Hugo Gati
“Ujku”, “Kryqezimi”, “Dorezimi”, “Fitore”, keto jane disa nga emerimet qe e perkufizojne ate! Do ta quajne “El loco”, i cmendur!
Tamam i cmendur mund te quhet nje portier i tille qe per te ndalur sulmuesit kundershtare vendos t`i beje balle duke u ulur ne gjunje i bindur se topi do te perplaset tek trupi i tij. Megjithate me pas shume te tjere duan te kopjojne stilin e tij por eshte e pamundur.
Ugo Gatti gjithsesi beri nje “gabim” te madh sepse kerkoi te sfidoi pikerisht njeriun e gabuar…..
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve sjell per te gjithe lexuesit e faqes ne rubriken “Histori Kampionesh” profilin e nje portieri te “cmendur”, argjentinasin Hugo Orlando Gatti.
1
Lindi ne Carlos Tejedor me 19 gusht 1944. Portieri luajti ne “Primera Division”, kampionatin kombetar te Argjentines nga 1962 deri ne sezonin e v. 1988, duke u aktivizuar me disa klube si “Atlanta” (1962-1964); “River Plate” (1964-1968); “Gimnasia La Plata” (1969-1974); “Union Santa Fe” (1974-1975) dhe “Boca Juniors” (1976-1988), duke arritur te seleksionoje plot 757 ndeshje dhe biles nje gol te shenuar.
Njekohesisht ishte edhe portieri i perfaqesueses argjentinase nga viti 1966 deri ne vitin 1977 me 18 prezenca.
Me “Boca Juniors” arriti te fitoje tre here titullin Kampion Kombetar, dy Kupa Libertadores dhe nje Kupe Interkontinentale. Luajti deri ne moshen 44 vjecare.
Gatti, i mbiquajtur “El Loco” (I çmenduri) u njoh për karizmën e tij, stilin inovativ të lojës për pozicionin dhe ekscentricitetin e tij. Ai evoloi në një portier që mbështetej në lojën e pozicionit dhe jo në reflekset e tij. Shpesh largohej nga zona e penalltisë ne funksionin si një lojtar shtesë duke u bashkuar repartit te mbrojtjes – dhe madje shumë herë duke u hedhur edhe në sulm. Ndryshe nga shumica e portierëve të epokës së tij, ai përdori gjerësisht këmbët, kokën dhe gjoksin për të kontrolluar ose goditur topin. Ishte një nga pionierët e manovres, teknika e portierit në vrap për të sfiduar një lojtar kundërshtar që po afrohej. Gatti spikaste gjithashtu në përballjen me goditjet e penalltisë, duke shpëtuar 26 prej tyre gjatë karrierës së tij, e duke barazuar për më së shumti rekordin e vendosur ndonjëherë në Primera División me portierin bashkëkohor , kolegun Ubaldo Fillol.
Me poshte do te flasim me gjere per portierin “rebel” qe besonte dhe kishte te vetmin idhull, Jezu Krishtin, aq sa jo pak here vendosej ne porte me krahet e hapura duke marre formen e njeriut te kryqezuar.
2.
Ai fitonte shpesh here duke u “dorezuar”.
Pozicioni i tij ishte aty ne porte, qe do te thote njeriu i fundit ne llogore.
Normalisht portieri eshte i fundit te fitoje nje ndeshje dhe i pari ta humb ate. I fundit ne lojen e futbollit qe nuk ka tolerim te gaboje, pra nje pozicion delikat i cili e di fort mire se nuk mund te korrigjoje gabimet. Vija e portes eshte pak a shume si nje Gjykate e larte, Kasacion pa apelim. Per kete arsye portieri eshte njeriu i vetem i ngarkuar me pergjegjesi te madhe pesha e se ciles e shtyp gjate tere kohes se 90 minutave te lojes.
Por jo portierin Ugo Gatti qe e zoteron krejt ndryshe kete profesion. Per Gatin mbrojtja e portes eshte njelloj sikur je i ulur ne nje divan komod dhe po bashkebisedon qetesisht me nje mik, duke buzeqeshur, me koken “zbuluar” nga pergjegjesia dhe cdo presion e madje edhe duke pire dicka. E pse jo ?
