Inxhinieri i dekoreve Agim Ahmeti!

0
127

Agim Ahmeti
Inxhinier i dekoreve ne Kinostudio “Shqiperia e Re”

Lindi ne Tirane me 24 prill 1953. Studimet e larta i kreu ne insitutin e larte bujqesor ne Tirane, per inxhinier druri me 1977.

Punoi disa vjet si inxhinier ne kantjerin detar per riparimin dhe ndertim anijesh deri ne vitin 1984. Po kete vit u emerua si shef i sektorit te ndertimit te dekoreve te filmave prane Kinostudios “Shqiperia e Re” ne Tirane.

E filloi punen si konstruktor ne zberthimin e skicave te dekoreve te filmit “Njeriu i mire” (1984). Nen drejtimin e tij jane realizuar konstruksionet e dekoreve te rreth 100 filmave artistike 1984 – 1995, por ndermjet tyre, nga pikepamja e permasave dhe veshtiresive te realizimit , mund te permendim dekoret e filmave : “Kush vdes ne kembe” (1984), “Te paftuarit” (1985), “Kthimi i ushtrise se vdekur”, “Muri i gjalle” (1990), “Balada e Kurbinit” (1990) etj.

Agim Ahmeti i dha nje shtytje te madhe perpara ketij sektori duke vene gjithe punen
e ndertimit te dekoreve mbi baza tekniko – shkencore me hartimin e projekteve te mirefillta ne zberthimin e projekteve ne detaje arkitektonike e konstruktive, hartimin e preventivave per analiza te sakta tekniko -ekonomike dhe ndertimin e tyre me metoda bashkohore.

Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 2 mars 2024
______________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivtet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia dhe Kinematografia Shqiptare / Toena 2002 / A. T. Hoxha / f. 15-16

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here