Jetëshkrim i aktorit Ndriçim Xhepa!

0
848

Ndriçim Xhepa
Aktor i Teatrit dhe Kinematografise Shqiptare. Eshte nder aktoret me te spikatur dhe eshte vleresuar per kete me:
Urdhëri ‘Naim Frashëri’ i klasit të parë
Titulli ‘Artist i Merituar’
Titulli ‘Mjeshtër i Madh’
Titulli ‘Nder i Kombit’

Lindi më 21 Janar 1957 në Tiranë. Pas përfundimit të studimeve për aktor në Akademinë e Arteve, më 1980, fillon punën si aktor i Teatrit Kombëtar. Ai ka interpretuar rreth 50 role në teatër, nga të cilët veçohen ato në:

“Prometeu” të V.Eftimiut, “Në jetë” te Dh. Xhuvanit, “Monserrati” të Roblesit, “Vdekja e një komisioneri” të A.Milerit, “Nën dritat e skenës”, “Nesër është vone” dhe “Shkallët” te R. Pulahes, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Romeo e Xhulieta” te Shekspirit, “Dasëm gjaku” të F.G. Lorca, “Fernando Krafi më ka shkruar këtë letër” të Dorstit, me te cilën fiton Çmimin “Aleksandër Moisiu” si “Aktori më i mirë” në Festivalin Kombëtar të Teatrit më 1995, “Hekurat” e Arpad Göncz, “Vdekja e Dantonit” të Byhnerit, “Nata e trokitjeve në xhama” të Dh. Anagnostit, “Vdekja dhe virgjëresha” te Dorfmanit, “Ylli pa emër” të M. Sebastian, “Portreti i Dorian Greit” të O.Uajlldit, “Pulëbardha” të A.Çehov, “Kapitulli i Dytë” të Sajmonit, me të cilin fiton Çmimin “Aktori më i mirë” në Festivalin Mbarëkombëtar të Aktrimit “Apollon 2004”, Çmimin “Kult” në 2005 dhe Festivalin Ndërkombëtar “Kosova InFest” po në 2005, “Closer” të P. Marber, “Hotel Ballkan” të B.Hoxhës, “Për një fjalë goje” N.Saurrate, me të cilin fiton Çmimi “Kult” në vitin 2007, “Korbi i bardhë” M.Luarasi, “Xhaxha Vanja” të A.Çehov, me të cilin merr për herë të tretë Çmimin “Kult” në vitin 2009, “Darka e gabuar” të I.Kadaresë, “Liri në Bremen” të R. Fassbinder, “Spiuni i Ballkanit” të D. Kovacevic, “Familja Tot” të Örkeny Istvan.

  
  

Nga viti 1989-2008, ka qenë pedagog i jashtëm në Akademinë e Arteve, në Fakultetin e Artit Skenik dhe në vitet 1996-97 është zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Në vitet ’90 interpreton role protagoniste edhe në produksione të pavarura si “Kujdes! Kafshon…” te Gernit, “Mbretëresha e bukur” te McDonagh, “Nesër nisemi për në parajsë” te T. Dervishit dhe “Tradhëti bashkëshortore” të Pinterit. Ndërsa në Teatrin e Kombësive të Shkupit ka interpretuar në shfaqjen “Mbreti Lir” të U.Shekspirit.

Ndriçim Xhepa është aktivizuar gjithashtu me sukses në rreth 40 filma si: “Flutura në kabinën time” dhe “Dasma e Sakos” me regji të V.Priftit, “I dashur armik”, “Lindje-Perëndim-Lindje” dhe “Në kërkim të kujt” me regji të Gj. Xhuvanit, “Kohë e largët”, “Të mos heshtësh”, “Treni niset në shtatë pa pesë”, “Përdhunuesit”, “Sekretet” dhe “Ada” me regji të S. Pecanit, “Hije që mbeten pas” dhe “Rruga e lirisë” me regji të E.Mysliu, “Kthimi i ushtrisë së vdekur” me regji të Dh. Anagnostit, “Shokët” me regji të K.Çashkut, “Duaje emrin tënd” dhe “Telefoni i një mëngjesi” me regji të I. Muçajt, “Vendimi” me regji të K. Dhamos, “Unë e dua Erën” dhe “Porta Eva” me regji të A. Mingës, “Delegacioni” me regji të B.Alimanit, “Plumbi prej plasteline” dhe “Kronikë provinciale” me regji të A.Minarollit, “Milenium” me regji të B.Bishës, “Kronikë e paharruar në fshatin e harruar” me regji të K.Bekteshit, “I paharruari” me regji të M.Shanaj, filmi grek “Eduard” me regji të Angeliki Antoniu, “Tri ditë nga një jetë” me regji të L.Malaj, filmi grek “Pengu” me regji të Konstandin Janaris, “Tej fasadës” me regji të D.Thanës, “Këshilltarët” me regji të Xh.Dafës.

Ndriçim Xhepa është vlerësuar me disa çmime për rolet e tij në kinematografi, ku mund të përmendim: ‘Medalje’ pë rolin e Gencit në filmin “Shokët”, Festivali i 5-të i Filmit Shqiptar (1983), ‘Medalje’ për rolin e Arsenit në filmin “Duaje emrin tënd”, Festivali i 6-të i Filmit Shqiptar (1985), ‘Kupa e aktorit më të mirë’ për rolin e Benit në filmin “Hije që mbeten pas”, Festivali i 7-të i Filmit Shqiptar (1987), ‘Kupa e aktorit më të mirë’ për rolin e Tomës në filmin “Flutura në kabinën time”, Festivali i 8-të i Filmit Shqiptar (1989), ‘Kupa e aktorit më të mirë’ për rolin e Alush Beut në filmin “Dasma e Sakos”, Festivali i 11-të i Filmit Shqiptar (2000), ‘Kupa e aktorit më të mirë’ për rolin e Harun Bonatës në filmin “I dashur armik” Festivali i 12-të i Filmit Shqiptar (2006), Çmim për aktor për rolin e Ilo Zotos në filmin “Lindje-Perëndim-Lindje” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit (TIFF) (2009), Çmim për aktor për rolin e Spiros në filmin “Delegacioni” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit (TIFF) (2018), “Legjenda e Bastunit” me regji nga Xh.Rama.

Ndriçim Xhepa është nderuar ndër vite me titujt përkatës nga institucioni i Presidencës së Republikës së Shqipërisë:

(1989) Urdhëri ‘Naim Frashëri’ i klasit të parë
(1990) Titulli ‘Artist i Merituar’
(2010) Titulli ‘Mjeshtër i Madh’
(2017) Titulli ‘Nder i Kombit’

© Material i rezervuar / Teatrit Kombëtar.
Ekskluziviteti ne kete faqe: 20 janar 2022

Linku per profilin e aktorit si me poshte:
Ndricim Xhepa | Aktori qe dominoi vitet `80-te

https://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com/ndricim-xhepa-aktori-qe-dominoi-vitet-80-te/
__________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here