Karikaturisti dhe humoristi Shtjefen Palushi (1943-1985)

0
2835

Shtjefen Palushi
(28 Qershor 1943 – 18 Korrik 1985)

Qe ne moshe te re , pothuajse femije Tefa ishte me talent dhe kishte prirje artistike. Duke patur parasysh kete ai ndihmohet nga Prof Vladimir Jani qe te rregjistrohej në Lice Artistik . Që në bankat e Liceut spikatë prirja e tij për karikaturën, një gjini krejt e veçantë e grafikës dhe pak e njohur ne ate kohe ne Shqiperi.

Piktori i njohur Zef Bumçi e ndihmon pa rezerva talentin e ri , i cili për një kohë të shkurtër behet i njohur nëpërmjet faqeve të revistës “Hosteni”. Pa kalu pak vite merr pjesë edhe ndër ekspozita ndërkombëtare ku, fiton edhe çmime artistike.

Tefa krahas ilustrimeve për revistën merret edhe me ilustrime librash dhe me vepra karikature që i paraqet në ekspozitat lokale të Shkodres dhe ato nacionale në Tiranë. Ai pothuaj vazhdimisht esht nderuar me çmime për merita artistike. Nder te tjera Tefa ishte aplikuesi i parë në Shqipni i karikaturës në tekstil . Ai ka qene anëtar i Lidhjes së Artistave.

Ato qe e kane njohur Tefen, kujtojne karikaturat e tij ne faqet e revistes “Hosteni” , vizatime me humor theres, te mprehte dhe mjaft domethenes. Ne kete fushe Tef Palushi ishte i rradhe me nje stil te vecante qe njihej nga te gjithe. Padyshim ai ishte njeri nga karikaturistet me te medhenj qe kishte Shqiperia. Ne paraqitje edhe pse me nje handikap te theksuar aq sa e kishte te veshtire artikulimin e fjaleve, ai krejt tjeter ishte nje artist qe karakterizohej nga nje force e brendeshme me ide dhe fantazi krijuese. Mijera karikatura me krijimtari dhe origjinalitet nen firmen “Tefa” publikoheshin edhe ne organe te kohes te cilat i dedikonin faqe te vecanta, jo vetem “Hosteni” por edhe, “Drita”,”Ylli”, “Nentori” etj.

Tefa ishte i shquar edhe per humorin e tij, per batutat perhere te gatshme e befasuese, si dhe per shume barceleta kryevepra qe i bejne nder humorit shkodran. Pra keshtu Humori Shkodran nuk do te ishte i plote pa ate te Shtjefen Palushit, por edhe karikatura ne pergjithsesi ajo shqiptare do te ishte e manget pa personalitetin krijues dhe gjenialitetin improvizues me penelin e tij te holle dhe fin qe e beri te njohur edhe jashte kufijve te Shqiperise. ne ekspozita nderkomtare . Per te shkruar per figuren e tij te plote nuk do te mjaftonin qindra faqe duke perfshire edhe anektodat dhe barcaletat e tij.

“Mjeshtër të Madh të Fjalës”, “Mjeshtër të Madh të Lapsit”
Ne Qershor te keij viti (2013) Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka akorduar Shtjefen Palushit titullin “Mjeshtër i Madh”, pas vdekjes, me motivacion “Për kontributin e shquar dhënë në jetën kulturore dhe artistike të vendit si karikaturist e humorist, si dhe për ndikimin e madh në zhvillimin e folklorit shqiptar” “Kurimi që Tefa i Shkodrës u bënte zemrave të helmuara dhe lënduara të të gjithë shqiptarëve në ato vite, i kapërcente përmasat e Shkodrës dhe mbante me shpresë të gjithë shqiptarët; (Fjale nga vete presidenti z.B. Nishani).


_________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca ne ndertimin e ketij profili, shkrime te ndryshme ne Web per Shtefen Palushin (Forume online),qe ne janar 2014 dhe u rishikua ne vitet vijues.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here