Histori kampionësh | Rudolfo Volk qëndërsulmuesi që u bë portier…

0
293

Kjo qe do te themi si me poshte eshte historia e trishte e nje kampioni te madh pa nje te kaluar dhe pa nje te ardhme!

Hyrje
Rudolfo Volk! Mbase pak e njohin kete emer megjithese ishte njeri nga qendersulmuesit me te mire te viteve `30-te. Kryesisht me skuadren e Romes, ne te cilen do te fitoje emer, ai do te shenoje golin e pare ne derbin historik kunder Lacios, ne fitoren 1-0 te fanellave romaniste. Do te behet golashenuesi me i mire jo vetem i Romes por edhe i Serie “A” te viteve `30.
Mbas luftes se II-te boterore, i duhet te braktise Istrian e tij per te bere nje jete ne nje kamp emigrantesh ne Toskane prej…… 10 vitesh!!!

Pasi del nga ky kamp, shoku i skuadres se Romes dhe miku i tij, njeri nga lojtaret simbol te futbollit italian, Fulvio Bernardini, e ndihmon te filloje pune si portier, por kesaj radhe si punetore mirembajtjeje ne nje pallat.

Asnjehere nuk e kam fshehur veten si nje simpatizant i skuadres se Romes ne futboll, por edhe i historise se ketij qyteti ne pergjithesi, marr shkas te shkruaje si me poshte per kete kampion, jeta tragjike e te cilit me ngjalli interes dhe shpresoj te jete po keshtu edhe per lexuesit e rubrikes sportive “Histori kampionesh” ne kete faqe sportive.



Rudolfo Volk!

“Zigefrido”; “Forke”; “Shabolone” jane disa nga nofkat qe thirrej nga tifozet e zjarrte te Romes. Italiani i lindur ne Fiume me 14 janar 1906 u aktivizua kryesisht me klubet “Unione Sportiva Fiumiana (1927-1928) dhe “A.S Roma” (1928-1933).

Roli i tij ne fushe ishte qendersulmues dhe kishte nje gjatesi trupore rreth 1.86 m.
Ishte sulmues legjendar i paraluftës, qendërsulmues me kapacitete të shkëlqyera shënimi. Lojtar shumë i fortë dhe i rëndë me shkathtësi fantastike kur merrte topin, zakonisht i kthyer me shpinë nga porta, kthehej shpejt dhe leshonte “një raketë” qe askush nuk mund ta ndalonte ate per ne rrjete.
Volk kishte nje gjuajtje shumë të fuqishme dhe aftesi ku mund të shënonte nga të gjitha pozicionet, kryente lëvizje të shpejta dhe të papritura, por teknikisht ishte goxha i dobët.

Sulmuesi historik i Romës, e nisi karrierën sportive i marre nga rryma e jetes. I blerë nga Roma me Marcello Mihalich (i cili më pas u kthye tek Napoli), shpejt do te behej një nga idhujt e parë të fushës “Testaccio”, ku gjithashtu do ishte i pari që shënoi golin zyrtar dhe vendimtar në derbin e parë ndërmjet Romës dhe Lacies, në vitin 1929, ndeshja e cila përfundoi 1-0 për formacionin e “testaccios”.
Gjatë periudhës fashiste, mbiemri i tij u italianizua si “Folchi”, sipas kërkesës së regjimit, përveç kësaj, gjatë shërbimit ushtarak në Firence, mori pjesë në garën e dytë (jozyrtare) të historisë së Fiorentinës, që u zhvillua në vitin 1926 kundër Sampierdarenese.

Me atë rast ai përdori pseudonimin “Volteni” për shkak se rekrutëve u ndalohej të kryenin çdo veprimtari jashtë shërbimit ushtarak. Lojtari “giallorosso” i vlerësuar veçanërisht nga publiku, u mbiquajt fillimisht Siegfried, më pas u kthye shpejt në “Sigghefrido” më romak.
Ai quhej gjithashtu “Sciabbolone”, ( nje lloj shpate e gjate me tehun e perkulur per shkak te trajektores qe i jepte topit) në krahasim me “Sciaboletta”, pseudonimin nënçmues i dhënë mbretit Vittorio Emanuele III (fizikisht i shkurter dhe i perkulur)!

Me vone u shit, në fillim në Serinë B tek Pisa në v. 1934, për grindje të brendshme me Guaita dhe Banchero dhe pas një sezoni në radhët e Triestines ne Serie A, u rikthye te Fiumana, skuadra e tij e pare me fanellën e së cilës u ngjit në Serinë B në vitet 1940-41.

Pas një karriere si futbollist, ai u bë nëpunës në selinë e “Pools of Piazzale Milvian Bridge” në Romë. Do te nderroje jete në vitin 1983 në një shtëpi pleqsh në “Castelli Romani”, pasi u godit nga sëmundja sklerotike e zemres.

Le te flasim dicka me konkretisht rreth jetes se ketij kampioni te madh qe do te largohet nga kjo bote teresisht ne skamje e varferi.

Fillimet si lojtare i ka me vendin e lindjes ne Fiume 60 km larg Triestes, ne vendin ku gjuhet dhe kulturat gershetohen, vijat kufitare per kohen jane shpesh here motiv i nje verifikimi dhe rivaliteti me teper se i nje qartesie. Megjithate tani ka rendesi qe Fiume eshte bere pjese e mbreterise se Vittorio Gennaro Emmanuele III te Savojes dhe skuadrat lokale fillojne te marrin pjese ne kampionatin italian te futbollit te asaj kohe.

Rudolfo Volk eshte momentalisht qendersulmuesi i skuadres “Gloria Fiume” me ngjyrat verdh dhe e kuqe e ndezur. Verdhe dhe kuq, tamam….
Ngadonjehere jeta te jep disa sinjale per nje te ardhme, si do te jete ajo por per njerezit akoma veshtire te deshifrohen e te perceptohen, aq me teper qe po flasim per vitin 1926, dhe qe shfaqet ne horizont nje sherbim i detyruar ushtarak i cili e “rremben” Rudolfo Volk nga shtepia per ta derguar ate ne nje repart ne Firence.

Ne Firence viti 1926 eshte nje vit i rendesishem per futbollin sepse palestra e gjimnastikes “Fiorentina libertad” dhe klubi sportiv i Firences shkrihen ne nje skuader te vetme ne ate te “Fiorentina” . Shoqeria e ketij klubi shkruhet ne kampionatin e divizionit te pare (jemi para lindjes se Serie A) , ne nje turne me 40 skuadra pjesemarrese!!!

I njejti turne ne te cilin merr pjese “Gloria Fiume” qe megjithate kete vit ka nje tjeter qendersulmues duke pare ate qe Volk po kryen sherbimin ushtarak.

Rodolfo tani eshte nje djalosh i qete 20 vjecar ushtar xhenio, dhe kampionatin e futbollit tani e “shikon me dylbi” , por gjithsesi te dielave ketu behet liridalje, tamam ne diten kur zhvillohen ndeshjet e kampionatit te divizionit te pare.

Ndofta ndonje tifoz i Fiorentines ne kazerme mund te kete mbyllur nje sy sepse fakti eshte qe papritmas ne qender te sulmit te skuadres se sapoformuar qe mban fanellat per momentin bardh dhe kuq, ndodhet nje djalosh bjond me nje gjatesi trupore 1.86 m , te cilit nuk i dihet shume qarte emri edhe sepse vete djaloshi eshte nje tip i rezervuar, nje djale qe nuk ankohet kurre dhe nuk ka per tu ankuar asnjehere edhe kur do te kete te gjitha te drejtat ne anen e tij per ta bere ate.
Ky djale quhet Rudolfo Volteni!!!

