Julka Darragjati – Kakarriqi, aktorja shkodrane me profesionin e mësueses!

0
949

Julka Darragjati – Kakarriqi
Aktore me profesionin mesuese. Njera nga veteranet e aktrimit ne Teatrin “Migjeni” si dhe ne Teatrin e Kukullave ne Shkoder.

Babai i saj ka lindur dhe është rritur në ish-Jugosllavi me zanatet e mekanikut dhe hidraulikut. Pas orarit të punës merrej me drejtimin e teatrit dhe të baletit. Si origjinë ishte shqiptar dhe konkretisht nga Shkodra.

Në vitin 1914 transferohet në Shkoder. Martohet me një vajzë shkodrane, me Izen e Gaspër Saracit. Nga kjo martesë lindën 4 djem dhe Julka.

Në vitin 1921 familja e saj rikthehet përsëri në Jugosllavi, në Korcola, ku lindi Julka në vitin 1922.
Më pas transferohen në Coftat, një qytet bregdetar.
Në vitin 1928 pas insistimit te nenes se saj, familja kthehet ne Shkoder ne vitin 1928. Pas punes babai i Julkes qe punonte si mekanik e hidraulik, aktivizohej në shoqërinë “Rozafat”, ku merrnin pjesë familjet e mira shkodrane, si e Daijeve (prindërit e Tish Daisé), të Luigj Dajcit, të Muzhanëve, të Simon Rrotës.

Pas kthimit perfundimtar në Shkodër, prindërit e Julkes e regjistruan në Shkollën Stigmatine që në kopsht e deri në semimaturë. Tre klasë gjimnaz i kreu në Shkollën “Donika Kastrioti*. Në nëntor 1944, pas clirimit te vendit, emërohet mësuese, ku punon për gati 30 vjet brenda qytetit të Shkodrës, ndër shkolla të ndryshme.

Në vitin 1945 është mësuese në Ajasëm. Përvec mësimit merret edhe me aktivitete kulturore. Shkruan dhe vë në skenë dramën “Pioneri në burg”.

Në vitin 1946 është mësuese në Dudas. Ndërsa në shkollën “Ndre Mjeda* me nxenesit krijon korin me dy zëra. Vë në skenë dramën: “Në tokat pranë kufirit”.

Aktiviteti artistik i Julkës nuk ndalet. Në shkollën “Liria”, për skecin “Skënderbeu* fiton Cmimin e parë.

Vitet kalojnë. Ndalemi në vitin 1995. Edhe pse në moshë, ajo aktivizon fëmijët e pallatit me shfaqje të ndryshme. Drejton korin e Shkollës Stigmatine. Vë në skenë “Ora e Shqipërisë* të At Gjergj Fishtës. (Julka kujton: “Kur nisa punën me “Ora e Shqipnisë”, për 100-vjetorin e Stgmatineve, thirra Bixhe Koliqin. Atë e kam parë me 1929, kur ka bërë Orën e Shqipnisë”. E thirra ta këndonte edhe një herë atë këngë para publikut. Por u kujtova se me 1939 këtë këngë te “Ora e Shqipnisë* e ka kënduar edhe Albina Dajci. Për 100-vjetor i thirra të dyja. Kënduan si s’ka më mirë. Rolin e Zanave e interpretuan me dinjitet).

Julka është aktivizuar që në moshën 8 vjet në Shkollën Stigmatine. Së pari, me vjersha e pjesë të vogla në prozë.

Si ‘aktore në këtë shkollë ka interpretuar në këto pjesë: “ElizabetD e Anglisë ’59, “Maria Stuart, “Ifigenia në Aulidë, “Miladinacka (komedi). Po ashtu te “Ora e Shqipnisë (melodrama) në rolin e Zanës së Madhe.

“lfigenia në Aulidë” (dramë), Gj. Fishta, Bernardin Palaj, Ludovika 05.05.1929; interpretojnë: Bixhe Kotiqi, Gjyzepina Shuli, Bixhe Kurti, Lizeta Mjeda, Terezina Koliqi.
Kjo pjesë u shfaq edhe më 16.10.1937; interpretojnë: Albina Dajci, Deta Bazhdari,Julka Kakarriqi, Agetina Mirdita, Karmelina Shestani.

“Emira (dramë),V. Prendushi,L. Kiri,23.02.1935; interpretojnë: Ida Kraja, Karmelina Shestani, Agetina Daija,Julka Kakarriqi, Rregjina Krroqi, Albina Dajci, Marije Rranxi, Marije Deda, Benardina Saraci, Gjyljana Lizeta Krroqi, Gjigjeta Bazhdari. Kjo pjesë u shfaq edhe më 22.02.1958.

“Zemër robneshë (dramë), V. Prendushi, A. Dragusha, 24.05. 1935; interpretojnë: Julka Kakarriqi, Albina Dajci, Helena Todri, Cristina Shuteriqi.

“Fejesë me tallall (lojë gazi), Donat Kurti, Ester Dajci, 13.06. 1941; interpretojnë: Pina Kola, Julka Kakarriqi, Mici Deda, Gjyzepina Kcira.

“Një burrë në konvikt (lojë gazi), V. Prendushi, E. Dajci, 24.05. 1942; interpretojnë: Ida Kraja, Gjystina Doda,Julka Kakarriqi. (Këto shënime janë nxjerrë nga vepra në dorëshkrim e studiuesit Gjush Sheldia)

Në vitet që do vinin ajo do të interpretonte ne
“Djersë e gjak”, 1945, regjisor Lec Shllaku. Roli Bija e Kontit Moreno. Morën pjesë: Loro Kovaci (komandant), Julka Kakarriqi (n/komandante,e fejuara e tij), Zina Franja, Prenda Pali, Marije Deda, Leo Prela, Ndoc Deda, Ndoc Shllaku, Simon Harapi (sufler)

“E verbëta”, 09.02.1945, regjisor Lec Shllaku. lnterpretojnë: Julka Kakarriqi (E Verbëta), Roza Shoshi (kamarierja), Antoneta Fishta (shërbyesja), Margarita Bojaxhiu, Pjetër Gjergji, Pistol Soja, Ndoc Deda, Paulin Lacaj, desk Vuksani, Gac Gavo§i, Beqir Sahatcia, Rrok Sheldia, Cin Lufi, Kolë Mirashi, Kel Dema, Lec Prendi,(punëtor skene), Lec Fishta (dekori).

“Tradhtari”, viti 1948. Marrin pjesë aktorët që interpretuan tek drama “E verbëta”.

“Dasma shkodrone”, 1947, nga A. Skanjeti. lnterpretojnë: Julka Kakarriqi (gruaja shkodrane), Neta Shllaku, Zef Jubani, Lin Gjonej, Klotilda Shantoja, File Gjeloshi, Pjetër Adem Kastrati, Gita Shllaku, Bik Ndoja, Ida Kraja, Ludovik Ciurcija, Antoneta Fishta, etj.

“Një pulë që këndon si gjel”, autori Ton Shoshi. Interpretojnë: Julka Kakarriqi (grua malësore), Ida Kraja, Kolë Shtjefni etj.

“Motorri”, 1955, autori Kolë Jakova. lnterpretojnë: Julka Kakarriqi (nënë Leni), Lumnije Hoxha (e bija) etj.

“Fejesa”, 1957, autor A. Skanjeti. lnterpretojnë: Julka Kakarriqi (grua shkodrane), Veronika Pali, Domenika Veli, Rrok Sheldia, Gjovalin Carkaxhia, Rrok Dajci, Ferdinand Bushati, Xhina Ndocaj (Paskali).

“Andrra e 500 vjetëve”, 1962, autor Andrea Skanjeti. Interpretojnë: Julka Kakarriqi, Luigj Mjeda, Cesk Doei, Gjush Sheldia, Ndoc Deda, Cesk Jubani, Brahim Duka, Teufik Gjyli, Engjëll Ljarrja, Ndoc Prendushi, Dedë Suma, Kolë Shtjefni, Xhavid Tirana, Luigj Dajci, Kel Kocobashi, Rrok Sheldia, Rrok Zadeja, Ndoc Radoja (sufler).

Julka dhe Teatri i Kukullave
Në vitin 1951 Julka është Drejtoreshë e Shtëpisë së Pionierit. Përvec rretheve të tjera, hapet edhe rrethi i teatrit të kukullave. Kukullat i punonte me karton Ndrekë Pali, instruktori i punës së dorës. Merrnin pjesë në role: Julka Kakarriqi, Ndrekë Pali, Tonin Harapi, Angjelin Dodmasej; këto ishin edhe punonjësit e Shtëpisë së Pionierit. Me atë thjeshtësi skenash dhe kukullash, fëmijët kënaqeshin, qeshnin dhe edukoheshin.

Me regjisorin Andrea Skanjeti Julka realizoi këto shfaqje: *Lepuri” (1952, roli i dhelprës), Kazma dhe lopata” (1955, roli i lopatës), “Tre kecat” (1957, roli i një prej kecave), “Dhitë e egra” (1963, roli i një prej dhive), “Gjumashët” (1967, roli i një fëmije), “beta e vogël e Skënderbeut” (rolin e Skënderbeut), “Guximtarët e vegjël” (rolin e një gjermaneje). Për të vazhduar më tej me shfaqjet: “Arinjtë e gèzuar” (rolin e gjyshes), “Zhgarravitësit” (rolin e një gruaje të sjellshme),“Partizani dhe delja” (rolin e ujkut), “Shpella e kreshnikëve” (rolin e dhelprës), “Lepurush bishtpreri” (rolin e dhelprës),” Festa në pyll” (rolin e dhelprës), “Ermira e pyllit” (rolin e dhelprës), *Kësula e korierit” (rolin e delfinit), “Një ngjarje në hidrocentral” (rolin e mjekut),”Dasma pa nuse” (rolin e partizanes), “Vallja e bimëve” (tutor: Tano Banushi; rolin e brigadierës), “Zezaku i vogël” (roli: nëna e zezakut), * “Koha është flori” (rolin e librit), *”Partizanët e vegjël (roli: nana e partizanit), “Trimi lepur” (rolin e dhelprës), “Flakë në det” (rolin e një togeri fashist), *”Shtatë kotelet”, (rolin e gjyshes), * “Në shtëpinë e kecave” (rolin e dhelprës),”Gjithmone gati!” (rolin e mësueses)

Ajo që të bie në sy në gjithë këto interpretime, vendin e parë e zë figura e dhelprës.

Duke u njohur me historikun e teatrit të kukullave në vite, kanë dhënë kontributin e tyre të cmuar regjisorët: Andrea Skanjeti, Jonuz Dini, Eda Gera, Kolë Kaftalli, Ikbale Cefa.

Julka, në vitin 1945-1946 mori pjesë në transmetimet e Radio Shkodrës. I propozuan të ishte nëpunëse në atë institucion. Nuk pranoi. I pëlqente të ishte mësuese mes fëmijëve. Ndaj, ushtroi mësuesinë për afro 30 vjet.

Julka, jetonte mes dhimbjes së ikjes të vëllezërve nga kjo botë dhe kujtimit të pafund për shoqet. Jetonte mes viteve të pleqërisë dhe trokitjeve të bastunit. Ato trokitje të ngjanin si fjalë ende të pathëna…

Ne vitin 2014 Keshilli i Bashkise se Shkodres ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” pas vdekjes Julka Kakarriqi Darragjati dhe Vitor Darragjati.

dhjetor 2021
__________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Kujtesa e nje qyteti / albas 2019 / Xh. Bushati / f.116-122.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here