Halil Kamberi, regjisor i filmit dokumentar!

0
1112

Halil Kamberi
Redaktor, regjisor i filmit dokumentar dhe skenarist!

Lindi ne Kashar te Tiranes me 6 Qershor 1946. Mbaroi studimet e larta ne Universitetin e Tiranes ne degen gjuhe-letersi. Fillimisht punoi si redaktor ne Kinostudios “Shqiperia e re” deri ne vitin 1978.

Gjate kesaj periudhe shkroi edhe 11 skenare per filma dokumentare ose artistike vete ose si bashkeautore. Nder keto ne tre skenare te filmave artistike ai eshte bashkeautore: “Yje te neteve te gjata” (1978); “Balonat” (1979) dhe “Shoku yne Tili” (1981); Nga viti 1979, kaloi si regjisor ne filmat dokumentare duke realizuar deri ne vitin 1986 rreth 20 filma, shumica e te cileve ishin filma te karakterit politik ose kronika per ngjarjet e kohes.

Nder filmat dokumentare te tij te mirefillte u dalluan: “Jeta e nje tribuni” (1981); “Arbereshet” (1982) nderuar me cmim; “Tetori i kengeve” (bashkeautore – 1983); “Dritat e nje kohe” (1984); Per regjine e filmit dokumentare “Frang Bardhi” u nderua me cmimin “Aleksander Moisiu” per vitin 1987.

Ne fillim te viteve `90-te kaloi si regjisor prane RadioTelevizionit Shqiptar duke realizuar shume filma televizive te gjinive te ndryshme ndermjet te cileve regjisor dhe bashkeautore skenari ne filmin “Dijetari” (1998) etj.

Filma te tjere: “Mire se erdhet midis nesh” – 1978; “1 maj 1981”; “Tufezimi, nisme e re revolucionare” – 1981; “Kongresi i 8-te i PPSH-se” – 1981; “Kongresi i 9-te i B. Profesionale” – 1982; “Mbledhja jubilare e 40 vjetorit te Frontit Demokratik” – 1982; “E sotmja eshte e bukur, e ardhmja me e ndritur” – 1982; “Gjeniu i proletariatit” – 1983; “Ne gjurmet e historise” (bashkeautore-1983); “Veshtrim mbi nje ekspozite” – 1985; “Ne vendlindjen e Enverit” – 1985; “Dhembje e thelle, betim i madh” – 1986; “Perjete me bace Enverin” – 1986; “Bashkeqytetari yne” – 1986 etj.



U publikua ne Facebook ne faqen “Kinematografia Shqiptare” qe ne qershor 2020.
Informacioni me i fundit i perket v. 2002

__________________

Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. Hoxha / f. 178-179.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here