Ne stadium vendasit pak e dine se ku dhe nga ka ardhur ky sulmues, por e dine fort mire qe golat ai di t`i shenoje dhe cfare golash?!
Keshtu Volteni realizon 11 gola ne 14 ndeshjet e zhvilluara me Fiorentinen …..dhe pak nga pak vijne peshperitjet se ky djalosh eshte nje ushtar dhe per t`ju shmangur rregullave ne menyre qe te aktivizohej gjate sherbimit ushtarak , ka dhene gjeneralitete fallco.
Kur me vone turneu i futbollit mbaron, ashtu sic edhe kishte ardhur Rudolfo Volteni, zhduket!!!

Ka zera dhe sy nga shkallet e stadiumit qe kerkojne ate , nga shkoi, dhe fakti eshte qe kjo figure enigmatike do te behet golashenuesi me i mire per Fiorentinen.

Nje vit me vone ne Fiume kur rishfaqet Rudofo Volk, cdo gje behet e qarte, edhe pse Rudolfo jo me Volteni por serish Volk , me emrin e vertete te lindjes, shenon 16 gola ne 16 ndeshje.

Napoli tenton ta bleje por do te jete Roma ajo me e shkathta ta beje pjese e “legjionit” te saj. Do te jete nje periudhe kohore e arte.

Me 1929 do te formulohet edhe hymni i pare i klubit te themeluar ne korrik te vitit 1927.
Ja dhe teksti ne dialektin roman:
Cor core acceso de la passione
undici atleti Roma chiamò
e sott’ar sole der Cuppolone
‘na bella maja e du’ colori je portò.
Li du’ colori de Roma nostra
oggi signora der futtebbal,
non più maestri né professori
mo’ sò dolori perché “Roma” ce sa fà.
C’è Masetti ch’è primo portiere;
De Micheli scrucchia ch’è ‘n piacere;
poi c’è quer torello de Bodini;
cor gran Furvio Bernardini,
che dà scòla all’argentini.
Poi c’è stà Ferraris er mediano,
granne nazionale e capitano;
Chini, Fasanelli e Costantino, cò Lombardi e cò D’Aquino; Vorche è ‘n mago pe’ segnà!

Campo Testaccio ciai tanta gloria,
nessuna squadra ce passerà.
Ogni partita è ‘na vittoria,
ogni romano è n’bon tifoso e sà strillà.
Petti d’acciaio, astuzia e core
corpi de testa da fa ‘ncantà.
Passaggi ar volo co’ precisione
e via er pallone che la rete và a trovà.
Quanno che ‘ncomincia la partita
ogni tifosetta se fà ardita,
strilla Forza Roma a tutto spiano
co’ la bandieretta ‘n mano,
perchè cià er core romano.
L’ala centra e Vorche tira e segna,
questo è er gioco e “Roma” ve lo ‘nsegna!
Cari professori appatentati
sete belli e liquidati perché Roma ce sa fà.
Semo giallorossi e lo sapranno tutti
l’avversari de st’artranno.
Fin che Sacerdoti ce stà accanto
porteremo sempre er vanto
Roma nostra brillerà

Ne kete hymn permendet ne dy raste emri i qendersulmuesit Volk (Vorke ne dialektin roman)….”kemi magjistarin Volk per te shenuar” dhe “krosim i anesorit, Volk gjuan dhe rrjete”!

   

Sezoni i pare eshte ai i vitit 1928-1929, Volk luan 30 ndeshje duke shenuar 24 gola. Do te jene 5 rastet ku shenon dy gola ne nje ndeshje “le doppiette” .
Ne javen e parafundit te kampionatit kunder Torinos, qe mban vendin e pare ne klasifikim , shenon madje 5 gola (cinquina). Keto gola shpesh here jane te realizuar me potence, gjuajtje te forta e te sakta te cilet mbajne firmen e tij te pagezuar nga publiku “sciabbolone”. Ka edhe nga ata tifoze qe e therret keshtu vetem per te ironizuar mbretucin e vogel Vittorio Emmanuele….por sigurisht emri i tij Volk tani romanizohet ne Vorke, sic e permendem me lart ne vargjet e hymnit te pare te Romes.
Nder te tjera ne kete hymn qe ngjason me nje tango, permendet edhe Fulvio Bernardini “qe u jep shkolle argjentinasve” (u jep leksione, u meson argjentinasve qe mbaheshin si maestrot per kohen).

