Hysen Devolli (1924 – 2013 ) Piktor
Njeri nga skenografet e pare te Teatrit Popullor
U lind në Tiranë më 11 gusht 1924, në një familje patriotike me origjinë nga Kosova. Në moshë shumë të re mori pjesë aktive në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit të vendit, nisur nga talenti i spikatur për artet figurative, u dërgua për studime në Bukuresht, në Akademinë e Arteve të Bukura “Nikolae Grigoresku” të Rumanisë ku diplomohet për pikturë.
Pas kthimit në atdhe, në vitin 1952 emërohet në detyra të ndryshme shtetërore, fillimisht drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve dhe, më pas, drejton sektorin e skenografisë të Teatrit Popullor dhe të Teatrit të Operas dhe Baletit.
Gjatë veprimtarisë së tij krijuese ka realizuar me profesionalizëm të lartë rreth 300 punime në skenografi, ku përfshihen vepra të tilla si “Prefekti”, “Familja e Peshkatarit”, “Mbreti Lir” “Borana” “Traviata”, “Berberi Seviljes”, “Bernarda Alba”, etj.
Jo rastësisht emri i Hysen Devollit është përfshirë në Enciklopedinë botërore të skenografisë, që u botua ne vitin 2012 në SHBA.
Një krijimtari tejet të pasur realizoi Hysen Devolli edhe në pikturë. Firmën e tij e mbajnë shumë vepra të fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve. Me këtë krijimtari ai është përfaqësuar denjësisht thuajse në të gjitha ekspozitat kombëtare, por edhe të vendeve të tjera, si në Bienalen e Egjiptit, etj.
Po kështu firmës së tij i përkasin edhe një gamë e gjerë bocetesh të emisioneve filatelike shqiptare, veçanërisht me portrete figurash të shquara, si dhe seti me kartëmonedhat shqiptare, të emetuara në vitin 1964. Për veprimtarinë tij të gjatë më shumë se 60 vjeçare Hysen Devollit i janë akorduar një serë titujsh, dekoratash e medaljesh.
Nderron jete me 29 mars 2013
_____________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Wikipedia.org