Historia e Teatrit të Shtetit Shqiptar | Pjesa 1-rë!

0
3061

Historia e Teatrit Shqiptar (Teatri Popullor)
Pjesa e pare, nga fillesat e deri ne vitin 1990!

Nje shprehje angleze thote: “The king is dead, long live the king”

Institucioni teatror mé i réndésishmi i Shqipérisé. Lindja e tij ishte njé ngjarie e shénuar kombétare, udha e tij njé sintezé e pérvojés humane, sociaIe, politike e qytetare. vend diturie e poezie, Iaborator i pérpunimit té vetédijes kombétare, porté e hapur pér eksperiencat dhe kulturat qé vijné nga bota, krenari dhe gézim pér cdo shqiptar. Teatri Kombétar i Shqipérisé éshté njé nga vlerat sublime té kuIturés shqiptare, njé shkollé, tempuIl, vatér e réndésishme artistike né mbaré hapésirén kombétare.

Ndertesa e cila u shemb ne maj 2020, pati si staf perberes gjithsej 52 veté, nga té ciIét 30 aktoré, 1 drejtor, 1 néndrejtor,
1 skenograf, 1 inspektor skene, prapavija ndihmése (elektricist, fonist. marangoz. punétor skene), shérbimet, administrata e té tjeré. Personeli mé i kompletuar i arritur para vitit 1991 rezultonte gjithsej 90 veté, nga kéta 60 aktoré, 1 drejtor, 4 regjisoré,1 dramaturg, 1 skenograf etj.

Fillesat.
Teatri Kombétar i ka rrénjét né Lévizjen Teatrore Amatore, nisur nga Rilindja Kombécare, né vitet ’20-’30 dhe deri tek i ashtuquajturi Teatri Partizan.
Qe kur Tirana shpallet kryeqyteti i Shqipérisé né vitin I920, shtohen pérpjekjet pér té fituar prej saj njé status té ri kuIturor. Mé 1926 u ndértua godina e kinoteatrit “Nacional”, ku krahas shfaqjes sé filmave, aty pas orés 21:00, jepeshin edhe shfaqje teatri. Né vitet ‘30, Tirana béhet njé nga qarqet mé té zéshme teatrore, qé métonte ecje pérpara. Shoqéria teatrore “Tirana” (1932), e drejtuar nga Mihal Popi*, Mursin e Xhevat Serezi, ishte njé grup i qéndrueshém. Ajo vuri né skené disa pjesé té Xhevat Serezit, drama té Foqion Postolit, komedi té Kristo Floqit, pérshtatje nga komedité e Molierit, pjesé nga Kerner, Shiler eti. Né Tirané gjallonin shumé grupe amatore teatrore té shkollave té mesme. Né prill té vitit I929 nga elita intelektuale e vendit hidhet pér heré tè paré ideja e krijimit té njé Teatri Kombétar shqiptar, por ajo mbeti e parealizuar. Né vitin I930 né Tirané organizohet konkursi i paré filodramatik, ku morén pjesé shumé grupe teatrore nga viset e ndryshme té vendit DaIéngadaIé po béhej e domosdoshme ngritja e teatrit “Nacional”.

Pér kété arsye Ministria e Arsimit hapi né vitin shkollor 1932— 1933 té parén Shkollé Dramatike* né Shqipéri, ku merrnin piesé I6 djem dhe I2 vajza, qé do tè pérgatiteshin si artistét, e ardhshém té teatrit. Nga mesi i viteve ‘30 prané Ministrisé sé Arsimit u krijua edhe “Federata e djelmnisé shqiptare”, e ciIa interesohej dhe organizonte, né fakt, veprimtarité teatrore né shkallé vendi. Lévrimi i njé dramaturgjie shqiptare qé nis tè ravijézohet brenda njé ciIésie né rritje, me autoré té tillé si Kristo Floqi, Et‘hem HaxhiademiI, Gjergj Fishta* etj.; krijimi i njé infrastrukture institucionale népérmjet ngritjes sé shoqérive teatrore té ndryshme dhe disa kinemave me skena, qé kryenin edhe rolin e teatrit, si “Nacional”, “Diana” (mé voné me emrin “Gloria”) dhe “Rozafat”; organizimi i konkurseve, kualifikimi i artistéve té ardhshém – keto se bashku krijuan kushtet pér njé pérparim té ndjeshém té veprimtarive teatrore né Tirané, paré tashmé si dukuri kulturore kombétare, e zéshme né proceset e zhvillimit dhe emancipimit shpirtéror té vendit.

Nga viti I932-l938 (né prag té pushtimit té Shqipérisé nga Italia
fashiste) né skenat e kétyre tri kinemave u dhané shumé pjesé, farsa, skece, sidomos komedi. Nga shoqérité e shumta teatrore spikatén edhe mjaft aktoré té talentuar, si:
Loro Kovaci*, Zef Hil Gega*, Zef Jubani*, KoIé Shiroka, Matish Prenushi, Pjetér Gjoka, Ndoc Meshkalla, Ndoc Prendushi, Rrok Zadeja, Kolé Mirashi, KoIé Gumshi, Gjon Krajni, Gjon Daja, Paulin Lacaj, Lec Fishta, Adem Kastrati, Ndrek Shkjezi, Luigj Mjeda, Luigj e Roza Kakariqi, Shyqyri Borshi, Lin Deda, Zenel Broja, Tef Leka, Gjon Karma* (te gjithe nga Shkodra), VangjeI Grabocka*, Theodhora Sheri, Zisi Stavre, Misto e Andon Treska, Kostandin Grabocka, Dhimitér Trajce, Stefan Trebicka, LIazo Vishnja (nga Korca), Gaqi Vishi (nga VIora), Mihal Popi*, Muhsin Serezi, Xhevat Serezi, Mihal Stefa*, Hasan Reci, Matish Prendushi, Andrea Malo*, NikoIIa Panajoti (Tirane), Aqif SeIfo, Fejzi Hoxha, SeIami Xhaxhiu, Hamit Kokalari, Fane Rodi (Gjirokastér), Thanas Floqi, Faik Haxhiymeri, Pjetér Ndria, Mustafa Curri, Faik Pajuni (Elbasan) etj.

Themelimi.
Né fund té prillit I944, me urdhér tè shtabit té pérgiithshém té Ushtrisé Nacionalclirimtare u grumbulluan nga grupet teatrore partizane dhe terreni 16 veté, ndér ta dy vaiza, té drejtuar nga Andon Pano, Pirro Kondi dhe Njazi Jaho. Grupi qéndroi njé muaj né Pérmet dhe né ditén e celjes sé punimeve tè Kongresit té Pérmetit, shfaqi pjesén “Pleqté dhe lufta” tè Sotir Papulit.

Kjo daté shénoi edhe krijimin e bérthamés sé teatrit té paré né Shqipéri, té paracaktuar si “profesionist” nga veté delegatét dhe forumet e kétij Kongresi. Ai u vendos né Poliqan dhe u quaj: “Grupi Qendror”, kurse mé 25 shtator I944, “Teatri Qendror i Ushtrisé Nacionalglirimtare”. Ai funksionoi si i tillé,
vijimisht, pérgjaté njé viti, deri me 25 maj I945, kur, mbi bazén e tij u krijua, mé pas, pér here; té paré né historiné e Shqipérisé, “Teatri Profesionist i Shtetit”*.

Ky teater (Teatri Qendror) erdhi nga bashkimi i dy grupeve té njohura teatrore, ai i qarkut té Gjirokastrés, me regjisor Andon Panon, dhe ai i qarkut té Korces, me regjisor Sokrat Mion*. “Teatri Qendror” kishte né pérbérje 35 artiste té zgjedhur. Ai krijoi njé repertor aktiv, sa té trashéguar nga grupe: teatrore partizane, po aq edhe me pjesét e reja qe’ vinte né skené.

Institucionalizimi.
Ndértimi i godinés sé Teatrit Kombétar éshté béré né vitin I939 nga Italia si “kinemarevisté”, mé voné ajo u quajt Kinema-Teatér “Kosova”.
Pikérisht né kété godiné qeveria mori vendimin qé té formohej Teatri Kombétar. Né prill té vitit I945, me rastin e Kongresit 11 té Rinisé qé u mbajt né Tirané, u dhané disa shfaqje teatrore té pérgatitura né qytetet e ndryshme té vendit. Nga njé grup i posacém ”kompetent” prej kétyre shfaqjeve u zgjodhén aktorét mé té talentuar pér té krijuar késhtu té parin teatér profesionist né Shqipéri.

Ndér ta ishin Mihal Popi, Fadil Shiroka. Mihal Stefa, Liza Vorfi*. Behije Cela, Gjon Karma, Hasan Regi, Ndoc Meshkalla. Ndreké Shkjezi, Ndoc Deda etj, gjithsej 50 veté. Nén regjiné e Sokrat Mios, me aktorét probisté té Shkollés Dramatike prané Teatrit Qendror, me 29 prill I945, u shfaq komedia “Topazi” e shkrimtarit francez Marcel Pagnol, shqipéruar nga Nonda Bulka; kjo u quajt si shfaqja themeluese e “Teatrit Kombétar”. Né maj té vitit I945 u be thirrje me anén e gazetés, ku ftoheshin prané teatrit njé pjesé e amatoréve té vjetér e té talentuar. Inaugurimi zyrtar dhe vénia e emrit “Teatri Profesionist i Shtetit” éshté béré pikérisht mé 25 maj I945, né godinén (qe u shemb ne maj 2020) té Teatrit Kombétar me rastin e fillimit té punés pér vénien né skené té dramés me 5 akte “Gjido” (Dashnori), e shkrimtaréve jugosIIavé Z. M. Veselinovic dhe D. Barzak, nga aktori dhe regjisori jugosliav Bozha Nikolic, i asistuar nga Sokrat Mio.

Drama u redaktua dhe u pérshtat nga Spiro Lazri, duke ndérruar edhe emrat e personazheve pér té qené mé prané mjedisit shqiptar. Regjisori Sokrat Mio krijoi, gjithashtu, njé Iinjé muzikore pér ta béré shfaqjen mé joshése. Aktorét edhe interpretonin. edhe kéndonin. Né mars té vitit I946 filloi puné prané teatrit regjisori Pandi Stillu, qé u be mé pas kryeregjisor. Ai kishte kryer studimet trevjecare pér aktor né Akademiné e Teatrit né Bukuresht, Rumani, gjithashtu njé kurs njévjecar pér regjisor teatri. Ardhja e disa aktoréve té tieré nga Teatri i Ushtrisé si Loro Kovaci’, Marie Logoreci*, Violeta Manushi*, Pjeter Gjoka*, Ndrek Luca, Besa Imami solli individualitete té reja duke ndikuar ndjeshém né mozaikun interpretativ té Teatrit Kombétar.
Deri né themelimin e Teatrit té Shtetit aktorét punonin pa shpérblim dhe mbaheshin nga ushtria. Me pas shteti caktoi pér ta rroga , gjithashtu u rregullua me mjete tè pakta mjedisi brenda godinés sé Teatrit Kombétar, salla dhe aksesorét e skenés.

Vetém gjaté vitit I946 u pérgatitén gjithsej 10 premiera. Ne fund te majit I947 u emerua edhe administrata, u caktua drejtori i pare i saj, shkrimtari KoIé Jakova*. Per té mékembur trupén e artisteve nga piképamja profesionale Komiteti i Kulturés dhe Arteve soIIi po kété muaj nga Bashkimi Sovjetik regjisorin e njohur rus Vladimir Fjodorovic Dudin, cfare shenoi nje kthese per vete teatrin. Etja per té pare nje shfaqje teatri ishte e madhe. Biletat shiteshin heret, thithei thuaise kapaciteti maksimal i saIIes sé teatrit me rreth 500 vende mesatarisht. Gjaté 5 viteve te para 1944-1949 u dhane 1O shfaqje me 60.747 spektatoré; pra I2 here mé shumé se né vitin I938.
Si skenograf i pare i Teatrit Kombétar u caktuan Rok Dabérdaku* dhe me pas edhe Ismail Hidri, Hysen DevoIIi*.

Me celjen e sezonit té ri teatror né shtator I947, regiisori rus AIeksej Fjodorovic Dudin propozoi qé prané Teatrit Popullor té fiIIonte “Kursi pér ngritjen profesionale” té aktoréve, ku té mésoheshin lendét: Mjeshtéria e aktorit, Historia, Diksioni, Lévizja skenike, Pantomima etj.
Ky kurs zgjati nga 1 janari deri me 30 qershor I948

Drejt konsolidimit.
Ne 15 vitet e para, repertorin e Teatrit Kombétar e zoteronin vepra te autoréve ruso-sovjetike, si: Korneicuk, Pogodin, Arbatov, Arbuzov,Gorbatov, Gorki etj.. por krahas tyre pati edhe pjesé nga autoret klasiké té stilit tradicional dhe rrymés realiste, si: “I sémuri pér mend” i Tartufi, “Borgjezi fisnik” te Molierit, “Martesa”, “Revizori” té Gogolit, “Pér macokun nuk ka gjithmoné karnavale” te N. Ostrovskit. “Shérbétori i dy zotérinjve”, “Zonja e bujtinés” te K. Goldonit, “Rrénjé té theIIa” te James Gou dhe D’Jusso, “I cuditshmi” e N. Hikmet, “Intrigé e dashuri” e Shilerit, “E vérteta e Spanjés” e F. G. Lorkés, “Morali i zonjés Dulska” e G. ZapoIska, “Qeni i kopshtarit” e Lope de Veges, “Graté gazmore té Uindsorit”, “Shumé zhurmé pér asgjé”, “Otello”, Hamleti, “Mbreti Lir” té Shekspirit etj.

Natyrisht regjisoret, né té shumtén e kétyre shfaqjeve ishin Kricko, Bortko, Jubov Kricko (e shoqja e Krickos), si dhe Cefranova. Regjisorét shqiptaré rendom Iuanin rolin e asistentit (i pare, i dyté apo i trete) dhe né raste té vecanta i drejtonin veté shfaqjet. Sokrat Mio, Pandi Stillu, Andon Pano, Besim Levonja ishin nga regiisorét e pare shqiptare te Teatrit Kombétar ne dhjetévjecarin I945-I955. Me pas, né Teatrin Kombétar u eméruan regjisorét Andrea Malo*, Kujtim Spahivogli, Mihal Luarasi, Selman Vaqarri, Pirro Mani, qe kishin mbaruar studimet e Iarta pér regjisuré ne’ Bashkimin Sovietik, Cekosllovaki, Hungari etj.

Krahas pjeseve tè huaja, pérheré e me shumé shtoheshin pérpjekie per vepra origjinale kombétare. Komedia “Prefekti” e Besim Levonjes, dramat “Halili dhe Hajria”, “Toka joné” te Kolé Jakovés, “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkés mbérritén niveIe tè vérteta pérfaqésimi duke u shndérruar né tregues reale e vlera te njémendta artistike. Teatri gjithnje e me shumé
synonte drejt repertorit kombétar, ku spikatin tema té réndésishme sociale e politike por, nga ana tjetér, gjithnjé e me shume ndihej te ky repertor edhe ndikimi i optikave skematike té ”kohés sé re”, té cilat perbénin shfaqje te
hapura té ndérhyrjes sé ideologjisé dhe politikes ne’ arte.

Ne vitin I959 trupa e aktoreve arriti ne 40 veté. Brenda I5 vjetesh Teatri Kombétar dha gjithsej 110 premiera, prej té ciIave me té ndjekura “Prefiekti”, “Revizori”, “Halili dhe Hajria”, “Toka joné”, “Familja e peshkatarit”, “Intrigé e dashuri”, “Otello”, “Graté gazmore té Uindsorfit”; “Orét e Kremlinit” etj. Vetém drama “Halili dhe Hajria” u shfaq 214 heré gjaté dhjete viteve 1951-1956, népér skena té ndryshme té vendit, e pare nga 110.000 spektatoré té qytetit e te fshatit. Nga 27 premiera te dhéna ne vitet I954-I959, 11 prej tyre ishin pjesé té shkruara nga autorét shqiptaré. Ne vitin I950 “Teatri Popullor” arriti té keté deri né 2.500 prenotime né qendrat e punés, pérpos kérkesave té shumta té publikut; té gjitha shfaqjet ishin té zéna.

Kjo “uri” e jashtézakonshme e publikut pér teatrin, krahas arsyeve te’ shumta me karakter historik, sociologiik a poIitik, shpjegohet edhe me mungesén e argétimeve dhe kenaqésive te tjera, te cilat ishin tejet té kufizuara asaj periudhe.

Regjisorét rusé.
Ndikim té forte pati Teatri Kombétar nga shkoIIa teatrore ruse. Ndihmesa e vyer qé dhané, 10-15 vjetet e pare, regjisoret e njohur sovietike si: A. F.
Dudin, A. I. Kricko, J. Kricko, V. Bortko, Zina Andri, N. V. Cefranova (kjo e fundit, pedagoge-késhilltare per mbarévajtjen e procesit mesimor né shkollén e Iarté per aktoré “Aleksander Moisiu”), ishte faktor i rendésishem ne kualifikimin e artistéve si dhe ne pérvijimin e tendencave zotéruese né Teatrin Kombétar. Ata ngulitén, sipas njé programi dijenxenés, me kurse njé-dyvjeqare shkollimi, parimet themelore té shkollés teatrore ruse, té njohura me emrin “Sistemi i Stanislavskit”. Kricko mbante prané vetes njé grup regjisorésh té rinj shqiptare’ si asistenté duke u dhéné pérvojén e tij gjaté procesit té punés per vénien né skené té pjeséve té ndryshme. Mirépo. nga ana tjetér, mésimdhénia e regjisoréve ruse solli edhe njétrajtshméri ne stilin e interpretimit, ndonjéheré edhe shmangie nga natyra organike e aktoréve, ngurtésim dhe keqkutime.

“Pierezhivanija” (rijetimi i personazhit) u shndérrua shpeshheré né njé klishe aktoriale, pasi nga shumekush luhej me fort rezultati i ndjenjés se sa veté ndjenja. Po aq, metodologjia e aktrimit e ardhur prej ruséve anashkaloi edhe ményra té tjera té Iojés. qé ishin po aq té suksesshme né boté, duke e kufizuar jo pak karakterin argétues, gazmendin dhe pérgjithésisht zhdérvjelltésiné plastike te bérjes sé saj. Ajo u réndua dhe u kthye, jo rralléheré, ne njé Iojé statike duke absolutizuar “té jetuarit” dhe duke nénvlerésuar anén paraqitése dhe lojén e konvencioneve. Nevoja per mbrothtésisimin e Teatrit Kombétar, interesat dhe frekuentimi masiv i publikut, béri qé shteti te kujdesej per té cuar me studime né shkollat e larta pér regjisuré né Bashkimin Sovietik apo vendet e tjera té Lindjes (Hungari, Cekosllovaki etj.) disa veté, si: Pirro Mani, Kujtim Spahivogli, Esat Oktrova, Mihal Luarasi, Andrea Malo, Andon Pano, apo té tjeré si Drita Agolli*, Selman Vaqarri.

Doemos qé keta regjisoré, kush mé shumé e kush mé pak, sollén pérvojén e teatrit rus, ose shkollén teatrore ruse, duke ndérfutur njé frymé té re né Teatrin Kombétar.

Teatri dhe politika.
Né historiné e vet Teatri Kombétar éshté démtuar shumé nga prania e tepert e politikés, jo vetém né drejtimin dhe mbareshkuarjen e tij, por edhe né pérmbajtjen konkrete te shfaqjeve. Né vitet I945- I955 shteti shqiptar u perpoq ta orientonte Teatrin Kombetar, sé paku né tri drejtime:

a) sigurimin e njé repertori kryesisht me drama té “Realizmit Socialist” qé vinin nga repertorét dhe autorét jugosllavé, rusé apo dhe vendeve té tjera té Lindjes;

b) nxitjen e dramaturgjisé shqiptare pér ta ushqyer repertorin me subjekte origjinale, por tè orientuara;

c) ngritjen profesionale té aktoreve nepermjet
nxénies sé parimeve té Sistemit té Stanislavskit.

Né vitet l955—l965 politika ndaj Teatrit Kombétar orientohet, me sé shumti, drejt a) kualifikimit né shkollat e larta te artit ne Bashkimin Sovjetik dhe vendet e Lindjes kryesisht te regiisoréve, skenografeve, té cilét sollén pérmirésime té ndjeshme né nivelin dhe gjuhén artistike té shfaqjeve;
b) shtimin e trupés sé aktoréve me aktoré té rinj qé vinin nga shkolla e Iarté pér aktoré “Aleksandér Moisiu”;
c) vénien né skené té disa veprave madhore nga dramaturgjia
botérore, me regjisoré rusé dhe shqiptaré;
d) organizimin e festivaleve té para té teatrove profesioniste si konkurrim vlerash, nxitje profilesh dhe si shkolla té shkémbimit tè eksperiencave artistike; e) shndérrimin e Teatrit Kombétar né njé shkollé dhe vend té pércjelljes dhe shkembimit té pérvojés me teatrot e tjeré té Shqipérisé.

Ne vitet I965-l972 bie né sy:
a) trajtimi i dramaturgjisé kombetare si elementi bazé i repertorit;
b) kufizimi gradual i veprave té shquara nga dramaturgjia botérore, sidomos asaj bashkékohore;
c) nxitja pér risimin e gjuhes artistike né fundvitet ’60 dhe fillimvitet ’70.

Ne vitet I972-l985 egérsimi i politikés, me izolimin e ploté tè vendit, solli per pasojé:
a) largimin thuajse terésor té veprave nga fondi i dramaturgjisé boterore;
b) politizimin e skajshém té subjekteve dhe krijimin e njé klime pércarése
brenda kolektivit té artisteve, me tjetérsime dramatike;
c) ndéshkimin si “modernisté” té disa prej artistéve novatoré (deri me burgime. internime e largime), cpersonalizimin e shumé té tjeréve, rrjedhimisht skematizimin ekstrem té krijimtarise’;
d) pakimin e repertorit dhe premierave. Ne vitet I985-I992 ne periudhen e pas vdekjes sé Enver Hoxhes, nis njéfaré liberalizimi i politikés sé shtetit ndaj Teatrit Kombétar deri né vitin I990.

Vihet re: a) njé prani mé e gjeré e repertorit té huaj;
b)guximi pér té prekur “temat tabu”, té ndaluara me paré, me forcimin e kritikés sociale ndaj korrupsionit né administraten shtetérore, déshira pér me shume’ té drejta;
c) pérqafimi i ndryshimeve politike;
d) eksperimentimet e para dhe shija e paprovuar e autoréve té ndaluar;
e) konflikti i brezave dhe i mendésive, ndérprerjet e vrazhda né preferencén dhe sigurimin e drames shqipe.

                                                    *     *     *

Ne qershor te v. 1991, nga “Teatri Popullor” emertohet “Teatri Kombetar”.

Vazhdon me pjesen e dyte (1991 – 2020)
_________________
Kinematografia shqiptare – qershor 2020
NDALOHET KOPJIMI I TEKSTIT!
U perdoren materiale nga libri: “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 476-486 ; “Teatri Kombetar, Akademia e Shkencave e Shqiperise, Qendra e Studimeve te Artit, Tirane 2005 (J. Papagjoni); “20 vjet ne T.P – mbresa dhe kujtime, doreshkrime, 1977 (A. Pano); “Kumti qe vjen nga trashegemia teatrore, Akademia e Shkencave, Qendra e Studimeve te Artit, Tirane 1999 (J. Papagjini); “Trokitje ne dyert e Teatrit” – artikuj kritike, Shtepia Botuese “Naim Frasheri, Tirane 1967 (M. Gjini); “Teatri dhe koha” – studime, Shtepia Botuese Naim Frasheri, 1975 (M. Gjini); “ Jete artistesh” (portrete), Shtepia Botuese “Dituria, Tirane 1999 etj.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply