(Yje të sportit shqiptar) Idhulli Aleksandër Kondo!

0
1623

Idhulli!

Ishte fillimi viteve 80te. Neper kinema dhe televizion, zinin nje vend te vecante filmat e para 30 viteve te “Cinema Peplum”.

Herkuli apo Macisti paraqiteshin tek shqiptari i atyre viteve nepermjet bemave spektakolare te artistit i cili vinte nga bota e body building! Kryesisht femijet paten gjetur heroin e tyre. Quhej Steeve Reeves! Kishte bukurine e trupit burreror te mbushur me muskuj!

Ne faqet e librave e fletoreve tona te shkolles, kishin vendin e nderuar ato skicat e deshtuara me stilolaps te nje trupi me muskuj. Pasditeve, me ndonje kollodok te ndryshkur kamioni dhe ne paralele perpiqeshim te shnderroheshim ne ate cka heroi i yne Stive Rives (Steeve Reeves) neper vite pati ndertuar ne palester, me ushtrime dhe dieta. Nje trup te hatashem!

Ishte pikerisht ajo kohe kur peshengritja shqiptare, ajo e peshave te renda, nxjer tre protagoniste. Aleksander Kondo– Dinamo, Erlin Haxhinikolla-17 Nentori dhe Mirjan Hakani-Lokomotiva e Durresit.
Papritmas, finalet e kategorise se ketij kampionati, mbushin po aq plot pallatin e sportit Partizani sa edhe ndeshjet nderkombetare te Dinamos ne volejboll per femra dhe ato te Partizanit ne basketboll per meshkuj!
Kampion, Aleksander Kondo!

Me se shumti, pervec konkurrences se bukur midis te tre sportisteve, ishte ai arsyeja pse sportdashesit mbushnin plot tribunat.

Fillimisht, fjala u perhap nga spektatoret qe dilnin te mahnitur nga gara, gjate se ciles, i riu me nje trup muskuloz, ngrinte po aq kollaj peshat super te renda sa edhe Herkuli ne film “guret” prej “buke peshku”!

Me vone arriti edhe televizioni dhe pamjet e percjella nga Rubrika Sportive e te henes, lane te mahnitur tere Shqiperine. Simpatiku Aleksander Kondo, me nje trup qe vetem nder filma e shikoje, ngre kollaj, madje, duke pershendetur me buzeqeshje publikun ndërkohë që mban ngritur peshen 200klg!

Te nesermen, qindra femije shkuan dhe u regjustruan ne sportin e peshengritjes, ne Tirane dhe tere Shqiperine! Ata femije, me vone do te beheshin kampione Ballkani, Europe dhe Bote ne te shumten e rasteve duke puthur flamuj e duke degjuar himne te shteteve te tjere…

Fama e Steeve Reeves, qe prej asaj te hene ne mbremje, filloi te venitej ne Shqiperi! Sandri u be simbol i atij sporti dhe heroi jo vetem i femijeve ne tere vendin.
Peshengritja, u be nje nga sportet me te rendesishem dhe nje fabrike prodhimi kampionesh dhe, vazhdon te jete e tille edhe sot.

Sandri, ne nje fare menyre, u be per ne, ai hapi ndermjet dy epokave. Asaj te kaluares me Steeve Reeves dhe asaj qe po arrinte me Arnold Schvarzeneger.
Aleksander Kondo, ai Sandri i yne, u shnderrua fillimisht ne simbol e pas vdekjes tragjike te tija ne moshen 27 vjec, u kthye ne nje legjende!

 

Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here