Herion Spiro – Mustafaraj | Beni ecën vetë!

0
1144

Herion Spiro – Mustafaraj
Aktori me i dashur ne filmat per femije te Kinostudios.

Ne kinemane shqiptare identifikohet si “Beni” per shkak te personazhit te krjuar ne filmin e vitit 1975 nga regjizorja Xh. Keko.

Lindi më 10 gusht 1968, Tiranë. Ka mbaruar Liceun Artistik “Jordan Misja” ne vitin 1986 dhe me pas ne vitin 1990 Insitutin e Larte te Arteve per aktor.
Ne Lice ka studjuar per Trompe.

Eshte zbulimi i artistes se madhe, te paharruares Xhanfize Keko, kur e perzgjedh te luaje ne filmin “Beni ecen vete” ne vitin 1975 , atehere kur Herioni ishte vetem 7 vjec duke e kthyer ate ne simbol te femijeve shqiptare. Eshte roli i Herionit qe ka mbetur ne histori te kinemase shqiptare dhe ne memorien e te gjithe artedasheve te atij brezi. “Beni” ka mbetur gjithnje i vogel ne brendesi te Herionit edhe pse ai vete eshte bere ne njefare menyre “gjyshi i tij”.

Personazhi i dashur i Benit, ne fakt nuk ngjason aspak me femijerine e aktorit tone, perkundrazi Herioni, sic eshte shprehur edhe ai vete ,nuk ka qene “cun mamaje” por nje femije me veti krejt tjeter me nje jete tjetersisht ndryshe. I duhet qe te mbaje ne filmin “Beni ecen vete” mbiemrin Spiro, tjeter nga ai i babait qe ishte duke vuajtur denimin me heqje lirie. Familja nga nena e Herionit qe ishte edhe nje violiniste e shquar , kishte qene perkrahese e Luftes Nacional Clirimtare, ndersa ajo e babait te tij, ishin feudale, pronare tokash, gjyshi i vrare nga gjermanet por qe vazhdonin ta quanin spiun. Ishin kohe te veshtira per Herionin i cili rritej me prinder te ndare qe ne moshe te mitur 1 vjec. Mbase eshte edhe ky fakti qe vete aktori preferon me shume filmat e luajtur pas “Benit”.

Dy vjet me vone, eshte perseri e ndjera tashme Xh. Keko qe e afron ne filmin “Tomka dhe shoket e tij” . Kesaj rradhe Herioni eshte me i cliruar me kameren, duke ndjekur vijen e aktrimit edhe pse kishte humbur disi ate spontanitetin, padijen dhe naivitetin prej femije, gje qe e theksonte edhe vete rregjizorja e shquar ne marredhenjet me femijet ne film , ajo “Teto Xhano” qe ishte nje nene e dyte per Herionin dhe femijet e tjere.

Eshte po ashtu Xh. Keko qe ben nje skenar dhe realizon filmin ne v.1981 “Kur xhirohej nje film” mbi jeten e Herion Mustafarait.

Me pas Herioni, konfirmohet si aktor ne gjinine e filmit per femije. Per tu theksuar jane edhe dy filma te tjere , “Pas gjurmeve” (1978) dhe “Shoku yne Tili” (1981);

Ne vitin 1988, ai i rikthehet ekranit pas 7 vjeteve mungese, e kesaj rradhe eshte bere nje djalosh simpatik, duke terhequr vemendjen e rregjizorit Besnik Bisha i cili e therret ne filmin “Sinjal dashurie” . Po ate vit luan perkrah kengetares Monjola Nallbani ne filmin televiziv “Rikonstruksioni”.

Mbas 90-tes emigron jashte vendit, me pare provon Italine, por ndalon per nje te ardhme me te mire ne New York, ne Amerike. Vitet e para te emigracionit jane teper te veshtira per ate derisa vendos te transferohet ne Los Angeles ku ketu aktivizohet me televizorin, filmin, teatrin.

Keshtu ne 2003 interpreton ne televizivin “War stories”. Ne vitin 2015 riviziton Shqiperine dhe ne skenen e Teatrit Metropol interpreton ne komedine e Dario Fo ”Rikonstruksioni i ciftit”. 

Ka marre pjese dhe aktivizohet ne disa emisione me tematika te ndryshme te televizioneve shqiptare. 

Filmat
Beni ecën vetë (1975), Beni
Tomka dhe shokët e tij (1977), Vaska
Pas gjurmëve (1978), Skënderi
Shoku ynë Tili (1981), Albani
Sinjal dashurie (1988)…..
Rikonstruksioni (1988) (TV)….
War Stories (TV ) (2003)…..Kakia
Bird Poop (MT Shkurter / 2011) —–Harry
Being American (2014) ……Security Guard
Cash Only (2015)…….Agroni
Trace (2015)……..Dr. Konski
Bird Poop (regjizor asistent )
_____________________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
U publikua me pare ne gusht 2016 dhe rishikuar ne vitet vijues.
Referenca: Seleksionim i lajmeve si dhe intervista e aktorit ne gazeten: “Panorama” (2015).

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here