Ugo Gatti eshte prodhim i njemije kulturash, traditash dhe historish qe kane formuar Argjentinen. Emri italian, por syte dhe mimika e fytyres jane me teper indio…..nje perzierje tamam si kjo e Gatit qe per zonen e rreptesise te nje portieri ai kupton tere fushen e lojes.
Nuk terhiqet kurre prapa nese eshte e nevojshme te triblosh, dhe imagjinojeni riveniet ne loje, gjuajtjet e penalltive…..pra nje portier tere kohen ne levizje dhe aktiv, aq sa aktivizohej ne dy skuadra te kampionatit argjetinas, here me River Plate dhe here me Boca Juniors, dy klube sa te njejte aq edhe te ndryshem e rivale. “River Plate” i klases se nje shoqerie te larte dhe “Boca Juniores” i asaj te Portit.
River Plate e ka afruar Gatin ne skuader ne vitet `60-te me ate stilin e flokeve alla “Beatles”. Qe ne fillim te karrieres pozicionin e portierit ne anen e kundert te fushes do t`i ngjasoje i trishte, i merzitshem, pa levizje, krejtesisht e kunderta nga ajo qe aplikonte vete ai.
Ne vitin 1966 do te mbuloje rolin e portierit te trete te perfaqesueses argjentinase ne boterorin londinez edhe pse Hugo e di mire qe nuk do e shikoje kurre postin e titullarit dhe fushen e lojes. Muzika e grupit “Beatles”, stili i veshjes dhe modeli i flokeve ishin te kohes, po ashtu edhe per Gattin qe jane e vetmja qe i ngelen nga ai boteror.
Eshte e thjeshte te anashkalohen sjellje te tilla prej arroganti dhe snobi, por per Gattin mund te behet edhe ndonje perjashtim sepse nuk ka portier te zote ne nivelin e tij. Aq me teper kur portieri ekzalton shoket e skuadres se tij dhe tifozet ne shkallet e stadiumit, edhe ndonje sjellje jashte cakut, mund te falet dhe tek e fundit Hugo Gatti nuk ka shfaqur asnjehere mungese respekti per asnje kundershtare. Jo kurre ndonjehere!
Fanelat dhe uniforma qe mban jane te nje ektravagance, per te cilat portieret e tjere te trishte dhe te merzitur ne anen tjeter te fushes nuk u lejohen. Nje bandane e lidhur rreth ballit i mban floket e tij te gjate……gjithsesi jane disa nga detajet qe shfaq Hugo Gatti sidomos kur ne vendet e gjuhes spanjolle ndeshjet “derby” quhen “el classico”. Keshtu ne Buenos Aires te Argjentines ndeshje te tilla jane, teper te ndezuara, me ndjenja dhe emocione te forta, radikale dhe te zjarrta ne rivalitet.
Luhet ne stadiumin e “Bokas” qe te gjithe atje e quajne “La Bombonera” sepse diten e inagurimit te ketij stadiumi, njeri nga projektuesit, pati thene duke buzeqeshur se fundi i fushes se lojes ngjasonte me nje kuti bombonash, cokollata te porcionit te vogel qe ishin dhuruar ketij projektuesi.
Megjithate diten kur zhvilloheshin ndeshjet “el classico” askush nuk sillte me vete ne mesin e spektatoreve rivale, bombona apo embelsira….! Jane krejt tjeter sendet qe fluturojne ne fushe nga shkallet e stadiumit, pikerisht ne zonen e portes qe mbrohej nga Hugo Gatti, “ ne zemren e tifozerise” se Bokas!
Ajo pjese e fushes mbushej teresisht me sende te hedhura, shishe plastike, cakmake, kepuce ….por Gatti rrinte i qete , nuk friksohej nga kjo sjellje provokuese e tifozeve kundershtare qe me vone do te beheshin ato te skuadres se tij.
Ne nje moment te caktuar nga shkallet e stadiumit fluturon nje fshese, e cila bie tamam para kembeve te tij.
Hugo Gatti nuk mendohet gjate, e rremben fshesen dhe nis e pastron sendet e hedhura tek zona perreth portes se tij. Eshte ky nje xhest i nje njeriu te “dorezuar” qe ne vend te situates se frikesuar perdor sensin e humorit “duke ngritur duart lart” e duke iu pergjigjur te gjithe atyreve qe e kishin marre ne shenje!!!
Ne jeten reale nje veprim i tille “dorezimi” mund te jete shume me teper nje xhest i nje inteligjence dhe jo veprim i panevojshem!
Nje portier si Hugo Gatti qe mban marken e prodhimit te ketyre xhesteve e di fort mire!
Eshte 20 marsi i vitit 1976. Skuadra perfaqesuese e argjentines zhvillon nje turne miqesor ne Poloni dhe B.S.

Argjentina luan ne Kiev kunder sovjetikeve. E vetmja gje qe e shqeteson Gattin kesaj radhe eshte i ftohti, krejt tjeter me sendet e hedhura ne “Bombonera”, fusha ketu eshte e mbuluar me bore dhe akull. Dhe Hugo Gatti per here te pare ne vend te bandanes se pandare rreth ballit, perdor nje kaskete prej leshi per te penguar floket dhe per tu mbrojtur nga ky i ftohte i tmerrshem.
Oh, cfare paraqitje qe ben Gatti ne kete ndeshje e cila fitohet nga Argjentina 1-0! Gazeta “El Grafico” shkruan ne faqen e pare: “Gatti, njeriu i Kievit”!!!
Do t`i duhej ne kete ndeshje qe ai te perdorte shpesh here grushtimet, ku edhe publikut filloi t`i pelqeje veti e cila u shfaq me vone gjate ndeshjes fare hapur nga brohoritjet dhe duartrokitjet e vendasve.
Por ajo qe nuk eshte treguar hapur si detaj ne kete ndeshje eshte se si ka mundur Gatti te rezistoje atij ftohti te acarte? Shume kohe me pas, nje dite vete Gatti do te kujtoje se si:
“Pas portes kisha vene nje faqore, por qe natyrisht nuk mbante uje. E kisha mbushur me vodka. Hera heres, shkoja aty ku kisha vendosur ate dhe e ktheja nga pak”
Ja pse ky portier mbante nofullen “El Loco” dhe jo vetem per kete.
Njehere tjeter ne nje ndeshje teper te merzitshme ku asnje fare topi nuk po afrohej tek porta e tij, kacavirret dhe ulet ne traverse!!!
“Po merzitesha jashte mase. Asgje nuk po ndodhte dhe keshtu vendosa te ulem mbi traverse” – do te thote ai.
Kur bente stervitje, injoronte shpesh seancat dedikuar portiereve. “Shume me argetuese te mesosh ato te nje qendersulmuesi”!!!
Gazetareve shpesh here i takonte ta ndiqnin Gatin ne vrap me bllokun e shenimeve ne duar per interviste!
Raste te tjera deshmojne se jo pak here Gatti ka shkaktuar panik ne shoket e skuadres se tij gjate ndeshjeve ndersa mbeshtetej tek njera nga shtyllat pingule me syte mbyllur dhe koken lart drejtuar nga dielli!!!
“Jam portieri me i mire i botes dhe e dini pse? Sepse argetohem dhe askush nuk me ka mesuar asgje nga ky profesion. Nese je numri nje, nuk mundet askush te te mesoje” – do te shprehej ai!
Lista e “bemave” te tij eshte akoma e gjate.
Ne vitin 1988 me fanellat e Bokas tashme qe e vesh ne me shume se 12 vjet, 44 vjecari Hugo Gatti del nga zona e portes per te tribluar qendersulmuesin e Deportivos, por……episodi kthehet ne tragjedi. Nuk ja arrin manovres dhe inisiatives se tij personale dhe Boka humbet ne fushen e saj 0-1, ndersa Gatti do t`i kaloje te gjitha ndeshjet e mbetura te atij sezoni qe do te jete i fundit ne stolin e rezervave.
Nje kontrate i ofrohet nga skuadra “Deportivo Kali” e Kolombise”. Nderkohe po zhvillohet nje ndeshje per te nderuar nje veteran te skuadres lokale qe po var kepucet ne gozhde. Hugo Gatti ne diten e prezantimit paraqitet duke valvitur fanelen e rivaleve te Deportivos, ate te Amerika Kali!!!
Hapu qiell!!!
Te gjithe e marrin ne shenje dhe kontrata as qe merret me ne konsiderate!
Shakane me fanelat e rivaleve ne fakt Gati e kishte bere me pare ne vitin 1973 kur ai luante me “Gimnasia La Plata”. Perseri edhe njehere ndodhej ne porten ne krahun e tifoserise se Bokas ne “Bobonera”. Edhe kete radhe si gjithmone, fershellima, sende te ndryshme fluturojne ne fushen e blerte tek zona e portes se Gatit.
Nuk ka me asnje fshese per ta shpetuar ate nga kjo situate. Nderkohe Gati nen fanellen e “Gimnasia” ka veshur fanellen e “Boca Juniors” per te cilen ne te vertete ai nuk ka ndalur asnjehere si tifoz i saj.
Tifozeria edhe kesaj radhe “zbutet” dhe bie “nen kembet e tij”.
Vetem nje gabim gjithsesi nuk do t`i falej asnjehere portierit “rebel”.
Eshte viti 1980 dhe Hugo Gati ne shenje ka marre njeriun me te gabuar ne bote.
3. Gatti – Maradona
Do te zhvillohej ndeshja ne mesin e Argentina Juniors dhe Boca Juniors. Gati mbronte porten e Bokas.
“Te gjithe flisnin per nje fenomen me nje gjatesi trupore 1m e gjysem dhe bullafiq i renduar me floket e fryra nga kacurrelat. Tifozet e adhuronin sepse qe 18 vjec kishte shenuar nje numer rrekord golash. Nje gazetari i pata thene: Mund te jete i zoti por eshte bullafiq, do te deshtoje. Me pas para ndeshjes e takoi dhe i them: Hej, shiko se ti gol nuk me ben dot mua edhe nese rikthehet ne toke Jezu Krishti ” – keto jane fjalet qe ka thene Gati per fenomenin e kesaj loje, ate qe do te behej “Zoti” i futbollit, pikerisht per Diego Armando Maradona!
Ate dite Jezusi nuk zbriti ne toke, por Maradona ia arriti ta pergenjeshtroje portierin arrogant! Tamam Maradona ishte njeriu i gabuar qe kishte marre ne shenje Gati dhe qe kishte pak a shume te njejten natyre dhe nuk duronte askend ta merrnin neperkembe!
Maradona i zemeruar natyrisht, arrin ashtu si edhe ne vijim te gjithe karrieres se tij ta ktheje tere ate zemerim ne nje inteligjence, intuite dhe teknike ne sherbim te skuadres se tij. Dhe kjo ishte nje merite, ishte nje cilesi e nje lojtari me permasa gjigande, ashtu sic do te rezultoje ne vitet pasardhes. Pikerisht Maradona do te njihej gjate gjithe kohes se tij si “el diez” (dhjeta) dhe pas vdekjes se tij ajo fjale do te transformohej ne “El Dioz” (Zoti)!
Le te kthehemi tek sfida dyfishe e lartpermendur:
Loja ka filluar dhe Boka ka kaluar ne avantazh me penallti. Penallti edhe per Argentina Juniors. Ja tek eshte Maradona qe e transformon ne gol. 1-1! Perseri Diego qe realizon te dytin pas nje goditje denimi mjeshterore dhe te pabesueshme, vetem dy-tre hapa larg flamurit te kendit ne te djathte te sulmit te Argentina Juniors. Eshte pjesa e dyte! Golin e trete ia shenon kur Gati tenton te dal nga porta por mbetet i ngrire ne vend….dhe nuk ka mbaruar akoma! Golin e katert te firmes Maradona, Gati e peson perseri pas nje goditje te lire, nje gjuajtje te forte ku topi perplaset fuqishem ne trekendeshin e majte!
Ne fund rezultati tregon Argentina Juniors – Boca Juniors 5-3!
“Po! Me beri 4 gola! Qofsh i mallkuar Diego A. Maradona” – kjo do te ishte ajo qe do thote Gati.
Hugo Gatti keshtu u dorezua Maradones por me vone te dy do te behen shoke dhe miq te vertete tek skuadra “Boca Juniors” .
Nje dite Gati do thote: “Diego dhe une, dy me te medhenjt jo kampione te botes se Argjentines ne vitin 1978”.
Maradona nuk bente pjese ne perfaqesuese sepse ishte akoma i ri, ndersa Gatti nuk donte te ishte ne perfaqesuesen sepse nuk donte te instrumentalizohej nga junta ushtarake (sic edhe e kishte cituar vete ai). Por arsyeja e vertete ne fakt do te rezultoje tjeter. Gati refuzonte te bente rezerven duke pare qe e kishte bere ate ne vitin 1966.
4 – Filiol dhe Gati
Ne porte trajneri Menoti ka zgjedhur Ubaldo Filiol, nje person xhentil, korrekt dhe i edukuar. Filiol eshte tradita ndersa Gati eshte cmenduria! Filiol ndeshjet i luan ndersa Gati i jeton! Tek e fundit shume gola qe Gati i ka pesuar, Filiol perkundrazi do t`i kishte evituar me zgjuarsi. Por jane shume teper ato qe ne fakt Hugo Gati i ka shpetuar dhe per Filiol do te kishin qene ne te vertete te pa evitueshem per ne rrjete. Sepse Filiol nuk hidhet, nuk rrezikon. A mund t`i besohet njeriut qe ne jete nuk “hidhet” asnjehere?
Filiol eshte i fejuari ideal qe cdo nene do ta deshironte per vajzen e tij me ndryshimin qe ne fund vajza preferonin Gatin.
Ishte ne te vertete keshtu! Hugo Gatti nuk kishte idhuj ne lojen e futbollit pervec vetvetes e megjithate dikujt dukej se inspirohej. Ky inspirim merrte formen e nje xhesti krejt te dukshem te nje “dorezimi” / “veteflijimi” !
“Une admiroj vetem Jezu Krishtin e kryqezuar. E konsideroi babain tim te padukshem dhe cdo gje tjeter te nevoshme qe me duhet ne bote” – shprehet ai.
“Me kujtohet qe keshtu kam vepruar gjithnje qe kur kam filluar te luaje ne porte. Vrapoje drejt perpara tek kundershtari, ndaloja, perkulesha pak ne gjunje dhe hapja duart sikur isha i kryqezuar. Ky pozicion shume here i shperqendronte kundershtaret, sikur i frikesonte duke rene ne kurthin tim” , do te vazhdoje ai.
Nga perplasje te tilla te rrezikshme Gatti ka marre shume goditje ne fytyre ne trup dhe as qe i behej vone, perkundrazi e kane permiresuar se si te behej nje portier i madh.
“Si Krishti ne kryq” do te shprehej vete Hugo Gati per te pershkruar nje pritje, nje shpetim qe permbante ne vetvete nje mrekulli ne ate kohen e Argjentines qe ishte e mbushur me besimtare te fese!
“La posicion de dioz” !
Kunder Maradones megjithate nuk kishte mjaftuar pozicioni i “kryqezimit te zotit”. Levizjet dhe goditjet e Maradones ishin aq te shpejta sa nuk i kishin dhene mundesine Gatit te merrte ate pozicion!
Ishte duel ne mes dy kampioneve, dy me te medhenjve qe adhuroheshin nga turma e tifozeve. Nuk kishte asgje te mistershme, asgje engjellore ne ate duel vetem se aty dukej hera heres teknika dhe arroganca, inteligjenca dhe guximi. Ishte si vargje poezie qe pershruanin keto dy kampione te padiskutueshem ne tapetin e blerte edhe pse me gabimet e tyre gjate karrieres. Te ngjashem ne natyre dhe jo per rastesi te dy do te beheshin miq me vone kur mbronin ngjyrat e Bokas.
Kjo ishte historia e Hugo Orlando Gatit, portierit guximtar, rebel dhe arrogant argjentinas!





Nga: Pjerin Bj.
© Material i rezervuar | Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 1 nentor 2022
______________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve
Photos are courtesy of Google. If you have any issues on photos please contact us first!