Haxhi Rama, regjisor dhe “Mjeshter i madh”!

0
1004

Haxhi Rama
Regjisor, dramaturg, libretist

Lindi ne Durres me 29 maj 1943. Mbaroi studimet e larta ne shkollen e larte per aktor “Aleksander Moisiu”, ne vitin 1965 dhe fill me pas u emerua aktor ne Teatrin “Aleksander Moisiu” te Durresit. 1974-1975 vazhdoi nje kurs nje vjecar pasuniversitar per regjisure dhe po kete vit vuri ne skene komedine “Kartela e verdhe” , e cila pati nje sukses te bujshem fale edhe interpretimit te shkelqyer te M. Kabashit ne rolin e Telit.

Vijimin e subjektit te kesaj komedie , me dy personazhet e saj, Telin dhe Fonin, e vazhdoi me te tjera peripeci me simotren “Lojtari me numer 10” vene ne skene ne vitin 1980 .
Nderkohe “Fluturimi i breshkes” (1985) duket se e konsolidon me tej stilin e tij si komediograf, ku spikat metimi per te krijuar situata te tipologjise se burleskes , me elemente te kendelljes dhe argetimit.

Me komedine e vitit 1981 “Mire se erdhe Elona” me nje prerje edhe lirike, poetike, romantike, e shkruar me shije, ai trajton dukurite e emancipimit te femres, rolit te saj ne shoqeri, kuptimit te dashurise, barazise gjinore. Perpos komedise Haxhi Rama ka shkruar shume materiale humoristike per estraden e Durresit duke kryer edhe rolin e libretistit te saj .

Per 20 vjet ishte regjisori i Estrades se Durresit nga v. 1986 – 2006, pas Gjergj Vlashit, e duke realizuar shume premiera e disa syresh me krijimtarine e tij dramaturgjike ne lemine e humorit sikurse qene: “Tre burra kerkojne nje grua” (1993); “Alo Estrada” (1996) me te cilen fitoi edhe Kupen e Takimit te Humorit Shqiptar ne Tirane dhe u vleresua si regjisori me i mire; “Panorame 88” (1988); “Votoni per Rremen” (2000); “Pasaporta e nje aktori” (2004); “DVD 06” (2006); “Pak dashuri, pak dashuri” (2008) etj.

F. Hasa. A. Xhunga dhe H. Rama

Nga komedite e tij te shkurtera dhe skecet e gjata u bene te njohur per publikun e gjere: “Babai i ndershem”; “Vajzat e fshatit tim”; ”Ore ti i Keshillit”; “Kodi i Davidit”; “Germat” etj.

Si regjisor pelqen nje humor te paster pa banalitete, me tekste shpesh edhe poetike, duke u kujdesur per situatat dhe shmangur skemave. Haxhi Rama ka shkruar edhe shume tekste kengesh , disa syresh tejet te njohura si “Lemza”; “Djaloshi dhe shiu”; “Ne jemi tre”. Ne vitin 2000 ka marre titullin “Mjeshter i madh”

Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 27 maj 2022
_______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 385-386 / Teatri “Aleksander Moisiu” – Durres / Fotot pa logo: Google / YouTube

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here