Ilo Pando (1927-2003) | Regjisor i filmit dokumentare!

0
554

Ilo Pando (1927-2003)
Regjisor i filmit dokumentare
“Mjeshter i madh”

Lindi ne Korce me 4 shkurt 1927 ku ndoqi Liceun francez. Ne vitin 1950 kreu nje kurs dyvjecare prane Studios Qendrore te Filmave Dokumentare ne Moske. Filloi pune si regjisor ne Kinostudion “Shqiperia e re” ne vitin 1954.
Vitet e para u muar kryesisht me xhirimin e kinoditareve, por paralelisht xhiroi edhe filma kronikale e dokumentare, numri i te cileve, deri ne vitin 1982, i kaloi 70. Per nje kohe punoi si regjisor prane Ministrise se Mbrojtjes.

Nder filmat kryesor te realizuar prej tij jane:
“Ne festivalin e Varshaves” – 1955 / “Cerriku” – 1956 / “Pusi 542” qe u nderua me Cmimin e Republikes ne v. 1958 / “Buke” – 1958 / “Kenga e Rozafes” bashkeautore me regjisorin bullgar Juri Arnaudov ne v. 1959 / “Qemal Stafa” – 1964 / “Noli yne” – 1965 / “Gjuha jone” – 1973 / “Shkolla jone” – 1975 / “Flora jone medicinale” – 1976 / “Onufri” – 1977 / “Piktura shqiptare ne mesjete” – 1980 / “Avni Rustemi” – 1981 / “Pasurimi i mineraleve” – 1981 e disa te tjere.

Ne kete krijimtari nuk u perfshine nje numer filmash me teme nga ushtria si dhe disa kronika politike qe u benin jehone ngjarjeve te kohes.
Filma te tjere kronikale dhe dokumentare:
Kongresi i Partise sone / Riatdhesimi i ushtareve greke – 1956 / Festa e madhe / Dite te paharruara / Floriri i verdhe (duhani) – 1957 / Ari i bardhe (pambuku) / Per miqesine me vendet arabe – 1958 / Mik i popullit tone – 1959 / Fusha e rilindur – 1960 /Rruga e jone – 1961 / Sy shqiponje – 1963 / Policia popullore ne sherbim – 1965 / Kurdohere krah per krah (bashkeautore) / Toka e ftohte dhe Me forcat tona – 1966 / Udhe e pune te mbare rini revolucionare / Shkrime per Skenderbeun – 1967 / Nje situate luftarake / Festa e ushtrise fitimtare / Ne mbrojme Atdheun Socialist – 1968 / Flake ne transhe / Force , shpejtesi, shkathtesi / Nderlidhesit / Permes terrenit te infektuar / Artileria e xhepit – 1969 / Kujdes armet – 1970 / Mbrohemi duke sulmuar – 1971 / Trofete e fitoreve – 1973 / E verteta mbi fene / Brigada e IX sulmuese 1974 / Hovi yne kurre nuk ndalet / 1 maj 1975 ne vitin 1975 / Derri fabrike mishi / Feste ne metalurgji – 1976 / Furrnalta / Ceta jone vullnetare, gur i keshtjelles se madhe /Amatoret e fshatit / Neper tunelin e Qafe-Thanes / Mbrojtja e Atdheut detyre mbi detyrat / Ushtri e popullit ushtar – 1977/ Mjelesja heroine / Uzine mishi dhe vezesh / Sesioni shkencor per probleme te zhvillimit te sotem boteror – 1978 / J. V Stalini udheheqes e teoricien i shquar / Mbledhje historike / Burim i madh kursimi – 1979…..

Ka qene edhe bashkeregjisor ne disa kronika te Kongresit te 7-te te PPSH-se, si dhe drejtues i disa dhjetra suzhetesh e kinoditaresh te Kinostudios, disa kronika ushtarake etj. Ne vitin 2002 i jepet titulli “Mjeshter i madh”.
Nderron jete ne vitin 2003

2 shkurt 2021
_____________
Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here