Intervistë me aktoren Violeta Sekuj

0
1410

Intervista
Po këqyr me vëmendje herë nëpërmjet syzeve të mia e, herë nëpërmjet lupës ca fletë të zverdhura me një moshë prej më shumë se katër dekada. Janë të vetmet relikte krahas fotografive të shfaqjeve të ndryshme që gjenden në dosjen V. S.
Në ato faqe të ngjyrosura nga koha, nëpërmjet shkrimit të stitolapsit e nganjëherë të bishtpenës; aktorja dhe regjisorja Violeta Sekuj ka shënuar rolet e saj gjer aty, nga viti 1975. I marr në duar ato fletë të zverdhura. Më bëhet se fëshfërijnë e kthehen në kujtime.

Më bëhet se fëshfërijnë e germat kthehen në personazhe, të cilat Violeta i interpretoi me dashuri dhe talent ato personazhe që fiksojnë kohëra dhe realitete të caktuara. Ata personazhe… si te: “Përmbysja” (robin e Ksenjës, dublante), “Agimi” (robin e Hanës), “Toka jonë” (rolin e Files, dublante), “Tartufi” (rolin e Marjanës), *Fejesë me ngatërresë” (rolet e Lusit dhe të Xhinës, dublante), “Nana” (rolin e Marijes), “Shtatë shaljanët” (rolin e Lufës), “Kunora e Nurijes” (rolin e Zyhrasë), “Këneta” (rolin e Rinës, dublante),”Shtëpia e kukultës” (rolin e Kristinës),”Bileta e llotarisë” (robin e Dallëndyshes),”Cuca e maleve” (rolin e Marës),”Fisheku në pajë” (rolin e Marijes (Gjelinës)),”Njerëz të ditëve tona” (rolin e Fluturës), etj., etj.

Në studimet e tij edhe për teatrin ”Migjeni” të Shkodrës, prof. dr. Josif Papagjoni ka këtë optikë për aktoren Violeta Sekuj:
”Është ndër aktoret e para të shkolluara të teatrit “Migjeni” të Shkodrës. Spikati me rolin e heroinës në dramën “Zekthi” të E. Vojnisit më 1964, ku paraqiti një botë të brishtë femërore, e mbajtur përgjithësisht në tone psikologjike me mbarsje dramatike. Më 1968 frymoi robin e Gjelinës në dramën “Fisheku në pajë”, me të cilin arriti të shpërfaqë një shpirt e sjellje kontradiktore, të mbetur në ngërth dhe frikë nga ushtrimi i pushtetit patriarkal në familje, me entuziazmin që vjen pas përnxitjes që fiton nga shansi i një barazie dhe emancipimi të pritshëm. Rolin e mbretëreshës në dramën “Gjaku i Arbërit”, 1981,të Fadil Krajës, ajo e konceptoi në dy hulli interpretative: në rrafshet ndjesore të një cinizmi të shprehur haptazi dhe te prepotenca që nxitej prej vetëdijes destruktive. V. Sekuj mbaroi kursin njëvjetar për regjisore dhe iu kushtua më pas regjisurës..”

I marr, përsëri, ato fletë nëpër duar… Më sjellin vite, kujtime, personazhe dhe një emër: Violeta Sekuj.

Violeta rrëfen… në këtë intervistë të bërë afro katër dekada më parë…
(aty nga viti 1981)

“Fillimet!..
– Cdo njeri ka të vecantën e vet. Edhe unë kam timen. I ruaj në kujtesë.
Në Shkodër kam ardhur në moshën 19 vjecare. U emërova aktore në teatrin “Migjeni”. Të them të drejtën, pata një guxim të madh për moshën e re që kisha. Vija e vetme por me një qiell ëndrrash. lsha e huaj, domethënë e panjohur në një qytet Verior të panjohur por i njohur dhe me traditë rrezatuese në fushën e artit dramatik. Qytet, që në past më kujtoi një varg të poetit F. Shiroka: Fal me shndet qytetit tim!

Megjithatë nuk u stepa, por edhe s’u zhgënjeva. ishte pasioni për profesionin e aktorit që më shtynte, më jepte krahë. Megjithatë, unë erdha! Mora guximin. Në teatër gjeta një mjedis të ngrohtë. Dikush më priti si koleg, dikush si fëmijën e vet, dikush si motrën, dikush si shoqen…

U rrita dhe mësova shumë. Vërtet, shkolla të jep disa rrugë, disa piketa, por duhet skena, partneri që të përsosësh profesionin, sic është ky i aktorit!

Ka role që të lënë mbresa, ka të tjerë që… C’thotë përvoja juaj?

Violeta:
Aktori tuan shumë role. Natyrisht, këta role ia jep regjisori. E duke ia dhënë regjisori, ai ka mendimin e vet, konceptin e vet për spektaklin. Por cdo aktor kur lexon pjesën, i mbetet në mendje një figurë. Në qoftë se ajo figurë nuk i jepet, pëson deziluzion, zhgënjehet. Megjithatë… puna në teatër ka bërë që aktori të luajë edhe role që s’ia do zemra.
Sidoqoftë, për të nderuar veten aktori, për të ruajtur dinjitetin profesional, sipas mendimit tim, i duhet të punojë që të bëjë dicka mbi atë rol. Në të kundërt, kur roli të pëlqen, punon gjithë pasion.
Mbaj mend kur kam ardhur për herë të parë në teatër, regjisori Let Shlfaku më dha një rol që më pëlqeu shumë tek drama “Shërbëtori i dy zotnive” i Goldonit. Kisha rolin e Smeraldinës, shërbyeses. Si i thonë një fjale e kam ndjerë veten në ujërat e mia. Mendoj që figura ka qenë e arritur. Spektatori e mirëpriti.

Në veprimtarinë tuaj aktoriafe, një vend të veçantë zë dhe regjisura? Besoj keni për të thënë diçka..?

Violeta: Regjisura më ka pëlqyer shumë ë vërtetë ishte një pasion. Duke e pasur këtë pasion, kam vënë disa pjesë në teatrin “Migjeni”, disa koncerte me Shtëpinë e Kulturës, disa festivale fëmijësh… Kam pasur fatin të punoj me intelektualë të ditur, si: Prenkë Jakova, Tonin Harapi, Albert Paparisto, etj. Prej tyre kam mësuar shumë.
Ndoshta pasioni për regjisurën mund të kthehet një ditë edhe në profesion. Por… ç’them..? Siç duket nuk u krijuan kushtet dhe mundësitë. Kështu që mbeti pasion.

Aspekte nga drama “Djemt te mbare” me regji te V. Sekuj

Vura në skenë “Djemtë e mbarë” të F. Krajës, “Nora” të A. Skanjetit, etj.

Cili është modeli juaj për regjisorin?

Violeta: Regjisori duhet të jetë një njeri i duruar, i përgatitur. Të njohë mirë letërsinë, muzikën, pikturën… Të gjithë këto komponentë i duhen për të krijuar një spektakël. Mbi të gjitha regjisori duhet të ketë fantazi dhe fantazinë duhet ta vërë në shërbim të krijimit të spektaklit. Kjo fantazi, mendoj se quhet talent. Veç kësaj regjisori është shpirti dhe mendja e një teatri.
Teksa bisedojmë për regjisorët, kujtoj Andrea Skanjetin. Punonte shumë mirë për zbërthimin e botës së brendshme të aktorit. Kështu punoi me mua për rolin e Anikës te drama “Djali plangprishës”. Ndërsa Esat Oktrova ishte një regjisor tjetër, që kishte mënyrën e tîj të punës. Esati, zakonisht punën në tavolinë e zgjaste shumë, pastaj hidhej në mizanskenë.


Kam punuar te “Zekthi” i E. Vojniçit, te “Nora e lbsenit.
Me këto regjisorë, si dhe me Lec Shllakun e Serafin Fankon, kam perfeksionuar mjeshtërinë aktoreske, pra, jam rritur si aktore në drejtim të nivelit interpretativ e artistik.
Edhe diçka dua të shtoj: Regjisori i mirë di të ndajë rolet bukur. Zaten aty varet dhe suksesi i tij.

Besoj keni kujtime edhe për kolegët?

Violeta: E thashë dhe në fillim të bisedës, në teatrin ”Migjeni” gjeta aktorë shumë të mirë, për shembult Zef Jubanin. Për mua është e paharrueshme skena e koprracit apo e Tuç Makut te drama “Toka jonë”. Një veçori, krahas shumë veçorive të Zefit, edhe sot e kësaj dite e kam parasysh. Para se të vinte në shfaqje e kompletonte veten, e mbushte me muzikë. Më pat bërë përshtypje kur vinte në provat e Kopracit.

Më thoshte: “E di Violetë, çka kam dëgjuar tashti që erdha?
“Çfarë?” — e pyeta unë. “Rigoleton” – më përgjigjej.
“E ke dëgjuar për kënaqësi!?” — e pyesja për së dyti.
Te ”Rigoleto”, – vazhdonte bisedën Zefi, – unë kam gjetur bërthamën për të zbërthyer rolin e Harpagonit. Ashtu si Rigoletoja qan mbi vajzën kur e gjen të vdekur, ashtu edhe unë qaj mbi arkën e parave, që për mua është gjithçka. Kështu e ka trajtuar Molieri. Kështu do ta trajtoj edhe unë.

Në këtë tragji – komedi Zef Jubani shkëlqeu dhe u bë aq i madh sa ishte, sepse spektatori duke kuptuar karakterin, stilin e kësaj vepre, e cila anonte më shumë nga drama se sa nga komedia, e konceptoi rolin e Harpagonit jo në planin komik, por në planin dramatik, e në disa raste dhe në planin tragjik. Te kjo figurë mishëroi skenikisht tragjedinë e vërtetë të një njeriu që ka humbur cdo gjë njerëzore nga pasioni i cmendur për të grumbulluar pasuri.

Një pyetje, më shumë sociale. E ndjeni akoma veten ”jabanxhije” ne Shkodër?

Violeta: Këtë pyetje ma kanë bërë edhe shumë të tjerë. Unë mund t’ju them me sinqeritet, po të isha, diku tjetër, larg Shkodrës, do ta ndieja veten jabanxhije. Por në Shkodër, jo. Shkodra është bërë qyteti im! Këtu gjeta ngrohtësinë shkodrane. U rrita, u formova si njeri, si aktore dhe… krijova familjen time që e dua shumë. Shkodra më ka ofruar shumë. Më ka ofruar humorin që e pëlqej shumë, erën e lulevileve, ujin e puseve me krik, aromat e shermashekëve, të karafilëve që ka Shkodra. Në Shkodër, sic e përmenda gjatë bisedës, punova me njerëz të ditur e të kulturuar. Kalova castet më të bukura të jetës sime, kalova rininë, gjënë më të bukur e më të shtrenjtë.
___________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Ekskluzive per faqen 12 gusht 2021 / Shkeputur nga libri “ Kujtesa e nje qyteti” (Xhahid Bushati) – albas 2019, f. 236-240
Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i ketij teksti.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here