Hekuran Zhiti (1911-1989) | Përkujtimore!

0
612

Hekuran Zhiti (1911-1989)
Komediografi dhe aktori i estrades se Lushnjes
Lindi me 13 prill 1911.

Pasi mbaron shkollën fillore në Berat, shkon për studime në “Normalen” e famshme të Elbasanit, ku spikat për vjershat e tij satirike dhe interpretimet në skenë, i vlerësuar nga pedagogët e tij si Simon Shuteriqi, babai i shkrimtarit dhe studiuesit Dhimitër Shuteriqit, dhe Karl Ljarja, babai i aktorit Rikard Ljarja.
Mbaron “Normalen” në vitin 1932 dhe punon si mësues në Patos, ku është nderuar me titull, e më pas në fshatrat e minoritetit grek në jug.

Pas clirimit te vendit denohet me burgim dhe me pas dergohet ne fabriken e letres ne Lushnje. Talenti per te shkruar ne gjinine e humorit e afroi natyrshem me Estraden profesioniste te Lushnjes duke u afirmuar si shkrimtari humorist kryesor i kesaj trupe.

Se bashku me artisten e madhe Vace Zela

Boton mjaft materiale te shkurtra ne gjinine e humorit si skece, monologe, kuplete, grimca humoristike etj.

Nga veprimtaria me estraden e Lushnjes

Ndonese u verbua, me ndihmen e djalit Visar Zhiti , arriti t`u jape trajten perfundimtare 7 komedive te shkruara ne vitet 1944-1946 te cilat gjeten botimin vetem ne vitin 2006 pas vdekjes, ne permbledhjen 7 komedi (Te permbysurit, Grate e atij fshati, Rruga e Skraparit, Palla e nderit, Nusja ne thes, Shakaxhinj dhe batakcinj, Magjistari i rreme).
Pothuajse te gjitha komedite e Zhitit kane funde te trishta dhe dramatike , me perjashtim te “Nusja ne thes” dhe “Palla e nderit”. Loja , rengu , dredhia sherbejne si zemberek per krijimin e situatave komike.

Hekuran Zhiti nderroi jete me 15 mars 1989
_____________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Seleksionim i lajmeve on line ne krijimin e nje teksti me permbajtje artistike te karrieres se Hekuran Zhitit

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here