Hajrie Rondo (1951-2017)
Aktore e shquar e teatrit dhe kinematografise shqiptare.
Lindi më 1 Mars 1951 në Delvinë. Eshte larguar nga Delvina qe ne moshen 18-vjeçe , e martuar në Himarë, por jetoj dhe banoj prej nje jete te tere në Fier. Fieri e ka rritur, e ka bere aktore, duke e afirmuar ate, në Fier ka bere karrierën, 40 vjet ajo i ka kaluar në kete qytet, kështu që Fieri ishte gjëja më e madhe shpirtërore për aktoren.
Ajo mbetet tashmë një aktore e madhe pjese perberese e asaj gjenerate te arte te skenes shqiptare e cila nuk ka nevoje per epitete. Nje aktore me nje diapazon te gjere interpretimi ne te gjitha gjinite e artit te skenes, ne film, teater, drame por edhe komedi e telekomedi Legjende, Ikone e teatrit “Bylis” te qytetit te Fierit, plot 40 vjet ne skenen e ketij teatri, me 120 role te interpretuara. Ka qene aktore ne kete teater qe ne moshen 20 vjece, (1971) godina e cila ka qene për ate nje pjesë shpirtërore e pa spjegueshme e karierës.
Nje jete e mbushur me aktivitete artistike ne kete qytet sidomos ne periudhen e sistemit ku kërkohej numër shfaqjesh, kërkohej orar tepër korektese në mëngjes, kërkoheshin shfaqje në fshat, punë paralele, xhirime në film, një sërë aktivitetesh jashtë programit të teatrit, duke punuar here si moderatore e kesaj trupe por edhe si aktore. Nje maratone e vertete aktiviteti. Megjithate skena nuk e ka lodhur por e ka bërë ate më të fortë.
Hajrie Rondo ka mbaruar Akademine e Arteve per aktore. Në përgjithësi gjatë studimeve ka luajtur role karakteresh. Roli i saj i pare “Mulliri i Kostë Barbit”, ishte roli i një vajze, ku tema e dramës ishte nga LANÇ. Rondo ishte në vit të dytë. Duket se ky rol i hapi rrugën e skenës. Me pas luan ne “Mosha e Bardhë” e Mihallaq Luarasit. Në këtë dramë luan nje rol kryesor, sërishmi rolin e një vajze.
Nga roli në rol ajo ndihej më e sigurt. Tek “Regjizori” i Gogolit që e vuri në skenë Birçe Hasko, mban një rol karakteri. Gruan e një mekaniku e cila kishte një rebelim te tille ky personazh mbasi i kishin hequr burrin nga puna.
Qysh në Akademine e arteve regjisorët i piketonin talentet. Keshtu në fillimet e saja ka luajtur një pjesë të Gogolit, rol karakteri, vënë në skenë nga profesori i saj i nderuari Birçe Hasko. Por edhe “Gjëmimi i atij dimri” i Teodor Laços kaq qenë një rol i spikatur qe Rondo e ka luajtur me mjaft profesionalizem.
Duhet permendur qe njëherë në një Festival ajo ka lujtur dy role si rolin e Rruzes, dhe gjithashtu edhe një plake labe tipike, e sertë por krenare dhe e dashur që nuk e jepte veten. Këto ishin rolet e fillimit që i hapën asaja rrugën e suksesit. Profesoret e saja qe do ndikojne tek ajo do te jene dy emra te vecante, nder te tjere, Drita Agolli dhe Birce Hasko.
Ne Teatrin Kombetar luan per here te pare ne vitin 1972 , ne moshen 21 vjece te drama “Heronjtë e Linasit”, të Sulejman Pitarkës.
Ne film i numerohen 40 e me shume role te interpretuara bashke me ato ne telekomedi dhe seriale televizive : “Vëllezër dhe shokë” – (1980) Mara; “Agimet e stinës së madhe”, – (1981) Xifja; “Nëntori i dytë” – (1982), Lima ; “Një emër midis njerëzve”-(1983); “Kush vdes në këmbë” – (1984), Lina; “Përrallë nga e kaluara” – (1987), Tana; “Një vit i gjatë” – (1987), Donika Saro; “Pesha e kohës” – (1988),Evanthia; “Gjithë fajet i ka paraja” – (1996) (TV); “Dashuri në krisma” – (1997) (TV), Zenepja; “Borxhliu” (1999) – (TV), Fija; “Tifozët” (2004) – (TV), Frosa; “Dhimbja e dashurisë” (2008) serial; “Ne dhe Lenini” (2009), Semihaja; “Ballkan Pazar” (2011)
Ne vitin 2003 ka qene drejtoreshe e Teatrit “Bylis”. Ne vitin 2011 ajo del ne pension. Pas shume peripecish dhe ne lufte te gjate per jeten (2014) fiton betejen me nje semundje te rende. Ne Maj te vitit 2015 Hajrie Rondo rikthehet ne skene me nje komedi te shkruar nga rregjizori Leka Bungo “ Seks vetem per festa” . Aktorja nderroj jete me 9 shtator 2017.
____________________
Publikuar per te paren here ne faqen “Kinematografia Shqiptare” mars 2015 dhe rishikuar ne vitet vijues.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw