Ilia Xhokaxhi (1948-2007) | Përkujtimore!

0
1099

Ilia Xhokaxhi (1948-2007)
Piktor, skenograf, kostumograf filmi i Kinostudios!

Lindi ne Tirane me 28 gusht 1948. Kryen Insitutin e Larte te Arteve per artin figurativ. Nga viti 1973-1975 punon ne Radio Televizionin Shqiptar si skenograf. Ne vitin 1975 fillon te punoje si piktor kostumesh ne Kinostudio ne Tirane duke realizuar 12 filma si “Beni ecen vete”; “Lume drite”; “Perballimi”; “Shembja e idhujve”; “Dollia e dasmes sime”; “Gjeneral gramafoni”; “Mesonjetoria” film qe nderohet me cmim per komponentet – 1979; “Deshmoret e monumenteve”; “Gracka”; “Kercenimi” etj.

Ndersa si piktor filmi realizon filmin e tij te pare si bashkeautore “Pas vdekjes” dhe deri ne vitin 1994 edhe 9 filma te tjere, “Nje emer midis njerezve”; “Te paftuarit”; “Vrasje ne gjueti”; “Bregu i ashper”; “ Vitet e pritjes” nderuar me cmim per komponentet; “Vdekja e burrit”; “Nekrologji”; “Nata”; “Dasma e Sakos”, film qe u nderua me Kupen e Festivalit te 11-te te Filmit per anen figurative; “Funeral business etj.

Ne periudhat kohore 1991 – 1994 Pedagog në Akademinë e Lartë të Arteve në lëndën e Pikturës . 1997 – 2000 Punon si pedagog në lëndën e Historisë së Artit Botëror dhe Pikturës në shkollën private të kishës Ortodokse “Frymë Dashurie”. 2004 rifillon punë në Televizionin Publik Shqiptar.
Nderron jete me 7 maj 2007 pas nje semundje te rende dhe te shpejte .

KRIJIMTARIA NE DATA DHE SHIFRA :
Mars, 1991 – Ekspozitë personale në Tiranë (Muzeu Historik).
Shtator, 1991 – Ekspozitë në Ankara (Turqi), në Muzeun Arkeologjik.
1992 – Ekspozitë personale në Tiranë (Muzeu Historik).
Tetor, 1992 – Ekspozitë në JANOSH GET GALERY, Manhattan, New York, SHBA.
1994 – Ekspozitë personale në Tiranë, Galeria Kombëtare.
1995 – Fitues i Çmimit të Parë “World Concepts” Budapest, Hungari. Zhanri pikturë në vaj me titull “SHPATË dhe HËNË”.
1996 – Ekspozitë në Slloveni, Lubjana “Novi Graniti”.
1997 – Pjesëmarrës në ekspozitën “Radio Tirana Fax” në Molfeta, Bari, Itali
Dhjetor, 1997 – Ekspozitë me artistë të tjerë në T&G Gallery.
Shtator, 1998 – Ekspozitë në Paris, Lucernere, Centes Nationale d’Art d’Dssei.
Dhjetor, 1998 – Ekspozitë e përbashkët në Tiranë, Shqiptaro – Italiane “Mesdheu një horizont i përbashkët kulturor”.
1999 – Ekspozitë e përbashkët në hollet e Ambasadës Shqiptare në Paris.
Shtator, 2000 – Arkitekt dhe skenograf i skenes madheshtore ne Festivalin Folklorik Kombetar te Gjirokastres.
Nentor, 2000 – Ekspozitë personale “Benedictus” në Galerinë e Arteve të Bukura në Tiranë.
Dhjetor, 2000 – Skenograf i dekorit të qendrës së Tiranës për Festën e Vitit të Ri 2001 .

2001 – Pjesmarrës në ekspozitën “Onufri”
2002 – Skenograf i dramës “Një njeri në det”
Maj, 2002 – Arkitekt i FARIT SIMBOL në qytetin e Sarandës.
Qershor, 2002 – Skenograf i baletit “Franceska da Rimini”.
Tetor, 2002 – Autor i Ekspozitës personale : MAKBETH, (Ky Kumbim Mitik Mbikohor) në Galerinë Kombëtare të Arteve.
Qershor, 2003 – Skenograf i baletit modern “Paradoksi i Jetës”.
Nëntor, 2003 – Skenograf i dy filmave të rinj.
“Lule të kuqe lule të zeza”; “Women without Wings” (Gruaja pa krahë), film kanadez.

Maj, 2004 – Skenograf i operas “DHOMA” te Zhan Pol Sartrit.
Tetor, 2004 – Autor i ekspozitës personale : BLASFEM (i kamës së thyer) në Galerinë Kombëtare të Arteve.
Janar, 2005 – Skenograf i dramës “BALLKAN EKSPRES”.
Dhjetor, 2005 – Skenograf i festivalit të 44 të RTSH.
_________________
Kinematografia Shqiptare 2013-2021
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. Hoxha / f. 422; si dhe “Forumi Shqiptar” – 2007.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here