Kjo javë pati dy të papritura. Më e rëndësishmja, humbja e Vllaznisë, në “Loro Boriçi” prej Laçit me 1-2! Nga tre humbje në total, Vllaznisë, dy humbje i a ka shkaktuar pikërisht Laçi! Gjithashtu, në “Loro Boriçi” të Shkodrës, të shtunën, pas disa fitoresh radhazi që prej emërimit të Mirel Josës, Kukësi njohu papritur humbjen nga Kastrioti me 0-1! Rezultatet e tjera ishin pak a shumë të pritshëm. Kështu, Tirana fitoi me Skënderbeun 2-0, Teuta me Apoloninë 1-0 dhe Partizani, i cili vazhdon serinë e rezultateve pozitivë, doli me fitore nga fusha e vështirë e Ballshit me rezultatin 1-2.
Klasifikimi
Vllaznia 18 11 4 3 25-11 37 Partizani 18 8 7 3 25-11 31 Laçi 18 8 6 4 24-15 30 Teuta 18 7 9 2 17-8 30 Tirana 18 6 8 4 17-11 26 Kukësi 18 8 2 8 24-22 26 Kastrioti 18 6 6 6 17-20 24 Apolonia 18 3 4 11 12-31 13 Skënderbeu 18 2 6 10 18-38 12 Bylis 18 2 6 10 13-25 12