Kadri Roshi (1924-2007)
Njeri nga koloset e aktrimit shqiptar ne teater dhe kinematografi.
“Mjeshtri i Madh i Artit”, “Artist i Popullit”, “Nderi i Kombit”!
Dy theniet me te spikatura te tij:
“Arti nuk është kopjim mekanik i realitetit, por lloj, rritje, përsosje e tij”.
“Sa të jem gjallë do të luaj në skenë, edhe sikur gjunjët të më dridhen”.
Nuk eshte aspak e lehte te shkruhet biografia e yjeve, ikonave, personazheve qe kane bere historine e artit skenik shqiptar, ku padyshim njeri nga ato eshte edhe kollosi i kinematografise shqiptare, pjese e saj, aktori i paharruar Kadri Roshi. Fillon te mbledhesh fakte , sa me shume informacion per te pershkruar figura te tilla artistesh dhe mbasi mendon se ke thene gjithcka, perseri e ndjen ne vetvete se dicka akoma ka mbetur pa u plotesuar.
Femijeria
Kadri Roshi do te linde me 4 Janar 1924 ne Mallakaster. Babai i tij Maksuti qe ishte nje avokat teper i zoti, dhe nena e tij Sabrije ishin me origjine nga Libohova. Eh, jeta e K.Roshit qe femije do te filloje e veshtire, fatkeqe.
Qe ne moshe 2 vjec do te ngelet pa nenen e tij, ndersa me pas kur ishte 12 vjec do humbase edhe babain, teper e rende kjo per nje femije. Kadriut tani i duhej te siguronte jeten e tij, dhe keshtu filloi te udhetonte neper qytetet e ndryshme si Vlore, Kavaje, Gjirokaster, Durres dhe deri sa perfundoi ne Tirane . Punet ishin te ndryshme dhe as qe kishin lidhje me artin e skenes, punonte ai ne portin e Durresit si punetore ngarkim-shkarkimi, dhe me pas si punetore mirembajtjeje.
Me vone Kadriu do punoje si biletashites ne Kinemane “Republika” ne Tirane. Ndryshe nga anetaret e fisit te tij qe ishin te arsimuar dhe jo pak por 20-25 prej tyre, Roshi vete kishte vetem 4 klase arsim, tamam ato te viteve te para !!!
Ne moshe 23 vjecare vendose te krijoj familje, martohet me Drita Tahon me te cilen do kaloje tere jeten e tij . Drita ishte me origjine nga gjakova edhe ajo ishte artiste. Te dy bashke do te kene 2 femije Ermiren dhe Klitin dhe do te ndjekin profesionet e prinderve te tyre
Jeta artistike
Ai recitonte, dhe recitonte bukur vjershat e Naimit dhe te Migjenit te madh, nderkohe qe terheq vemendjen duke lene me gojehapur mesuesin e tij te fillores.
Ne vitin 1945, do te konkuroje per nje grup teatral te sapokrijuar , por pikerisht do ishte ky konkurs qe do e hedhe poshte proven e tij duke u konsideruar si pengesa ne te folur dhe mungese te talentit. Kjo do te ishte humbja e tij e pare . Askush nuk do te zinte bese qe pikerisht ai qe do behet ikone e pavdekshme e skenes shqiptare do te largohej me arsyen se nuk kishte talent !? “Ne nje episod te jetes se tij, do te kujtonim se ne ate periudhe, Kadri Roshi imitonte ne menyre perfekte te 11 femijet e fqinjit te tij, keta te fundit te gjithe te lindur me te meten e pengeses ne te folur, imitim ky qe do te influenconte dhe vete menyren e tij te te folurit.” (fakt i thene nga Blerina Roshi “National Albania . al”)
Vendose te konkurroje per here te dyte. Serish do te pesonte nje tjeter disfate. Ne nje konkurs me 21 pjesmarres Kadri Roshi, serish cilesohet si i patalentuar dhe shoqeruar nga nje tjeter konkurrent me emrin Naim Frasheri, do te kryesonte listen e te skualifikuarve.
I pushtuar nga hidherimi dhe i pashprese do te endej i vetem rruges . Duket se ne kete moment, kur perballe tij shfaqet mesuesi i tij i fillores, do te lind edhe shkendija e pare qe do te ndricoje rrugen e tij drejt artit. Pasi degjon dhe njeh arsyet e trishtimit te ish nxenesit te vet, mesuesi qe tashme punonte si zyrtar i larte vendose te shkojne se bashku, e te takojne nje mik te tij ne drejtorine e arteve te bukura.
Po kush ishte “miku i arte” i mesuesit, burri me mustaqe pisk te zeza, qe do te takojne e qe vendose te ndihmoje artistin te ngjitet ne shkallen e pare, te karrieres se tij?
Nje tjeter figure e shqiptareve, shkrimtari i njohur Zihni Sako ishte pikerisht personi, mik i mesuesit, i cili vendosi te ndihmoje Kadriun duke i dhene atij mundesine te punononte si sufler. Nuk do te kaloje shume kohe, kur nje grup i vogel personash joprofesioniste, ne te cilin bente pjese edhe K.Roshi, N.Frasheri etj,madje te konsideruar me pare si te patalentuar, do te mblidheshin e me ndihmen e miqve do te perkthenin nga frengjishtja, e me pas do te vinin ne skene pjesen “Martesa e Gogolit”, ku Kadri Roshi interpretonte rolin e Podgolisenit. i tille sishte suksesi i kesaj shfaqjeje sa ky grup amatoresh hyn menjehere ne grupin e teatrit popullor dhe nga ajo dite Kadri Roshi emerohet aktor definitiv I teatrit popullor.” (marre po aty nga teksti i Blerina Roshi – “National Albanian.al”) Ne vitin 1947 duke fituar te drejten e studimit si aktor udheton drejt Zagrebit.
Shqiperia do ti prishe marredheniet me ish Jugosllavine dhe Kadri Roshi ne kete periudhe i vazhdon studimet duke u transferuar ne Prage duke i perfunduar ato ne vitin 1951 me rrezultate te shkelqyera. ( “odlično” )
Por nuk ishte diploma ajo që i dha lavdinë, por dashuria e madhe për punën. Më pas ai, e filloi karrierën e tij si aktor në Teatrin Popullor në moshën 21-vjeçare duke qenë një ndër krijuesit e këtij teatri. Që nga ajo kohë dhe deri sot atij nuk do te mund ti numërohen rolet, të cilat përbëjnë një jetë të madhe artistike, ku ndërthuren vështirësitë e një jete prej jetimi, çiraku, portieri kinemaje dhe deri tek aktori origjinal me portretin e njeriut të fisëm.
Në krah ka patur gjatë gjithë kohës aktorët e brezit të tij Drita Pelingu, Violeta Manushi, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Marika Kallamata, etj. Kadri Roshi do te deputoje ne skenen shqiptare me rolin e Osipit te Gogolit. qe do te kishte nje sukses te papare. Qe nga ketu nuk ka me ndalese drejt sukseseve te njepasnjeshme, duke u kthyer ne embleme te Kinematografise Shqiptare Ai do leje gjurme, mbresa te pashlyeshme tek te gjithe audienca shqiptare ne interpretimin e roleve te panumerta, ne seri si qofte ato teatrore dhe kinematografike. Numerohen rreth 215 role pa llogaritur veprimtarine si rregjizore apo aktivitetet e ndryshme jashte vendit si recitues .
Dritero Agolli do ta cilesoje keshtu: “Kadri Roshi eshte patriarku i fjales se kenduar shqipe. Fjala ne gojen e tij merr tingullin e zileve te kemboreve, te Malit te Nemerckes,Malit te Gjere, te kenges se bukur polifonike, te gurgullimes se lumenjve.” Ndersa vete ai do te shprehet per teatrin : “…..se historia e teatrit është shumë e gjatë” ….. “të tjerë do të kenë fatin ta çojnë më tej këtë histori sa të bukur, aq edhe të mundimshme”.
Nderimet:
Është konsideruar si legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar. Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit. Ai është “Nderi i Kombit” nga viti 1999. Emri i Kadri Roshit është një kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai la figura të spikatura që nuk do të harrohen kurrë.
Filmografia (nga i fundit tek i pari i karrieres):
• Kolonel Bunker (1998) • Kaskadori shqiptar (1998) • Mirupafshim (1997) • Ali Pash Tepelena (1997) dokumentar, por i pazbuluar, shfaqet ne 28 shkurt 2009, dy vjet pas vdekjes • Tingujt e harresës (1996) • Plumbi prej plasteline (1995) • Mikres mèrès – Ditët e shkurtra (1995) • Një ditë nga një jetë (1994) • Dhelpra dhe rrushte – Ezopi, (Teatër) • Vdekja e burrit (1991) • Fletë të bardha (1990) • Misioni përtej detit (1988) • Pesha e kohës (1988) • Rikonstruksioni (1988) • Kur ndahesh nga shokët (1986) • Rrethimi i vogël (1986) • Dasma e shtyrë (1984) • Fejesa e Blertës (1984) • Apasionata (1983) • Era e ngrohtë e thellësive (1982) • Dëshmorët e monumenteve (1980), Jani • Partizani i vogël Velo (1980) • Ballë për ballë (1979) • Këshilltarët (1979), Kryetari i Keshillit Murat Benca • Liri a vdekje (1979), Mesues Hyseni • Gjeneral gramafoni (1978) • Njeriu me top (1977), Plaku Mere • Shëmbja e idhujve (1977) • Zemrat që nuk plaken (1977) • Fije që priten (1976) • Lulekuqet mbi mure (1976),Kujdestari • Përballimi (1976) • Tokë e përgjakur (1976) • Kur zbardhi një ditë (1971) • Malet me blerim mbuluar (1971) • I teti ne bronz (1970), Ademi • Tana (1958)
Teatër
02/01/1992 — “Dhelpra dhe rrushtë (Ezopi)” e Guilherme Figueiredo
01/12/1986 — “Nën dritat e skenës” e Ruzhdi Pulahës
11/09/1986 — “Hijet e nates” e Vedat Kokonës
14/12/1980 — “Epoka para gjyqit” e Ekrem Kryeziut….Abdyl Frashëri
07/04/1978 — “Doktori pacient” e Ruzhdi Pulahës
24/03/1974 — “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës (Artist i Popullit)…Babai
04/03/1971 — “Arturo Ui” e Bertold Brehtit….Arturo Ui
19/06/1970 — “I pazëvendësueshmi” e Qamil Buxhelit
12/11/1968 — “Fytyra e dyte” e Drita Agollit
26/05/1968 — “Çatia e të gjithëve” e Kiço Blushit
07/03/1967 — “Cuca e maleve” e Loni Papës
22/11/1966 — “Përkolgjinajt” e Kolë Jakovës
29/06/1966 — “Tri të shtëna pushke” e Ibrahim Uruçit
27/03/1966 — “Pas vdekjes” e Andon Zako Çajupit
28/05/1964 — “Doktor Aleksi” e Ibrahim Uruçit
16/02/1964 — “Tri ditët e kjametit” e Luan Qafëzezit
11/01/1964 — “Monserrat” e Emanuel Robles
30/06/1963 — “Shtrëngata” e Caoy
17/11/1962 — “Rrëshqitja” e Besim Lëvonjës (Artist i Merituar)
13/01/1962 — “Zonja e Bujtinës” e Karlo Goldonit
22/06/1961 — “Dhelpra dhe rrushtë” e Guilherme Figueiredo
10/03/1961 — “Ambicja” e Besim Lëvonjës
27/11/1960 — “Dragoi i Dragobisë” e Xhemal Brojës
24/06/1960 — “Hamleti” e Shekspirit………….Hamleti
06/02/1959 — “Gratë gazmore të Windsorit” e Shekspirit
09/07/1958 — “Të rinjtë” e Vangjush Vinçanit
24/04/1957 — “I çuditëshmi” e Nazim Hikmet
02/06/1956 — “Armiqtë” e Maksim Gorkit
28/05/1956 — “Detyra” e Kolë Jakovës
25/12/1955 — “Proçesi i Lajpcig-ut 1933” e Lev Kompanjec, Leonid Kronfeld
22/05/1955 — “Përleshja” e Xhemal Brojës
04/03/1952 — “Revizori” e Nikollaj Gogolit
11/11/1950 — “Halili dhe Hajria” Kol Jakovës
30/12/1945 — “Rrugaçi” e K. Nases……Oficeri
Regjisor
Teatër
“Përleshja” e Xhemal Brojës (as/regjisor)
19/06/1970 — “I pazëvendësueshmi” e Qamil Buxhelit (as/regjisor)
10/03/1961 — “Ambicja” e Besim Lëvonjës (as/regjisor)
09/07/1958 — “Të rinjtë” e Vangjush Vinçanit
Çmime e Tituj
1998 – Nderi Kombit
1969 – Artist i Popullit
1963 – Artist i Merituar
“Nderi i Qytetit” – Ballsh
Urdhërin e Punës kl.III-të
1997
Çmimi i Nderit
për interpretimin e rolit të Ymerit në filmin “Mirupafshim”
në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të zhvilluar në Selanik, Greqi në vitin 1997.
13 Maj 1995
Kupa e Karrierës
për interpretimin e rolit të Bariut Prift në filmin “Kolonel Bunker”
në Festivalin e X-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 10 deri në 13 Maj të vitit 1995.
23 Prill 1983
Çmimi Special
për interpretimin e rolit të Rakipit në filmin televiziv “Era e ngrohtë e thellësive” në Festivalin e V-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 19 deri në 23 Prill të vitit 1983.
28 Prill 1979
Çmimi Special
për interpretimin e rolit të Xha Hysenit në filmin “Liri a Vdekje”
në Festivalin e III-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 21 deri në 28 Prill të vitit 1979 .
23 Prill 1977
Çmimi Special
për interpretimin e rolit të Kujdestarit në filmin “Lulëkuqet mbi mure” në Festivalin e III-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 16 deri në 23 Prill të vitit 1977.
Publikuar qe me pare ne faqen me te njejten emer ne Facebook ne janar 2014 dhe rishikuar vitet vijues.
________________
Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013
Referenca: Nacional Albania.al / seleksionim i lajmit dhe informacionit online 2014.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw