Heroinat në piedestalin e historisë dhe “Komiteti i Maleve”, turpi më i madh që nuk mund të lahet as nga vetë koha!

0
1729

Ne diten nderkombetare te gruas, si ne vijim, eshte nje shkrim retrospektive dedikuar te gjithe atyre Cucave te malesise qe u vrane nga dora kriminele e forcave regresive dhe mentaliteteve te prapambetura ne vitet e para te clirimit te vendit.

Ne kujtim me nderim dhe respekt te thelle per Cucat e maleve, burrneshat e paharruara, heroinat:
Dile Pjeter Marku, Marta e Prenda Tarazhi, Shkurte Cara, Mrika Loke!

Drama “Cuca e maleve” e Loni Papes ashtu si edhe shfaqje te tjera te Teatrit Popullor ben pjese tashme ne kolanen e arte te dramaturgjise sone shqiptare. Eshte drama e parë shqiptare që mbështetet në retrospektivë.

Sepse eshte nje drame qe paraqet nje ngjarje reale, ose me sakte dy tre ngjarje reale te trishta, makabre pjese e erret e historise sone ne vitet e para pas clirimit.

Pothuajse gjithmone ndodh keshtu, kur ngjarjet reale kthehen ne film apo teater, jane te destinuara te mbeten ne arkivin e arte te artit skenik, per tematiken qe mbartin, perplasjen, debatin, kundershtite deri nga ato ngjarje qe mbarojne me tragjedi sic eshte ky rasti per te cilen do te mundohemi ta pershkruajme si me poshte, por te zhveshur teresisht nga ideologjite e kohes, qofte ajo komuniste apo kundershtaret e sistemit qe kishte filluar te instalohej menjehere pas viteve te para te clirimit te vendit.

PROLOG

Pra ky shkrim ka si qellim me teper nje dedikim, nje kujtese heroinave te malesise qe u ngriten ne piedestal nderkohe qe per vrasesit e tyre eshte kujesa e nje turpi!

Vrasesit duke u nisur nga akti makaber i tyre, kushdo te kene qene, mbeten te shkalles ordinere mesjetare, turp i pashlyeshem as nga vete rrjedha e kohes. 

 

Ilustrim. Foto shkeputur nga drama “Cuca e maleve” , Teatri Popullor 1972

Pavarësisht Kanunit, fesë dhe traditës patriarkale, në shumë raste gjatë historisë, femra i ka shqyer vargonjtë e robërisë dhe ka luftuar për të drejtat e veta, madje edhe duke luftuar së bashku me burrat për të mbrojtur vendin, lirinë, Atdheun.

Po ta shfletojmë historinë kombëtare prej kohës së ilirëve e deri në kohën tonë, mësojmë se roli i femrës në botën shqiptare ka qenë mjaft i rëndësishëm në të gjitha fushat e jetës. Mbretëresha e parë e ilire ishte, Teuta. Femrat shqiptare kanë luajtur një rol të rëndësishëm edhe në periudhën e Bizantit dhe në kohën e principatave Shqiptare.

Keshtu mund te shenojme pjesëmarrjen dhe rolin e saj në luftë kundër sundimit turk në kohën e Skënderbeut.
Gjatë shekujve të robërisë turke në viset shqiptare janë shquar edhe emra luftetaresh, disa nga të cilat tashmë i përkasin traditës gojore, sikur Nora e Kelmendit, Nora Kola, Mara e Tërbaqit, etj.
Janë të njohura për trimëri, vashat e Kurbinit në kohën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Po ashtu një trimëri kolektive kanë treguar edhe gratë e krahinës së Sulit, suljotet arvanitase, në krye me trimëreshën, Bubulina Laskaria.
Një femër me karakter burri, hakmarrëse dhe luftarake ka qenë edhe Shanisha Tepeleni, apo Hankoja nëna e Ali Pashës.

Në botën intelektuale shqiptare të kohës së Rilindjes Kombëtare njihet edhe princesha rumune me origjinë shqiptare, Elena Gjika (Dora D’ Istria). Në luftën për çlirimin e Shqipërisë njihej edhe Tringa Smajli,

Pastaj Hajrije Garria, motra e Halilit dhe e Mustës, e cila ndëshkon burrin dhe të birin për shkak të tradhtisë.
Marigo Posio,është e njohur si femra që brenda natës qëndisi shqiponjën në flamurin kombëtar, me të cilin Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.

Një rol të rëndësishëm zë kontributi i femrës shqiptare në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare. Edhe në periudhën e pas luftës në Shqipëri femra shqiptare ishte inkuadruar në të gjitha poret e zhvillimit të Shqipërisë dhe merrte pjesë aktive në të gjitha proceset e ndërtimit të vendit, në arsimimin dhe emancipimin e përgjithshëm kombëtar.

Pas luftës së Dytë Botërore në Shqipëri por edhe në Kosovë dhe në viset e tejra shqiptare, fillon emancipimi dhe arsimimi i femrës, pothuajse në të gjitha fushat e jetës së organizuar shoqërore, arsimore edukative por edhe sociale e politike.

Të drejtat e femrave u sanksionuan me kushtetutë dhe sistemi komunist ku ndermori një varg masash për ta çliruar atë nga vargonjtë shekullorë, ku e kishte katandisur patriarkalizmi, feja dhe reaksioni.

TEATRI “CUCA E MALEVE”


Tani le te kthehemi tek ngjarjet, vrasjet makabre te cucave te Mirdites , Dile Pjeter Markut, Marta dhe Prenda Tarazhit qe dramaturgu i shquar Loni Papa i perfshiu ne nje drame e cila ne vetvete pasqyron (edhe pse me ideologjine e kohes se sistemit komunist) , luftën për arsimimin dhe emancipimin e gruas dhe të shoqërisë shqiptare !

Ngjarjet zhvillohen në një nga fshatrat e Veriut të Shqipërisë, në vitin 1949. Cuca ishte një vajzë e re, e cila nuk u pagëzua nga prifti i fshatit, sepse i ati, Gjini, nuk pranoi të ngrejë gurin e pendesës pas akuzës për një vjedhje, veprim të cilin ai nuk pranonte se e kishte kryer. Duke qenë se foshnja mbeti pa emër, i gjithë fshati e quajti Cuca.

Në dramë, Cuca është mbrojtëse e së resë dhe e të drejtave të grave. Ajo dëshiron të ndihmojë gratë dhe vajzat e fshatit të shkollohen dhe të kuptojnë të drejtat e tyre, si arsimimi, punësimi, barazia gjinore dhe të mos qëndrojnë të ndrydhura nën peshën e zakoneve dhe mentaliteteve të trashëguara nga e kaluara. Cuca është vajza e vetme në fshat që ka prishur fejesën e saj që në djep (kryer sipas ligjeve kanunore).

Ajo ka ngritur në shtëpinë e saj kurse kundër analfabetizmit, për t’u mësuar grave dhe vajzave të shkrim e lexim. Duke u bërë ballë me dinjitet paragjykimeve, Cuca ka arritur të fitojë zemrat e shumicës së malësoreve. Aktiviteti dhe influenca e Cucës në fshat, shihen si sfidë nga Komiteti i Maleve. Me pretendimin se Cuca ka thyer zakonet dhe ka turpëruar fshatin, përkrahësit e Kanunit orvaten të manipulojnë mendimin e një pjese të fshatareve kundër Cucës, por pa ia dalë dot mbanë.

Në këto rrethana kur kuptojnë se vajza rebele “po bëhet më e zgjuar dhe po del mbi burrat”, Komiteti i Maleve urdhëron vrasjen e saj. Një natë të errët, ndërsa Cuca është e vetme në shtëpi me nënën e verbër, katër burra hyjnë me pabesi, e nxjerrin me forcë nga shtëpia dhe e vrasin.

HISTORIA

Dile Pjeter Marku, Dilica ishte sokoleshe e Kashnjetit apo si do e njihte mbarë Shqipëria me pas me emrin Cuca e Maleve, me veprën e saj të pavdekshme do të hynte natyrshëm në këngë, në dramë, në rapsodi, nga ku e mori tematiken edhe dramaturgu, tashme i ndjeri Loni Papa.

Mirdita, emër i bukur i një krahine me male të larta, të veshura me petkun e blertë të bjeshkëve. Në rrëzë të këtyre maleve e bjeshkëve, në shpatullat e kodrave, shtrihet fshati Fregen. Natyra i fali bukuri të rrallë Fregenit dhe tërë Mirditës, por mbi të gjitha njerëz të guximshëm, që kanë jetuar atje ku ishte vështirë të jetohej.

Këtu, në këtë shtëpi të Fregenit, në këtë familje të varfër që gjithë jetën ka vuajtur për bukën e gojës, u lind më 30 maj 1931, Cuca e Maleve, Dile Pjetër Marku.

Asnjë pushkë nuk u dëgjua atë ditë. Zakoni e donte që krisma të dëgjohej vetëm kur lindin djem, paçka se Dilica do të rritej burrneshë. Nuk i kishte mbushur ende të gjashtë muajt kur i vdiq i ati, Pjetri, dhe mbeti jetime.


E ëma, Gjela, ishte e verbër, ndërsa i vëllai, Prenga, ishte ende fëmijë për të mbajtur mbi shpinë hallet e rënda të familjes. Në këto rrethana të vështira, tërë fëmijëria e Dilicës do të kalonte në mjerim e errësirë të plotë.

Ashtu si gjithë vajzat e Kashnjetit e të tërë Mirditës, ajo u rrit pa shkollë e dituri. Edhe ato pak shkolla që kishte Mirdita në atë kohë, ishin në dorën e klerikëve. Dilica do të rritej nën presionin e ligjeve të egra të Kanunit dhe nën ndikimin e zakoneve të vjetra prapanike.

Që kur ishte në djep, 7 muajsh, pikërisht mbi bazën e atij Kanuni, ishte fejuar larg Fregenit.
Fëmijëria e Dilicës do të kalonte në Mirditën e ngarkuar me barën shekullore të urisë, me plagën e pashëruar të vëllavrasjes, me hijen e zezë të kishave dhe të sarajeve të kapedanëve gjakpirës. Ishin ato kohëra, kur malësorët bënin ditë të tëra rrugë për të blerë një grusht misër dhe fare pak kripë.

Ndërsa kulloste bagëtinë nëpër shpatet e maleve, Dila dëgjoi për herë të parë se forcat partizane ishin vënë në krye të Luftës për çlirimin kombëtar e shoqëror.

Takimet e shpeshta me luftetaret e lirise filluan të zgjojnë në ndërgjegjen e saj ndjenjën e një jete të re, krejt të ndryshme nga ajo që kishte kaluar. Ajo e shikonte se gratë dhe vajzat malësore po luftonin krah më krah me burrat dhe vëllezërit e tyre për të shporrur okupatorët dhe tradhtarët e vendit.
Kur mësuan lajmin mbi çlirimin Shqipërisë, edhe Dila, edhe nënë Gjela, nuk dinin si ta shprehnin gëzimin e tyre.


Në vitet e para të çlirimit, Dilen do ta gjejmë mes shoqeve, në ballë të luftës kundër zakoneve prapanike në Malësinë e Kashnjetit
Shumë shpejt ajo bëhet një propogandiste e flaktë e vijës së Partisë. Emri i saj fillon të dëgjohet anembanë Mirditës. Kontaktet e shpeshta me kuadro të njohur të Partisë si Bardhok Biba e Ndrec Ndue Gjoka, e lartësojnë dhe aftësojnë Dilen edhe më shumë si luftëtare të së ardhmes.


Megjithë presionet e forcave kundershtare, Dila do të shkonte aty ku e thërriste zëri i Partisë, në mbledhjet e rinisë, në kurset e luftës kundër analfabetizmit, në aksionet e ndryshme ku luftohej e punohej për ndërtimin e jetës së re.

