Hatiqet Bendo (1948-2003)
Aktore e teatrit dhe kinematografise.
Lindi ne Kurjan te Fierit me 13 mars. Mbasi mbaron Insitutin e Larte te Arteve ne Tirane ne v. 1970, emerohet si aktore ne teatrin e Estrades se Fierit, ku edhe interpretoj rolet e para ne karriere.
Bie ne sy ne rolin e sherbyeses ne dramen “Hijet e nates” te V. Kokones duke realizuar nje karakter te qendisur me ojna e shenime plastike, me imitimin e te folures me theks tiranas, me pershtatjen e psiko-fizike ndaj ketij karakteri te krjiuar.
Nje pjese e natyrshme e krijimeve te aktores ne role te tilla te ngjashme, do te realizoheshin gjate karrieres se saj artistike, role grash e plakash nga shtresa te uleta e te perbuzura por qe kryejne ne shfaje rolin e kritikes dhe te qendrimit ironik (ndaj antagonisteve me mbartje negative), ashtu si edhe ne zhanret e shumellojshme te komedise e estrades, nga monologu deri tek skeci. Me 1973 transferohet ne Teatrin “Petro marko” te Vlores, duke u bere njera nga aktoret me ne ze te kesaj trupe, per rreth 30 vjet. Bendo ishte nje aktore shumeplaneshe, luante figura tragjike, dramatike dhe heroike gjithashtu perkrah komedise dhe atyre te groteskut.
Ajo ka misheruar nje galeri te tere personazhesh. Tipi qe misherohet nepermjet Zyrakes me ankesat, perkedhelesise dhe shpotise se saj, ne dramen satire “Fytyra e dyte” e D. Agollit do te pasohej e pasurohej me simotra te tjera ne disa drama e komedi te mevonshme shqiptare, nder to komedia “Na u rrit cupa” .
Nder rolet e tjera me te mira te saja renditen ajo e nenes tek drama “Midis dy dashurive”, si dhe Limaidha ne dramatizimin e noveles se I. Kadarese “Sezoni i kafe Rivieres” . pastaj mund te permendim me tutje edhe shfaqjet “Tre mendje ne ankand” ; gruaja tek “Azilojdi”; “Para semaforit” te F. Hysit. Rolin e Xhiljes tek “Marsa” te Pirandelos , do te shenonte fundin e nje karriere te saj te suksesshme ne Teatrin e Vlores, duke u ndare nga jeta pas nje semundje te rende ne v. 2003. Ka interpretuar edhe ne disa filma artistike nga ku mund te permendim “Tre vete kapercejne malin” (1988); “Shkelqim i perkoheshem” (1988);
Hatiqet Bendo ishte gjithashtu nje recituese e pasionuar e pozise shqipe.
Mban titullin “Qytetare nderi e Vlores”.
_______________________________
Referenca: “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 46.
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw