek brezi i ri .

Mustafa Aruçi kur mbushi 105 vite eshte shprehur se “hala nuk kam qejf me ju nda edhe këtë 100 vite deri në kohën e shpirtit, që të më dalë, dua të më dali me shokë, të mbajmë njëri-tjetrin me nder, të punojmë të gjithë për njëri-tjetrin e njëri për të gjithë”.
Ai e ka filluar muzikën që me festivalin e parë të folklorit në 1954 kurse në 1957 u bashkua me grupin “Pleqtë e Krujës” ku vazhdon edhe sot

Titujt e nderit 
1978– Është nderuar me çmimin “Laurat i FFK”, Gjirokastër
1983- Është dhënë titulli “Medalja e Naim Frashërit” nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të Shqipërisë.
1994- I jepet titulli “Anëtar Nderi” i Shoqatës Lidhja Kulturore Folklorike Skënderbeu, Krujë.
2001- I jepet titulli “Krenaria e qytetit të Krujës” nga Këshilli Bashkiak Krujë.
2003- I jepet “Mirënjohja – Drenas 2002” në Festivalin Folklorik Ndërkombëtar në Kosovë.
2004- Për herë të parë i jepet “Çmimi i Karrierës”, në festivalin mbarëkombëtar të Këngës Popullore Qytetare

PERBERJA E GRUPIT GJATE PERIUDHES KOHORE 1957 – 2003
Fadil Taga, drejtor i grupi të parë, firzarmoniçist
Ali Goga, violinist, valltar, këngëtar
Latif Nuna, firzarmoniçist, drejtues i grupit
Mustafa Llubanai, këngëtar grupi
Xhemat Kulli, violinist, këngëtar, aktor
Emin Goci, këngëtar në grup, aktor
Qazim Berberi, këngëtar në grup
Qazim Qoshja, solist, këngëtar në grup
Hysen Dana, këngëtar në grup
Hysen Kaçiu, këngëtar në grup
Bejte Meneci, solist, këngëtar në grup
Osman Rroshi, këngëtar në grup
Et’hem Teta, këngëtar në grup
Mehmete Hoxha, këngëtar në grup
Ali Hyka, valltar i dyshes krutane
Xhemal Hoxha, valltar i dyshes krutane
Jahe Caca, solist, këngëtar në grup
Meleqe Llubani, bartës dhe krijues
Vogël Taga, këngëtar në grup
Hamdi Hoxha, këngëtar në grup
Xhemat Dollma, këngëtar në grup, aktor
Vogël Mallkuçi, instrumentist me klarinetë
Muharrem Sulejmani, instrumentist me lodër
Ali Tuçi, instrumentist me dajre dhe xhez
Hysen Llubani, drejtor, organizator, (1970 – 1980)
Haxhi Shagaj, këngëtar në grup
Qazim Toska, këngëtar në grup
Rexhep Goga, solist, këngëtar në grup
Mustafa Dervni, solist, këngëtar në grup
Bajram Kërtyta, valltar i valles me gjym ose shtar
Hasan Preza, këngëtar në grup
Haxhi Çopani, këngëtar në grup
Ali Çopani, solist, këngëtar në grup
Muharrem Loci, solist, aktor, valltar
Muharrem Mustafa, këngëtar në grup
Osman Dedja, këngëtar në grup
Mustafa Rroshi, këngëtar në grup
Qamil Kulli, këngëtar në grup
Kamber Kovaçi, këngëtar në grup
Mustafa Hoxha, valltar i valles “Plakë e nuse”
Hami Hyka, valltar i dyshes krutane
Rexhep Dibrani, këngëtar në grup
Sejfulla Blushi, këngëtar në grup
Abdyl Hushi, këngëtar në grup
Nazmi Llubani, këngëtar në grup
Petrit Kasmi, këngëtar në grup
Saba Meçe, këngëtar në grup
Sulejman Lalzi, këngëtar në grup
Nexhmedin Kaloshi, këngëtar në grup, valltar
Asllan Subashi, këngëtar në grup, valltar
Qazim Kupi, këngëtar në grup, valltar
Enver Tufa, këngëtar në grup, aktor
Beg Mema, këngëtar në grup, aktor
Hasan Tufa, këngëtar në grup
Skënder Reka, fizarmoniçist
Myfit Goga, këngëtar, klarinetist
Thanas Papa, solist, këngëtar në grup
Sabri Qesja, këngëtar në grup
Xhemal Llubani, këngëtar në grup
Vesel Nova, këngëtar në grup
Sabri Keçi, instrumentist me xhez
Muhabet Darova, instrumentist, fizarmoniçist
Agim Darova, instrumentist, kitarist
Islam Doku, solist, këngëtar në grup
Saba Tema, solist, këngëtar në grup
Kujtim Tema, solist, këngëtar në grup
Agim Bega dhe Shqipe Bega, valltar të valles “Malenake”
Hajdar Sula, këngëtar në grup
Seid Guni, këngëtar në grup
Muharrem Sheta, violinist, fyelltar
Sali Baruni, këngëtar, violinist
Mehmet Sheta, këngëtar, violinist
Guri Dema, këngëtar në grup
Hasan Tahiri, këngëtar në grup
Luan Sallaku, piktor
________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca dhe burime: seleksionim i informacionit nga “Ballkan web” / Gazeta te tjera shqiptare online 2014-2021/ “Tirana Observer” – 2005

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here