Ishte verë e vitit 1948. Në fshatin Kalur bëhej një mbledhje për të dalë vullnetarë në ndërtimin e hekurudhës tiranë – Durrës. Dile Pjetër Marku ngrihet e para per tu rregjistruar si vullnetare.
Aty ku derdhej djersa për ndërtimin e hekurudhës, Dila u kalit edhe më shumë me vështirësitë e jetës. Armiqtë vazhdonin pa ndërprerje veprimtarinë e tyre për të përkulur e gjunjëzuar këtë vajzë të Malësisë. Fjalët e dala lart e poshtë nga reaksioni se ajo ishte një “vajzë e përdalë”, se “kishte koritë malet e shkelur rëndë ligjet e Kanunit”, megjithëse i rëndonin në shpirt, mundi t’i përballojë së bashku me ndihmën e shokëve që gjithmonë i qëndronin pranë, me guxim.
Mbahu o burrneshë, – i thoshte vazhdimisht Bardhok Biba. Ti je sokolesha e Partisë.

Dila e kishte gjetur tashmë rrugën e saj. Ajo ishte përgatitur shpirtërisht për t’u përballur me çdo sakrificë, deri në derdhjen e gjakut. Është koha kur reaksioni lëviz në përpëlitjet e tij të fundit duke kryer akte sabotimi, vrasje e krime të shëmtuara. Bandat e tërbuara të kriminelëve kërkonin të zhduknin me çdo kusht manushaqet e para në pranverën mirditore.

Ishin këto banda që më 7 gusht 1949 vranë Sekretarin Politik të Komitetit të Partisë të Rrethit Mirditë, Heroin e Popullit Bardhok Biba. Vrasja e komunistit hero tronditi thellë zemrat e mirditorëve, tronditi edhe zemrën e Dilës 18 vjeçare.
Kriminelët vranë Ndrec Ndue Gjokën, vranë Martën e Prenën, vranë Mrikën, të vranë ty o Bardhok. Kujtimi yt na jep forcë, na jep krahë.

Pikërisht në këto momente, Dile Pjetër Marku shkon vullnetare për të dytën herë në hekurudhë. Tashmë Dila e Kashnjetit, duke mos përfillur presionet e shantazhet, me guxim do ta thoshte hapur fjalën e saj, kudo dhe kurdoherë, për të drejtat e gruas në punë, shoqëri e familje.

Emri i Dilicës ishte kthyer në një emër të urryer për reaksionin. I ashtuquajturi Komiteti i Maleve vendosi të hakmerrej me çdo kusht. Nata e 14 nëntorit 1950 ishte me shi. Kriminelët, së bashku me priftin e fshatit Don Zef Oroshin, kishin hartuar planin e vrasjes së Cucës së Maleve.


Skena ishte ngjethëse.
Pse ke vajtur në hekurudhë? Ti po na prish gratë! Ç’të duhet ty Partia?

Kriminelët e lidhën vajzën sokoleshë. Nëna e verbër plakë, e mbetur vetëm, dëgjon nëpër natë krisma pushke. Këtu, në këtë vend, buzë përroit të Fregenit, u vra nga kriminelët për të mbetur e pavdekshme Dila Pjetër Marku, që do të hynte në histori me emrin Cuca e Maleve. Sokolesha 19 vjeçare e Kashnjetit, veprimtarja e zjarrtë e rinisë, luftëtarja e palodhur për dritën e përparimit, ngrihet sot në piedestalin e trimërisë.

Presidiumi i Kuvendit Popullor i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë e ka dekoruar Dila Pjetër Markun me titullin e lartë “Heroinë e Popullit“.


Cuca e Maleve, shqiponja e maleve, ka mbetur me veprën e saj të pavdekshme simbol heroizmi dhe frymëzimi për të gjithë brezat.


Marta dhe Prenda Tarazhi

Eshte e diele e 25 prillit 1948.
Pikerisht ne Tarazh te Mirdites ndodh nje nga krimet me te renda e me te shemtuara daj femres pikesepari ne Shqiperi. Gjate sistemeve qeverisese te vendit tone, sado qe kjo histori te shfrytezohet, te perdoret, te interpretohet per qellime te caktuara qofshin ato komuniste te kohes kur ndodhi, por edhe sot te glorifikohen akte te tilla si antikomuniste, prap perfundimi i kesaj historie te trishte mbetet i pa ndryshuar : “Vrasje barbare ndaj gruas. Akt terrorist, ordiner i shkalles me te ulet” ! 

Njëra 23 dhe tjetra vetëm 20 vjeçe. Te dyja bashke benin jeten e nje mesogruaje , 43 vjecare. Të lidhura me litar, keto dy vajza të reja, Marta 23 vjeçe dhe Prenda Tarazhi 20 vjeçe, u ekzekutuan pas torturave duke ngjallur habi, e me pas u bene heroina për sistemin komunist, po ashtu, shembull për atë sistem se njerëzit e Komitetit të Maleve ishin kriminelë.

Ne mesin e dhjetëra shkrimevet, librave te kohes te shkruar për vrasjen e dy vajzave nga Mirdita, gjindet nje deshmi e plote e studiueses Luçie Doçi . Eshte pikerisht kjo zonje qe me deshmite e mbledhura, natyrisht nën ndikimin e ideologjisë, por edhe të versionit zyrtar të asaj kohe, na sjell nje pamje te ngjarjes.
Tani sot nese e zhveshim ngjarjen dhe i heqim asaj ndikimin e ideologjise se kohes perseri do te mbetej dëshmi e nj vrasje makaber, akt kriminal.

Sipas te dhenave qe jane gjetur, studiuesja Doçi ka arritur të bisedojë vetë me një dëshmitare okulare, nënën Marën, siç e quan ajo, duke përcjellur në libër fjalët e saj.

Skena është aq e rëndë, sa dëshmia duket gati-gati e pabesueshme.

“Njëra ishte pa sy, pa një pjesë të kafkës. Tjetra ishte pa buzë, pa mollëza të faqeve, pa… ishin një tmerr. I dalluan nga rrobat. Bjeruni më fort. Thikat nguleshin egërsisht në trupin e tyre. Vendimi ishte që të vdisnin me tortura. Në fytyrë, dëgjoi një britmë të egër. Copëtojani fytyrën”.

Për një krim të tillë, vrasësit duhet të kishin arsye shumë të fortë. Por cila ishte kjo arsye?

Monumentin e tyre vendosur në Rrëshen, kushtuar Marta dhe Prenda Tarazhit, Shkurte Carës e Mrika Lokës, u hoq në vitin 1993.
Nje tjeter akt vandal!

Perse ?

Mos valle ai monument qe lartesonte gruan shqiptare dhe perpjekjet e saja pas clirimit ishte deshmi dhe ne te njejten kohe kujtese e turpit te atyre familjeve nga vinin vrasesit!

Kush ishin vrasesit ?
Komiteti i Maleve ? Apo thjesht ishte nje deformim i sistemit komunist qe e kapi ne favor te vet? Do ta shohim ne rreshtat si me poshte!!

Sidoqe te jete e verteta, vrasja e ketyre vajzave mbetet nje veprim i ulet, ordiner i denueshem penalisht ne cdo vend te botes se qyteteruar. 

Perse vriteshin vajzat e Mirdites ?

Per kete rast studiuesja Luçie Doçi jep versionin zyrtar të vrasjes së Marta dhe Prenda Tarazhit:

“Nënë Mara dëgjoi një zë të egër “
Marta Tarazhi e Prenda Tarazhi! Për shkelje të zakoneve të vendit, për ndjekjen e rrugëve të komunistëve, ju dënojmë me vdekje me tortura”.

Por mënyrën e vrasjes dhe, sidomos arsyet e saj, i jep më qartë Kryeministri i asaj kohe Enver Hoxha. “Nga gjiri i këtij populli, të edukuar me mësimet e Partisë, dolën katër vajzat trimëresha të Mirditës, katër heroinat: Mrikë Lokja, Shkurte Cara, Marta Tarazhi dhe Prenda Tarazhi, që u ngritën në luftë kundër reaksionit, hodhën poshtë zakonet e vjetra, shkuan vullnetare për ndërtimin e hekurudhës, u kthyen përsëri pranë familjeve, kësaj radhe më të forta e më të kalitura, prandaj, si burrnesha, me mësimet e Partisë në zemër, filluan të punojnë për zbatimin e vijës së drejtë të saj.
Pikërisht për këtë arsye reaksionarët i kapën, i torturuan dhe na i vranë me 25 prill 1948… Por ato u bënë pishtarë dhe lëshuan dritë mbi gjithë Shqipërinë…”

Dile Guri ishte një bashkëkohëse, por edhe shoqe me Marta dhe Prenda Tarazhin. Madje, mund të ishte vrarë edhe ajo si ato. Dilja jep edhe arsyet e vrasjes.
“Unë i kam pasur shoqe Marta dhe Prena Tarazhin, por edhe Mrikë Lokjen dhe Shkurte Carën. Edhe mua Komiteti i Maleve më kishte dënuar me vdekje, por të afërmit e mi e morën vesh dhe morën masa që unë të mos bija në duart e tyre. Ato u ngritën mbi zakonet që poshtëronin gruan dhe e linin në padije. Ato luftuan për zhdukjen e analfabetizmit, hapjen e shkollave, arsimimin e masave.

Kjo punë e verbonte Komitetin e Maleve. Prandaj i vranë, duke i akuzuar se kanë shkelur kanunin. Por kanunin e shkelën vetë kriminelët, duke vrarë gratë e pambrojtura”.

Ndërsa Gjergj Ndoja shkon edhe më tej kur citon edhe vrasësin. “Vrasja e heroinave ka qenë vrasje politike. Edhe heqja e monumentit të tyre ishte politike, është vazhdim i asaj lufte të errësirës dhe dritës…

DESHMI “BURRERIE”…..

Ndue P. Gjonmarku vjen nga Kanadaja dhe thotë me mburrje “I kam vrarë unë”, duke e konsideruar vrasjen e tyre si një akt burrëror!!! 

O Zot!

Por këtu nuk ka vend për burrëri, sepse kanuni e ndalon vrasjen e femrës. Edhe sikur të kishin bërë ndonjë turp, nuk ishte e drejta e tij t’i vriste, por e njerëzve të vet.

DRAMATURGU LONI PAPA

Ne vitin 1960, në gazetën “Zëri i Rinisë”, një gazetar i ri me emrin Loni Papa botoi një shkrim lidhur me dy vajzat Marta dhe Prenda Tarazhi. 6 vjet më vonë, Loni Papa shkrimin e ktheu në dramë dhe më 8 mars të vitit 1967 ajo u dha premierë në teatrin “Teatrin Popullor” nga regjisori Pirro Mani me titullin “Cuca e maleve”, e cila më vonë u vu edhe në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë (1974).

Ishte si një betejë mes sistemit komunist që përçonte të renë dhe zakoneve të vjetra që përfaqësoheshin nga personazhe, që më së shumti ishin armiq të pushtetit të asaj kohe. Natyrisht që ky është viti kur u vendos ndalimi i fesë dhe përzierja e historisë së dy vajzave që u vranë me fenë ishte një gjetje, por me ideologjizimin që iu bë historisë ishte për kohën më se normale.

Mjafton të lexojmë motivacionin e dhënies së titullit heroina të popullit më 23 tetor 1967, për të kuptuar më shumë se në çfarë niveli u ideologjizua kjo ngjarje. “Është ndër gratë dhe vajzat e para që me fjalën e Partisë në zemër çau me guxim rrugën e të resë e të përparimit, rrugën e çlirimit të gruas nga zakonet e egra të kanunit dhe të fesë.

Ajo luftoi me vetëmohim kundër reaksionarëve dhe elementëve konservatorë, punoi në mënyrë shembullore në aksionet e ndërtimit të vendit, për ngritjen arsimore e kulturore, përvetësoi me etje e zgjuarsi mësimet e Partisë dhe u bë agjitatore, luftëtare e flaktë për emancipimin e gruas shqiptare. E kapur tradhtisht nga bandat e armatosura të reaksionit, ajo u masakrua egërsisht, por qëndroi e papërkulur e ballëlart.” I bënë heroina, i kthyen në model të femrës që mbronte të renë çka, sipas tyre, vetëm komunizmi mund ta sillte.

Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 5 mars 2022
___________
Referenca: “Ngjarje dhe data” emision i TVSH me rastin e 35 vjetorit te vrasjes se Dile Pjeter Markut / Roland Qafoku “100 vrasjet me te bujshme te shtetit shqiptar” (1912-2017);
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here