Video si me lart eshte shkeputur nga filmi televiziv, versioni i 1976, “Gjenerali i ushtrise se vdekur”, nje veper e arrire dhe e shkruar me nje sukses te madh edhe nderkombetar nga Ismail Kadare.
Ne film, jane dy skena qe mund te vecohen per nga fjalet se si pershkruhen shqiptaret ne dialogun ne mes priftit (Pjeter Gjoka) dhe gjeneralit (Sander Prosi).
Natyrisht qe behen fjale per nje film por sidoqofte, jane fraza te renda dhe vende – vende, madje disa nga ato edhe sikur jane profetizuar ne periudhen e ketij tranzicionit te pafund qe po kalon vendi yne, (sic jane kthimi i gjakmarrjes, dhuna, vrasjet etj.)!
Te terheqin vemendjen kur i degjon sot te tilla fraza ne kete film te xhiruar qe me 1976 dhe habitesh per nje fakt se si sistemi i kohes e ka lejuar kete film i cili mesa duket i ka shpetuar disi censures.