Stafi prapa kamerave!
Ismail Balla,
formulues muzike dhe regjisor montazhi ne Kinostudion “Shqiperia e re”
Lindi ne Tirane 14 janar 1931 .
“Artist i Merituar”. Ka punuar ne Kinostudio dhe ne TVSH.
Mbaroj shkollen e mesme te pergjithshme. Me 16 nentor 1952 filloj pune ne Kinostudio “Shqiperia e re”.
Mbasi punoj per disa vjet ne formulimin e muzikes dhe efekteve te shume kinoditareve , filmave kronikale dhe dokumentare (mbasi per kohen e gjithe muzika e filmave ishte e formuluar), u dergua ne Prage ku u specializua me tej ne profesionin e tij.
Nga viti 1961 drejtoi edhe regjistrimet e muzikes se kompozuar per filmat artistike dhe bashkepunoi me operatoret e zerit edhe ne formulimin dhe regjistrimin perfundimtar te zhurmave dhe efekteve te gjithe kolones zanore.
Filmi i pare ishte “Debatik” (1961). Paralelisht me filmat dokumentare dhe kronikale ai punoi edhe me filmat artistik si : “Komisari i drites” (1966), “Dueli i heshur” (1967), “Horizonte te hapura” dhe “Estrada ne ekran” (1968), dhe sidomos me filmin “Plage te vjetra“ (1969) film i cili u be komplet me muzike te formuluar dhe jo te kompozuar apostafat.
Eshte formulues muzike edhe per disa dokumentare nga te cilet mund te permendim “Takim ne Xhakarta” (1964); “Teatri yne” (1964), “Anes drinit” etj
Nga viti 1970 ai kaloi edhe si regjisor montazhi ne filmat “I Teti ne bronx” dhe “Montatorja” (1970).
Ne fillim te viteve `70-te kaloi si formulues muzike ne Televizionin Shqiptar qe sapo kishte filluar ne funksion, dhe nga pervoja e madhe qe kishte fituar ne kinematografi u muar edhe me montimin e filmave te ndryshem televizive, duke u bere regjisori i pare i montazhit ne Televizion.
Keshtu ne kete Institucion, punoi si regjisor montazhi ne filmat “Korrieret” (1976), “Plumba perandori” me 2 seri (1980), “Agimet e stines se madhe” me 5 seri (1981), “Shoke te nje skuadre” etj.
Si ne Kinostudio ashtu edhe ne TVSH, ai dha nje ndihmese ne pergaditjen e nje numri te konsiderueshem kuadrosh ne profilin e tij.
Per nivelin cilesor ne formulimin e muzikor dhe montimin e filmave u akordua titulli i nderit “Artist i Merituar”
_________________________
Nuk disponojme asnje informacion te metejshem qe nga viti 2002.
Gjithsesi synimi i kesaj faqe eshte te mos anashkaloje e te leje ne harrese asnje emer nga artistet tane per aq sa kemi mundesine t`i kujtojme ato, gjithnje ne baze te nje informacionit te grumbulluar.
Nese ndokush disponon informacion perkates si dhe deshiron t`i bashkohet kauzes sone, duke na ndihmuar ne kete drejtim, do te jete mese i/e mirepritur dhe me shume falenderime te perzemerta.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw