Pjesa e pare
“Ne kunder vetvetes”: Hamburg: 22 qershor 1974.
Me shaka, Sparwasser kishte deklaruar nëse ne epitafin e varrit te tij pa emer do te shkruhej vetem fjalet ”Hamburg, 22 qershor 1974” , të gjithë do ta dinin se kush ishte i varrosur aty”!!!
Behet fjale per ndeshjen që u zhvillua si pjesë e fazes së pare te grupeve per Kupën e Botës më 1974, kur Gjermania Perëndimore, RFGJ, luajti kunder Gjermanise Lindore, RDGJ, për herë te pare dhe të vetme në nivel ndërkombëtar gjatë periudhës 41-vjeçare, ne kohen kur vendi ishte i ndare ne mes Perëndimit kapitalist dhe Lindjes komuniste.
Në ato kohëra të tensioneve të medha gjate “luftës së ftohtë”, të mishëruara nga vraga e telave me gjemba dhe muri i gjate prej betoni që përshkonin kryeqytetin e dikurshëm të vendit, futbolli vepronte si një urë lidhëse për shumëkend në pjesen lindore. Sa herë që një ekip nga ana tjetër e ndarjes vizitonte një vend të Bllokut Lindor për një event evropian, krijohej një zhurmë kolektive për biletat. Nuk ishte një lloj lëvizjeje kolektiviste e dëshiruar nga autoritetet në Lindje, por ilustrohej si dëshirë për të parë yjet nga ana tjetër e ndarjes politike, ashtu si edhe një ndjenjë e qëndrueshme të përkatësisë, një lidhje që mbeti e fortë nëse përmbahej nga ngrehina ë një muri.
Edhe në vitet 1950, nuk ishte veçanërisht e pazakontë që klubet nga të dyja anët e ndarjes të luanin takime miqësore. Ishte një mënyrë për të mbajtur një masë të vogël kontakti me vendin e ndare.
Në të vërtetë, thuajse u konsiderua si një play-off nga e gjithe Gjermania me 1956, kur “Kaiserslautern”, i cili kishte qenë kampion i Gjermanisë Perëndimore në 1951 dhe 1953, gjithashtu duke përfunduar si nënkampion në dy vitet në vijim, luajti kundër “Wismut Karl-Marx-Stadt”, kampionët aktual të Gjermanisë Lindore.
Ndeshja u luajt në “Zentralstadion” në Leipzig, dhe qe tërhoqi interes masiv më shumë se gjysmë milion aplikime të bëra për bileta, duke tejkaluar furnizimin shumë herë.
Njerëzit që patën fatin te merrnin pjesë, e panë ekipin nga perëndimi të triumfonte me dy gola diference të një “score” prej 5-3!
Në të gjitha ndeshjet e klubeve ne mes ekipeve gjermane nga Lindja dhe Perëndimi, shihej zakonisht se si këto të fundit dilnin gjithnje fitues. Autoritetet ne Lindje në të kaluarën pa dyshim do të kishin dashur të trumbetonin suksesin e sistemit komunist mbi Perëndimin kapitalist të korruptuar, por realiteti ishte se ekipet nga RDGJ-ja ishin zakonisht pak më të dobëta.
Ndërsa “Lufta e Ftohtë” u rrit në vitet 1960, mundësia për të zhvilluar ndeshje të tilla u pakësua. Të paktën ekipet nga Lindja nuk po humbnin më, por kur u hodh shorti për finalet e Kupës së Botës 1974, shansi – ose fati, në varësi të preferencës – ofroi një mundësi që ekipet kombëtare të luanin kunder njera tjetres, ose sic shkruante shtypi gjerman i kohes : “Ne kunder vetvetes”. Tani po, ishte më shumë sesa thjesht krenaria e nje klubi në lojë.
Nëse skuadra e Gjermanisë Lindore do te avanconte, do të ishte një moment për t`a ngjyrosur rezultatin si një merite te madhe te shtetit dhe fitore e rëndësishme për sistemin socialist.
Shorti për finalet e Kupes se Botes 1974 u hodh në Frankfurt më 5 janar te atij viti. Ishin kater grupe, me Gjermaninë Perëndimore si mikepritese në Grupin e pare si dhe fituesit e tjerë të mëparshëm, Brazili, Uruguaji dhe Italia, që kryesonin tre grupet e tjera. Ndarja e ekipeve për të plotesuar secilin nga vendet e mbetura ne grupe iu besua dorës së pafajshme të një djali të ri të zgjedhur nga kori i djemve Schöneberger Sängerknaben të Berlinit.
Quajeni si te doni, ironi, ndërhyrje hyjnore, ose thjesht lojë me letra të dhëna rastësisht, por i riu nga i njejti qytet i ndarë ne mes Perendimit dhe Lindjes fillimisht provokoi habi, dhe më pas duartrokitje, pasi nxori shenjën që do të thoshte : “ ribashkim 90-minutësh të Gjermanisë në fushën e futbollit, të ndara vetëm me vija të bardha dhe jo me të kuqe e nga një mur betoni”!!!
Si vendi mikeprites, Gjermania Perëndimore nuk kishte nevojë të kalonte një fushatë të vështirë kualifikimi, por për gjermano – lindorët, qe u ndodhen ne një grup ku përfshihej Rumania, Finlanda dhe Shqipëria jone , u duhej pak mundim dhe fat para se të zinin vendin e tyre në finalet e Kupes se Botës perkrah perfaqesueseve me te mira te kohes në futboll.
Pavarësisht se vendi i pare i grupit u kryesua nga te dyja rivalet RDGJ dhe Rumani ne alternim, e ku të dyja skuadrat fituan ndaj njera tjetres respektivisht ndeshjet në fushe te tyre, vetem atehere kur gjigantët e Bukureshtit dolën me një barazim 1-1 në Finlandë, gjermano-lindorët munden te kualifikoheshin mbasi i fituan të gjitha ndeshjet e mbetura
Krahas dy Gjermanive në Grupin e pare ishin Kili dhe Australia, e ndërsa shorti qe ishte percaktuar sigurisht parashikonte dramen ne ndeshjen përfundimtare te grupit qe do të ishte midis Gjermanive dhe vëllezërve të tyre të ndarë.
Para fillimit te turneut, me sakte nje muaj perpara, gjermanolindoret sikur dhane nje paralajmerim per ate qe do te ndodhte ne sfiden ne mes tyre dhe perendimoreve, pikerisht ate se ndoshta futbolli i tyre po arrinte një nivel te larte kur klubi “FC Magdeburg”, nën trajnerin e zgjuar Heinz Krügel, fitoi Kupën e Fituesve të Kupave , duke u bërë i pari dhe i fundit klubi i Gjermanisë Lindore që ngriti një trofe të madh evropian.
Gjithsesi klubet në Gjermanine e pjeses perëndimore nuk kishin vështirësi, pasi “Bayern Munich” e ngriti Kupën e Kampioneve vetem disa ditë pas triumfit të “Fc Magdeburg”. Biles lojtaret e “Bajernit” do të vazhdonin të mbanin kete trofe presticioz të klubeve në Evropë edhe për dy vitet e ardhshme. Ishte koha kur “FCAjax” i Amsterdamit te Krojfit dhe “Bayern” i Bekenbauerit dominonin skenen Europiane ne rang klubesh.
Ndeshjet e para ne grupe filluan pozitivisht për të dy ekipet gjermane. Në ndeshjen hapëse mjaft te bujshme e pa Gjermaninë Perëndimore të mposhte Kilin 1-0 falë një goditjeje nga Paul Breitner, ndërkohe qe Gjermania Lindore e Georg Buschner siguroi një fitore 2-0 ndaj Australisë qe erdhi nga një autogol dhe një goditjeje nga Joachim Streich i skuadres “Hansa Rostock”.
Pas ndeshjes se pare jo aq te lehte, si dhe me pikët “në xhep”, trajneri veteran Helmut Schön do ta shihte ekipin e tij të Gjermanisë Perëndimore të kapërcejë Australine me lehtësi. Tre gola nga Wolfgang Overath, Bernhard Cullmann dhe Gerd Müller ishin më se të mjaftueshëm për të dhënë deshmine e forces se tyre. Mikpritësit po e gjenin qartë hapin e tyre.
Në të njëjtën kohë, për Gjermaninë Lindore, ecja ishte disi më e vështirë. Në një lojë të tensionuar kundër amerikanojugoreve te Kilit, sulmuesi i “Magdeburgut” Martin Hoffman u dha atyre epërsinë pas 55 minutash loje, mirepo barazimi nga Sergio Ahumada ne 20 minutat e mbetura filloi te projektoi ëndrrat kiliane – të paktën për një kohë.
Në ato kohra jo krejtesisht të pa djallezuara gjithsesi, ndeshjet e fundit të grupit nuk luheshin njëkohësisht d.m.th ne te njejtin orar. Ishte një rregullim që FIFA vendosi të miratojë me vone tamam mbas një ndeshje tjetër te fundit ne grup ……dhe shikoni si per ironi perseri ne grupin ku bente pjese Gjermania Perëndimore në v. 1982 ne Kupen e Botes ne Spanje , sfida e cila “la një erë të keqe” bashkëpunimi në ajër.
Humbja e Gjermanise kunder Algjerise, kualifikonte bashke me ata edhe Austrine e Prohaskes, Shaknerit dhe atij brezi te shkelqyer te asaj perfaqesuese forcen e se ciles e njohu edhe ekipi yne Kombetar. Por kjo eshte nje histori tjeter……
Në turneun e vitit 1974, megjithatë, Kili u përball me Australinë tre ore e dicka para “sherrit” gjithë-gjerman, dhe një barazim 0-0 nënkuptonte që asnjëri nuk mund të kualifikohej tani as Kili dhe as Australia.
E tëra ajo që kishte mbetur për të vendosur ishte se kush do ta fitonte grupin tani dhe cili regjim do të ishte në gjendje të pretendonte hegjemonine sportive për doktrinën e tyre të veçantë.
Loja, e cila ishte diskutuar në po aq qarqe politike sa edhe ato sportive që kur dora e djaloshit te korit tërhoqi shortin e Gjermanisë Lindore në janar, u zhvillua më 22 qershor. Ishin pesë muaj pritje, ankth dhe frikë qe do të luheshin në 90 minuta futboll.
Si dhe vëmendja e pashmangshme politike, është e rëndësishme të theksohet se në të dy anët e kufirit, kishte gjithashtu një interes të madh publik, jo aq për të promovuar ndonjë filozofi të veçantë politike, por më shumë ishte një pikë prekëse, një lidhje, mes të ndarëve te nje vendi ose më saktësisht, popujt e ndarë te ketij vendi.
Nuk do të ishte për t’u habitur që një numër njerëzish që jetonin në Lindje ishin të etur për të parë triumfin e Gjermanisë Perëndimore. Të dy skuadrat u panë si përfaqësuese të nje Gjermanie, kështu që kishte pak ose aspak rivalitet kombëtar, dhe një rezultat nga ana tjetër do të forconte vetëm një regjim jo popullor të etur për të ndërtuar famën e tij duke shfrytëzuar sportin, pavarësisht se si u fitua, se si ngjarjet e mëvonshme ne nje numer te sporteve te tjera do të zbulonin rrugen e vertete te suksesit.
Sipas mendimit të shumicës së ekspertëve, skuadra e Gjermanisë Perëndimore u pa se ishte më e arritura dhe kishte gjasa të mbizotëronte. Kjo nuk ishte thjesht për shkak të paraqitjeve të dy ekipeve në turne deri më tani. As nuk ishte ajo sepse ekipi i trajnerit Schön mbretëronte Europen si kampione ne fuqi (1972 kishin mundur bindshem ne finale 3-0 B.S) , dhe çdo avantazh në shtëpi që ata mbanin do të ishte i diskutueshëm në rastin më të mirë. Faktori kryesor ishte se ata u perceptuan se kishin lojtarët më të mirë, thelbi i ekipit të tyre u mor nga “Bayern” që kishte mundur Atlético Madrid ne finalen e Kupës se Kampioneve te Europes. Po, perendimoret ishin favoritët dërrmues për të fituar ndeshjen dhe për të kryesuar grupin.
Sidoqoftë, nuk mendohej se kundërshtarët e tyre, lindoret, do të dorëzoheshin lehtë. Përveç suksesit evropian të “FC Magdeburgut”, sic e permendem me lart, Gjermania Lindore kishte fituar medaljet e bronzta në Lojërat Olimpike të 1972-shit dhe dy vjet pas kesaj sfide ndaj perendimoreve do të merrte medaljet e arta në Montreale me 1976.
Megjithëse është e vështirë të gjesh ndonjë dëshmi të drejtpërdrejtë, por një numër raportesh rreth lojës sugjerojnë se besimi ishte i lartë per skuadrën e Gjermanisë Perëndimore, me një siguri të rehatshme të fitores që ishte tipari dominues. Do të kishte gjithashtu një epërsi të tifozeve për Gjermaninë Perëndimore në “Volksparkstadion” në Hamburg. Mbi 60,000 do ta shikonin lojën, por nga ai numër, vetëm 1,500 mysafirë të zgjedhur nga Lindja do të lejoheshin të udhëtonin përtej kufirit për te pare sfiden. Vështirë per te thënë gjithashtu se nga ai numër te gjithe ishin përkrahës të vendosur të regjimit.
Duhet gjithashtu të përmendet se skuadra e Gjermanisë Perëndimore kishte një nxitje shtesë për të fituar ndeshjen. Trajneri veteran Schön, i cili po drejtonte perfaqesuesen perendimore per të tretë here në Kupën e Botës, kishte lindur në qytetin gjermano -lindor të Dresdenit, megjithëse në kohën e lindjes së tij, në vitin 1915, ndarja e vendit as qe mendohej dhe ishte nje ngjarje qe do te ndodhte larg ne histori. Shumë kohe më vonë, familja e tij ishte larguar nga Lindja për t’i shpëtuar regjimit të imponuar nga sovjetikët. Prandaj, kishte një ndjenjë të fortë mes grupit se ata po luanin për Schön, fjalë për fjalë dhe metaforikisht. Ishte një temë që kapiteni Franz Beckenbauer përdori për të nxitur shokët e tij të skuadrës.
Eshte interesante të theksohet se menjehere pas ceremonise fillestare, ndërsa lojtarët po hiqnin bluzat e tyre të nxemjes, brohoritjet “Deutschland, Deutschland” u degjuan rreth stadiumit. Ishte kjo vetëm për ekipin vendas apo një lloj deklarate nga njerëzit që merrnin pjesë? Fusha kishte një pistë vrapimi përreth, duke krijuar një hapsire midis lojtarëve dhe spektatoreve, por emocionet e rrodhën poshtë nga shkallet e te pranishemve dhe ranë mbi djemte e dy skuadrave në fushë që përfaqësonin vendin e ndarë.
Fundi i pjeses se pare
Linku per pjesen e dyte te artikullit: https://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com/jurgen-sparwasser-dhe-sfida-ne-mes-vellezerve-ein-kampf-zwischen-brudern-2/
________________
Vizion Sportiv Ora e Kampioneve 2013-2021
Materiali i rezervuar © Pjerin B. – gusht 2021