Ilia Dede (1952 – 2019) | Përkujtimore!

0
507

Ilia Dede (1952 – 2019)
Redaktor, publicist, regjisor dhe skenarist!

Lindi ne Muzine te Delvines me 20 korrik 1952. Ka kryer stufimet e larta ne Fakultetin e shkencave politiko-juridike ne vitin 1974 ne Tirane. Mbasi mbaroi studimet e larta per gazetari, filloi pune si redaktor i filmave kronikale dhe dokumentare prane Kinostudios “Shqiperia e Re” me 15 gusht 1974. Fillimisht u mor me redaktimin dhe shkrimin e teksteve te filmave kronikale dhe kinoditareve. Po ne vitin 1974 shkroi skenarin e pare “Vetetime neper nate” dhe “Brigada e 23-te sulmuese”.

Nga 1974 deri ne vitin 2000 ai shkroi rreth 35 skenare filmash nder te cilet: “Drenazhimi i tokes” – 1975; ”Bilbili i laberise” – 1977; “Bijte e heroines” – 1980; “Gezofrat tane” – 1983; “Fazanet” – 1984; “Ne udhet e reja te jetes” – 1985; “Fanfara e te vegjelve” – 1985; “Loro Borici” – 1987; “Shqiperia” – 1987; “Qyteti keshtjelle” – 1989; “Principata e Arberise” – 1989 etj.

Paralelisht u mor edhe me gazetari. Nga viti 1977 behet anetare i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve. Pas viteve `90-te i perkushtohet publicistikes si analist i “Demokracia Egnatia”. Ne v. 2000 eshte bashkepunetor i revistes “Per te drejtat e njeriut” botim i QSHDNJ-se e sponsorizuar nga Ministria e Jashtme e Hollandes.

Gjate viteve 1992 – 2000 realizoi si skenarit dhe regjisor filmat dokumentare-televizive: “Gjyqi”; “Shqiptaret e Mandrices” (Bullgari); “Requiem”; “Llogara 89”; “Profil 98”; “Piloti i dy qiejve”; “Obelisqet e pranveres”; “Perballe dhimbjes dhe kombit” – 1999; “Prova e madhe” – 1999 etj. Nga viti 1997 ka punuar si shef i Qendres se foto-filmit te Ushtrise Shqiptare. Ne vitet 1998-1999 ka bere kurse trajnimi ne Zvicerr per teknologjine elektronike te realizimit te filmave.
Nderron jete me 30 nentor 2019
___________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. Hoxha / f. 88-89

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here