Po kush ishte Bernardini?
Bernardini eshte njeri nga figurat me te rendesishem te klubit roman por edhe te futbollit italian. Ai do te jete njeri nga “perandoret” e ketij klubi se bashku me Amadeo Amadei, Paulo R. Falkao, Bruno Konti, Gjuzepe Xhanini dhe Francesko Toti.
Pra Bernardini pervec talentit si lojtare kishte edhe nje koke te mencur per lojen e futbollit e ndofta edhe nje zemer bujare ne jete , por per kete veti do te flasim pak me poshte sepse pikerisht Bernardini dhe Volk nuk do ta harrojne kurre njeri tjetrin.

Kampionati i pare i Volk mbyllet me Romen e klasifikuar ne vendin e trete. Ne pese vjet, Rudolfo “sciabbolone” do te luaje 557 ndeshje duke shenuar 103 gola, ne mesin e te cileve eshte goli i pare i shenuar ne ndeshjen e pare zyrtare kunder skuadres Lacio. Edhe per kete fakt ne mes te tjerash emri i tij eshte i lidhur ngushte me historine e klubit te Romes dhe mbetet i paharruar ne statistikat e kesaj skuadre.

Gazeta “Il Corriere dello Sport” qe asokohe quhej “Il Littoriale”, mengjesin e 9 dhjetorit 1929 do te shkruaj: “E mesuam qe pjesa me e madhe e publikut te qytetit benin tifozllek per Romen e ngjyrave “verdhe-kuq”. Besonim se edhe ngjyrat e kaltra kishin nje perkrahje te gjere . Keshtu e konfirmuam pas ketij derbi. Episodi vendimtar mberrin 20 minutat drejt fundit …..topi mberrin tek Volk qe publiku po e citonte me ze te larte, “sciabbolone”, “sciabbolone”!!!

Volk qendronte si zakonisht me shpine nga porta. Merr topin dhe kthehet me nje shpejtesi impresionuese e marramendese duke leshuar nje gjuajte tokasi e duke e perplasur topin ne rrjete. Portieri i Lacios kishte bere nje hedhje te deshperuar por pa mundur ta ndaloje topin qe pushoi ne fund te rrjetes. Keshtu nga kemba e Volk kishte mberritur gjykimi i pa meshirshem per kundershtarin”.

I ardhur ne kryeqytetin Roman ne v. 1928 , me 3 nentor 1929, shenon golin e pare me fanellat e Romes ne fushen mitike te quajtur “Testaccio”.

I firmes se tij pra eshte edhe goli i pare ne derbin kunder Lacios me 8 dhjetor 1929 ne stadiumin “La Rondinella” . Eshte edhe romanisti i pare qe do te fitoje titullin si “Golashenuesi me i mire i kampionatit” me 29 te tille ne sezonin 1930-1931, perpos asaj ai do te kujtohet si edhe lojtari i pare qe ka kaluar kufirin e 100 golave te shenuar ne kampionatet Serie “A”.

Goli i pare, ne derbin e pare, ne fitoren e pare te Romes ndaj Lacios. Keshtu e ka bere emrin Rudolfo Volk “sciabbolone”, emrin e te cilit e brohorisnin tani perkrahesit e ngjyrave “verdhe e kuq”, te njejtat ngjyra te cilat mbarte dikur skuadra e tij e pare “Unione Fiumiana” dhe me te cilen do te kthehet te luaje para se Volk te vare kepucet ne gozhde perfundimisht.

Megjithate emri nuk do t`i garantoje atij te ardhmen jashte fushave te futbollit.
Lufta e II boterore do te perfshije gjithcka dhe gjithkend dhe ne keto ane mbase me shume se diku tjeter. Jeta e Volk, perseri ne Fiume, ashtu si edhe ajo e shume personave ku do te marre nje renie dhe keqesim nga shkaku i kalimit te Istrias ne pjesen e Republikave Federative te Jugosllavise e cila pas 20 vjeteve kishte qene pjese e Italise.

Ne kete pike duhet te kene qene treqindmije numri i italianeve te lindur ketu, te detyruar te largohen nga tokat e tyre , duke pare ate qe te drejtonin pushtetin kishin ardhur ne fuqi njerez qe nuk donin t`ja dinin fort dhe nuk merrnin parasysh asnje arsyeje.

Gjithmone ketu ne vatren e luftes, partizanet e Titos kishin “flakur ne kosh” cdo armik te tyrin politik dhe fatkeqesisht italianet ishin pjesa me e madhe e kesaj kategorie sipas kriterit te Titos. Madje dikush kishte gjetur eliminimin fizik me nje plumb ne koke, por kishte edhe nga ato qe kishin mundur te shpetonin pushkatimeve …….me duart akoma te lidhura prapa.

Qendrimi ne keto troje ishte bere i pamundur. Keshtu qe edhe Rudolfo Volk te cilen fanelen e Fiumanes nuk kishte shume qe e kishte varur, le cdo gje dhe largohet. Ne Fiume ka lene shtepine, llogarine ne banke, punen ne “Agip” dhe deri tek kontributet per pensionin.
Se bashku me familjen e tij, gruan dhe dy femijet, kalon kufirin qe eshte spostuar ne drejtim te lindjes, duke u kthyer krejt pamenduar nga nje qytetar ne nje refugjat!!!
Ndalesa e pare ne Goritcia, mandej ne Trieste dhe ne fund Udine.

Konsekuencat e nje lufte e kane shkaterruar Italine dhe fatkeqesia e kesaj popullate te Istrias eshte se u bene emigrante dhe te huaj ne Italine e tyre. Te gjitha krahinat dhe rajonet e tjera te Italise i ftuan bashkeatdhetaret e tyre te ndajne se bashku cdo gje punen dhe madje buken e gojes edhe pse ishte e paket. Por faktet tregojne se nuk do te ndodhi keshtu.

Gjithsesi Rudolfo Volk me 118 gola ne kampionatet kombetare me Romen, Fiorentinen dhe Triestinen , 5 prezenca dhe 4 gola me Kombetaren, perfundon ne nje kamp refugjatesh ne Laterina afer Arecos. Bashke me ate eshte edhe Alfio Mandic` , lojtare tek serie “B” dhe “C” qe do te leshoje kete deklarate:
“Mberritem nga Ankona ne stacionin hekurudhor te Laterines me 19 Gusht 1948 . Nje kamion ushtarak amerikan erdhi te na marre dhe na la perball barrakave te kampit. Zona perreth ishte komplet e izoluar dhe nuk ishte asnje mundesi te gjeje nje pune qofte edhe te momentit.

Pagesa, ose ndihma sociale ishte 105 liretash ne dite nje shume mizerabel per te perballuar jeten. Keshtu paraqitej kampi i Laterines me barakat e saje jashte kondicionit normal, me dyer e dritare gjysme te shkaterruara e pothuajse te gjitha per t`i rregulluar ose zevendesuar me te reja.

Ne te djathte te kampit ishin kater barraka te tjera. Njera e guzhines dhe gatimit, te tjerat shkolla fillore ajo e mesme dhe biblioteka. E fundit, ajo e katerta ishte adoptuar ne Kishe.
Ne kete lloj kampi pa dyer dhe pa mure apo gardhe rrethues, ne mes te nje fushe te gjere te ketij fshati, pa mundesine per te gjetur nje pune dhe siguruar nje te ardhme, Rudolfo Volk shpenzon pothuajse 10 vjet te jetes se tij.

Po, po, pothuajse dhjet vjet te mundimshme te jetes se ketij kampioni , ose me mire te nje jete aspak njerezore. Te gjitha atributet e ketij kampioni te madh te paraluftes, emri dhe nofkat “sciabbolone”, “er zigefrido”, fama dhe sukseset e tije vijne dhe veniten derisa harrohen teresisht ne kujtese se bashku me jetet e te gjithe atyre italianeve te Istrias ne kete kamp.
Refugjate ne vendin tend…nuk ishte degjuar dhe nuk kishte ndodhur ndonjehere, gjithsesi!

Por….
Por mrekullisht dikush ishte kujtuar per emrin e madh qe mbante Rudi Volk “er zigefrido, Forke” .

Ka qene ish shoku i skuadres tek Roma dhe miku i tij Fulvio Bernardini. Tamam ai i madhi Fulvio Bernardini qe citohej edhe ne himnin e skuadres “i cili u jep leksione futbolli edhe vete maestrove te argjentines ” .

Dhe keshtu Bernardini shkon te takoje mikun e tij “Forke” . Behej fjale per nje ndihme , nje xhest vendimtar megjithate dhe nje shenje e forte miqesie ne mes tyre . Vete Bernardini “thyen heshtjen” e gjate qe ishte krijuar ndaj ketij njeriu te urte dhe asnjehere ankues, as tani qe jeta i kishte “kthyer shpinen”.

Volk, karakerizohej si nje person i jashtezakonshem dhe e vetmja arrogance e tij ishin gjuajtjet dhe golat e shenuar dikur. Jeta prej 105 liretash ne kete kamp faktikisht nuk ishte “jete”, por tani Bernardini i ofron atij nje pune si portier, jo me ne fushen e lojes ku ai shenonte shpesh, as ne ato dyert e thyera te barrakave te kampit, por mirembajtes, portier i Pallatit te “Toto Calcio” i Romes ne Pontevilio.

Ky njeri mit qe ne stadium therritej “sciabbolone”, qe jeta e kishte denuar te mos kishte as te kaluar dhe as te ardhme , nga qendersulmues u be tani “portier”, por jo nga ato portieret qe hidheshin me guxim ne kembet e sulmuesve, por prej atyre portiereve qe shtupojne dyshemene duke e mbajtur paster ate nga njerezit qe kalojne aty cdo dite biles akoma pa u thare mire……..

Gjithsesi me ate zhele dhe me ate lodhje te perditeshme me ne fund Volk ishte kthyer te punoje dhe te derdhi ne arken e tij te kursimeve (edhe ketu me ne fund) , kontributet per pensionin , mbasi ato te kohes kur punonte per AGIP te Fiumes ne Istria ishin humbur dhe nuk do te njiheshin si kontribute, nuk do te merreshin ne konsiderate nga shteti italian i pasluftes.

Volk, nuk do t`ja rrefeje kurre asnjehere askujt kete histori edhe pse ishte pjese e jetes se tij por faktikisht ngjarje te tilla jane pjese e jetes se cdo njeriu, pjese e jetes sone.

Rralle here kishte marre insiativen per t`i treguar ndonje te riu te apasionuar per te kaluaren e tij sportive, fotot e tij si lojtare ne fushe.
Dhe, Rudolfo “Volteni”, “sciabolone”, “zigefrido”, “Forke”, Volk ne kete pike kufizohej te thoshte vetem keshtu:
“E shikoni kete lojtare ne kete foto? Nje dite ne nje kohe te shkuar mbante emrin tim” !
….jo me kot ne hymnin e pare te Romes se futbollit citohet keshtu:”….ne kemi magjistarin Volk per te shenuar” / “kros i anesorit, Volk gjuan dhe rrjete”!!!

Nga: Pjerin B.

Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 28 dhjetor 2022
________________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca ne ndertimin e ketij materiali:
“Roma dhe kampionet e saje” / “Numeri primi. Storie di Sport e dei Campioni”-

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here