Asim Raxhimi (1930-1989)
Inxhinier zeri ne ish Kinostudio “Shqiperia e re”.
Lindi ne Shkoder me 4 maj 1930. Mbaroi shkollen e mesme teknike ne Tirane ne degen elektrike dhe pas kryerjes se sherbimit ushtarak , kreu studimet e larta ne Prage, Cekosllavaki si inxhinier i rrymave te dobeta me specializim Teknika e Studiove te Filmit, Radios dhe Televizionit.
Ne vitin 1958, fillon pune ne Kinostudio si operator zeri dhe me vone si pergjgegjes i repartit te zerit. Dha nje ndihme te madhe ne drejtimin dhe organizimin e punes ne studiot e zerit dhe vendosjen e nje teknollogjie bashkekohore me aparatura Perfectone si dhe ne hartimin e programit , projektit teknollogjik dhe drejtimin e punimeve per studiot e regjistrimit dhe sinkronizimit , te cilat perfunduan se ndertuari ne mesin e viteve `80-te. Punoi per nje periudhe 2-3 vjecare si kryeinxhinier i Kinostudios. U rikthye me pas ne pergjegjes i repartit te zerit duke punuar paralelisht si operator zeri ne disa dhjetra filma kronikale, dokumentare dhe artistike.
Vitet e fundit punoi vetem si operator zeri ne filmin kronikale dhe dokumentar. Pas vdekjes, u nderua me medaljonin per kolonen zanore ne filmin dokumentar “Stjefen Gjecovi”. Ra ne krye te detyres ne nje aksident automobilistik ne vitin 1989.
_____________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare / Toena 2002 / A. T. Hoxha / f. 339-340.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw