Hysen Hakani 1932 – 2011
Regjisor, “Mjeshter i madh”.
“Pionieri” i regjise shqiptare te filmit
Lindi më 28 korrik të vitit 1932 në Berat. Ai njihet si regjisori i filmit të parë artistik me metrazh të shkurtër (Femijet e saj – 1957). Ne vitin 1951 mbaron liceun artistik “Jordan Misja” ne degen dramatike duke fituar nje burse per te ndjekur studimet e larta ne Akademine e Arteve te Bukura ne Prage, ne Fakultetin “FAMU” per regjizure te filmit. Eshte njeri nga regjisoret e pare te shkolluar ne kinostudion “Shqiperia e Re” . Me filmin e pare te metrazhit te shkurter “Femijet e saj” mbrojti diplomen, pas shkaterrimit te kinofejtonit 14 minutesh , me pese episode, “Per te qare e per te qeshur” (1956) te Viktor Stratoberdhes. Filmi sjell nje subjek te thjeshte, te ngarkuar me nje situate dramatike, duke stigmatizuar zakonet e vjetra te jeteses, paragjykimet e besytnite, qe ndonjehere nga padituria, beheshin vrastare per shendetin dhe jeten e femijeve si dhe te njeriut pergjithesisht.
Pas filmave “Tana” te K. Dhamo dhe “Fortuna” (prodhim sovjeto-shqiptare), filmi me metrazh te plote “Debatik” (1961) te Hysen Hakanit, shenon ne nje kuptim, kthesen e kinemase shqiptare drejt nje gjuhe te pasur te imazhit kinematografi, cilesise profesionale dhe kodeve te mirefillta artistike.
Ishte po ky film qe grumbulloj ne nje ekpi te plote xhirimi disa nga emrat me te njohur te kinemase shqiptare, qe do te zinin udhen e sigurte neser, sikunder qene Dh. Anagnosti ; V. Gjika; G. Erebara; K. Dilo; Todi Bozo etj. Packa se nga xhirimet e para filmi “Debatik” eshte vleresuar nga mendimi kritik si me i miri i regjisorit, dhe nje nder arritjet dinjitoze te kinemase shqiptare ne rrahjen e temes dhe ngjarjeve nga lufta e 2-te boterore. Subjekti i bukur , qe e ka marre shtysen nga veprimtaria e organizates se pionerve “DEBATIK”, tok me nje galeri karakteresh , ku spikat figura e dhimbsur e Colit, peripecite e shumta dhe vrasja tragjike e heroit te vogel , shkaktojne emocione te thella publikut.
Optika e kinoregjisorit ka bere te mundur nje veprim te zhdervjellte , te vendosur tek njerezit e thjeshte dhe aktet e tyre te vetedijshme e pasionale, nga ku buron edhe shpirti heroik i rezistences ndaj fashizmit. Karakteri poetik i ketij filmi, vertetesia e mjediseve , e hollesive etnokulturore, e kostumeve, perfshi konfiguracionin e fotografise, kompozimin lirik dhe dinamik te kuadrit , grafiken e ashper kontrapunktual te ndricimit etj ia rritin edhe me tej vlerat.
Me 1985 ne retrospektiven e filmit shqiptar ne Festivalin e XV Nderkombetar te Filmave per femije ne Salerno (Itali) , ky film u nderua me “Pllake te vecante” nga Rotary Club.
Nje tjeter film historik per luften ishte edhe “Njesiti Guerril” ne v. 1969, qe bie ne sy per temporitmin, tensionin dhe dramacitetin ……Ne vitin 1966 ai ekranizoj dramen e njohur te Sulejman Pitarkes “Familja e peshkatarit” nen titullin “Oshetime ne bregdet” , ku gjuha filmike dhe imazhi i perndritur poetik i filmit “Debatik” gadi pesojne nje goditje ne specifiken e tyre estetike, duke u bere zoterues tashme elementeve parazitare te drames, dialoget e gjata etj.
Po me ngjarje nga lufta eshte edhe filmi tjeter i tij “Plaku dhe hasmi” (1981).
Hysen Hakani xhiroj edhe filma te tjere por pa arritur ne lartesine dhe frymezimet e para. “Toka e jone” ishte nje ekranizim thuajse adekuat i drames se njohur te Kole Jakoves perfshi trajtimin e saj opak e te politizuar te dukurise se reformes agrare por vlerat aktoriale te aktoreve te tille si Marije Logoreci , Loro Kovaci, e te tjere e rriten shume dramacitetin e tij.
Filmi “Mysafiri” vecohet per dinamiken e aksionit , kontrastet ideofigurative, vegimin dhe vlerat e shenuara ne manipulimin asociativ te dritehijes.
Hysen Hakani eshte marre edhe me xhirimin e filmave kronikale e dokumentare , sidomos ne dy vitet e para te punes se tij si regjisor nga ku mund te permendim: “Festa e shendetit, forces dhe bukurise”;
“Kendojme dhe vallezojme” etj. Ketij pasioni te hershem i eshte drejtuar neper vite me filmat: “Kronike ngjarjesh” (1964); “Lart flamujt e kuq” (1967); “Myslum Peza” (1974); “Me shpejt me lart, me larg” (1976);
Hysen Hakani eshte nderuar me titullin “Mjeshter i madh”.
U nda nga jeta më 7 shkurt 2011.
FILMOGRAFIA
1957 – Fëmijët e saj
1961 – Debatik
1963 – Toka jonë
1966 – Oshëtimë në bregdet
1969 – Njësiti guerril
1972 – Ndërgjegja
1977 – Cirku në fshat
1979 – Mysafiri
1981 – Plaku dhe hasmi
1984 – Lundrimi i parë
_____________________
Referenca: “Enciklopedia – Teatri, Kinematografia Shqiptare” J. Papagjoni / f. 2013-2014; “Koha e filmit” botim i Akademise se shkencave (2003); “Nga letersia tek filmi” – Akademia e Shkencave (2003); “Nje shekull shkon, nje shekull vjen….Filmi Artistik Shqiptare 1996-2003 / Studime per Artin Nr10-2004 f. 162-186 etj.
______________
Publikuar per here te pare ne faqen “Kinematografia Shqiptare” ne Facebook” qe ne v.2013 dhe rishikuar disa here gjate viteve vijues
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw