Josif Kromidha (1930-2008) | Përkujtimore!

0
1233

Josif Kromidha (1930-2008)
Natyrisht qe emrin e tij e kemi pare te shkruar ne shume prej filmave shqiptare apo dokumentareve. Ky eshte pra producenti Filmit te Kinostudios “Shqiperia e Re”, nje emer i madh qe ze nje vend te rendesishem ne historine e filmit shqiptar. Nderim dhe respekt!

Lindi me 9 nentor 1930. Ka kryer arsimin e mesem te pergjitheshem. Ne vitin 1954, fillon pune ne Kinostudion “Shqiperia e re” fillimisht ne repartin e ndricimit e me vone si administrator i grupeve te xhirmit te filmave kronikale dhe dokumentare.

Ne vitin 1966 fillon si nendrejtor ne filmin artistike “Oshetime ne bregdet” dhe deri ne vitin 1986 drejtoj xhirimet e 25 filmave artistike si producent. Ai paralelisht punoj edhe ne filmin dokumentare, dhe ne vitet e fundit 1986-1990 ne degen e prodhimit te filmave artistike.
Nder filmat e Kinostudios qe mbajne firmen e tij si producent mund te permenden : “Perse bie kjo daulle” – 1969; “Mengjeze lufte” – 1971; “Rruge te bardha” – 1974; “Ne fillim te veres” – 1975; “Fije qe priten “ – 1976; “Zonja nga qyteti” – 1976 ; “Shembja e idhujve” – 1977; “Vajzat me kordele te kuqe” – 1978; “Radiostacioni” – 1979; “Gezhoja e vjeter” -1980; “Ne cdo stine” – 1980; “Pas vdekjes” – 1980; “Nje emer midis njerezve” – 1983; “Fejesa e Blertes” – 1984; “Ne prag te jetes” – 1985; “Pranvera e hidhur” – 1985; Dasem e cuditshme (1986); “Kur ndahesh nga shoket” – 1986.



Josif Kromidha del ne pension ne v. 1990 mbas 36 viteve karriere ne Kinostudio e nga ku me pas marret me veprimtari private.

Nderron jete me 24 shtator 2008, duke lene pas me punen e palodhur prej dekadash nje kontribut te vyer ne Kinostudio si shtepia e vetme e filmit shqiptar pjese e padiskutueshme e popullit dhe pasuri kombetare e shqiptareve.


______________
Kinematografia Shqiptare  ne aktivitet qe ne vitin 2013
U publikua per here te pare ne shtator 2019 ne faqen me te njejten emer ne Facebook. Ndihmoj ne plotesimin e informacionit, vajza e Josifit, zonja Aferdita Kromidha, te cilen e falenderojme nga zemra. Fotot pa logo u moren nga arkiva personale e familjes Kromidha ne faqen josifkromidha.wordpress.com

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here