(Jashtë kamerave) Jonida Çobani – Gjoka, vajza e panjohur e dy aktorëve të mirënjohur!

0
15666

JASHTE KAMERAVE!

Quhet Jonida Gjoka dhe eshte aktiviste. Pak ndofta e dine se zonja ne fjale eshte e bija e aktoreve te mirenjohur Mirketa Cobani dhe e te ndjerit tashme Agim Shuke.

Ishte vetem 9 muajshe, kur cifti i aktoreve divorcohet.

Ne komedine e shkelqyer “Shi ne plazh” te autorit Teodor Laco, aktori dhe me vone pedagogu ne ILA, Agim Shuke, luan rolin e daje Zenos, nje fanatiku te zhgenjyer nga nje lidhje qe kishte patur dikur personazhi me nje aktore. Daje Zeno, ndalon te nipin Alber (pa “t” ne fund) qe te krijoj nje lidhje me aktore, sepse duke u nisur nga eksperienca e tij personale, aktoret nuk qenkeshin serioze ne jete.

Si per ironi te fatit, sot pas shume kohesh, ndonese i shkruar si skenar komedie, kjo ngjarje ka dicka te ngjashme edhe pse dramatike.

E ftuar ne njerin nga panelet e televizioneve shqiptare, ajo ka vendosur te tregoje historine e saj. Nje gje qe zj. Jonida nuk e kishte bere me pare, mbasi gjithnje e ka ndjere ndarjen e prinderve te saj si personale, madje akoma sot ndihet e prekur nga kjo histori, dhe pak a shume si cdo femije i rritur me prinder te ndare, akoma me trishtuar kur ajo nuk arriti te ndjente asgje per babain sepse, sipas tregimit te saj, e dinte se kush ishte babai biologjik, por e ndjente se ishte nje lidhje prinderore e keputur vite me pare.

Agimi dhe Mirketa u njohen dhe krijuan lidhje ne mes tyre qe ne kohen e shkolles ne ILA. Te dy aktore te mirenjohur te skenes dhe te ekranit tone shqiptare, me role dhe interpretime te shumta, por fatkeqesisht me te vetmin rol qe nuk ia arriten dot te interpretonin sebashku, ate te dy prinderve ne jeten reale.

Nje dashuri ne mesin e dy te rinjve qe perfundoi shpejt, mbas 9 muajsh pasi kishin nxjerre ne jete vajzen e tyre Joniden. Ishte 23 vjece, dhe me foshnje 9-te muajshe, kur zonja Mirketa pati fatin e keq te ndahet. Pas kesaj ndarje, sidomos jeta artistike e saj, duke pare edhe shoqerine shqiptare te nje mendimi konservator, behet disi e nderlikuar, e paragjykuar dhe pse jo ndofta ky fakt e privoi aktoren e mirenjohur te trupes se “Skampes” ne pak role dhe aktivizim me te gjere, vecanerisht ne kinematografi. Ajo u menjanua dhe per te zvogeluar figuren e saj, u derguar aktore  ne Teatrin e Kukullave. 

Duhet pohuar se jemi nje shoqeri qe paragjykon per gjerat me te vogla, jo me per moralin. Edhe pse jane ngjarje te dhimbshme qe mund t`i ndodhin kujtdo, prape shoqeria jone ngelet ne prapavije. Andaj, karriera e saj u minimizua, ndonese ne kundershtim me aftesine e gjere aktoriale te Mirketa Cobanit.

Jonida tregon se mamaja e saj, me te cilen jetoi per nje kohe edhe ne SH.B.A, ne kundershtim me rolet e saja te interpretuara si natyre e serte, perkundrazi eshte nje femer me plot dinjitet, e dashur dhe me nje shpirt te madh.
Nje grua e forte, krenare qe perballoi dhe ia arriti t`ja dale mbane ne rritjen dhe edukimin e vajzes se saj.

Lidhjen prinderore me babain ajo e tregon te shkeputur edhe pse ishte perpjekur me te gjitha forcat e saja t`a gjeneronte ate, t`a riperterinte, edhe kur babe e vajze takoheshin…..takime ndonese te pakta qe sillnin mungesen e madhe ne mes tyre.

Ne pamundesi, Jonides i mbeti pishman qe nuk arriti te njohe babain e saj si prind, shkeputur nga korniza artistike. E pra, i ndjeri Agim Shuke nuk e ka mohuar asnjehere qe Jonida eshte vajza e tij. Madje vete Jonida e ka ne cdo dokument identiteti si bija e tij.

 

Por babe apo nene nuk jane ata qe vetem te sjellin ne jete, por prinder te vertete konsiderohen ato qe te rrisin, edukojne dhe jetojne me femijen e tyre qe foshnje.

Dhe Jonides i ka munguar figura aterore, kjo figure qe duhet te jete gjithmone e pranishme, ne cdo hall, feste, gezim a hidherim.
Ndonese Jonida u rrit me pranine e gjyshit, duke gjetur tek ai modelin baba, prape e ndjente mungesen e te atit te saj natyral.

Agim Shuke ishte njeri nga aktoret e medhenj shqiptare, i asaj gjenerate qe bene historine jo vetem te teatrit por edhe te kinematografise sone. Largimi nga kjo jete akoma sot e kesaj dite mbetet nje mister, me nje vrases te pazbuluar .
Me humbjen e babait, Jonida ne mes lotesh shprehet se ka humbur edhe gjysmen tjeter te jetes se saj.

Po cili ishte shkaku qe solli ndarjen ne mesin e dy artisteve tane ne vitin 1970-te?
Vajza e tyre e citon se besimi dhe botekuptimi fetar ndikoi shume qe lidhja te prishet.
Gjyshja, nena e Agimit, ishte nje ortodokse fanatike e cila nuk e dha kurre bekimin e kesaj lidhjeje, ajo nuk pranoi kurre qe i biri i saj te kishte per grua nje myslymane…..

Duke menduar faktin qe feja e cdo besimi u ndalua me force ne vitin 1968, vetvetiu shtrohet pyetja: Te kete qene kjo e verteta e besimit fetar?

Dhe zonja Jonida permend nje tjeter detaj perkrah besimit fetar, aludimin e nje tradhetie jashte martesore, qe do i vinte kapak perfundimisht lidhjes!

Por prape nuk ishte ky shkaku…..

Ne raste te tilla, gjithmone duhet gjetur nje arsye, nje shkak qe te shpie ne justifikimin ne ndarjen e nje cifti.

Ne fakt, ishte nje marredhenie, nje lidhje martesore e dy te rinjve ndofta e nxituar , e papjekur mire, qe kishte filluar te cahej. Prinderit e saj, sa me shume jetonin bashke, aq me shume nuk kishin gjera te perbashketa t`i mbanin te lidhur pervecse nje femije.

Te dy prinderit, sipas tregimit te vajzes se tyre e kishin bere nje tentative per te kaluar kete pengese, por pa ia dale mbare. Mbas lindjes se vajzes, zonja Mirketa shkon tek prinderit e saj ne Elbasan per t`u mos u kthyer me kurre.

Kohet kane rrjedhur dhe breza njerezish kane ikur nga kjo bote, prandaj sot mbas tere asaj kohe, te gjesh fajin apo fajtorin eshte dicka qe nuk ka me kuptim aq me teper nuk sjell mbrapsh periudhen kohore e per te “lare mekataret”.

Mbas se gjithash, kjo eshte jeta jone per sejcilin prej nesh, per te tere ne, artiste apo jo.

Jeta ne vetvete eshte nje udhetim me nje bilete vajtje, pa kthim!

Eksluziviteti i ketij shkrimi ne kete faqe mban daten 9 shkurt 2024.
_________________
Shkrimi u krijua sipas intervistes se vete zonjes Jonida Gjoka dhene ne nje studio televizive po me 9 shkurt 2024
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here