Hasan Konçi | Aktorë të lëvizjes amatore!

0
1718

Hasan Konçi ne rubriken e faqes “Aktore te levizjes amatore”!

Ekrani i filmit shqiptar eshte i mbushur me shume aktore qe vinin nga levizja amatore, madje ka prej ketyre artisteve qe paten fatin te interpretonin, ndonese ne role episodike ne shume filma te prodhimit te Kinostudios.
Nje nder keto aktore eshte edhe Hasan Konci.

Aktor amator i aktivizuar ne disa role episodike.

Ne vitin 1963 aktivizohet ne filmin “Detyre e posacme”, me pas ne “Prita” (1968), “Kur zbardhi nje dite” (1971) ne rolin e nje pronari te kamioneve, “Toke e pergjakur” (1976); “Zemra qe nuk plaken” (1977) si dhe “Plumba perandorit” (1980).

Bie ne sy ne rolin e nje eksponenti te Ballit Kombetar ne filmin “Prita” dhe batutat e tij ne kete film jane te fiksuara akoma tek spektatori si :
“He trima” ndersa pershendet me grusht nga ata te ballit, dhe pak me tutje ndersa kerkon t`ja mbath betejes u drejtohet dy nga trimat e tije ne prapavije: “Po ju, duhet te jini ne balle te luftes”.

E kujtojme me nderim e respekt!


___________
Publikuar per here te pare ne “Kinematografia Shqiptare” me 21 shtator 2020 © te gjitha te drejtat e rezervuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here