Kartolinat e Vitit të Ri!
Nga: Gezim Kruja – Artist i Merituar / Mjeshtri i Madh.
Na ishin njehere kartolinat thumbuese qe zakonisht ne cdo fundviti, artisti i madh i humorit Gezim Kruja i lexonte para publikut ne programin festiv te nderrimit te viteve.
1 – ARTAN BULLAFIQIT
I quajtuar deng i leshit, qe ka marre deftesen me te gjitha dhjeta.
T`ju uroj Vitin e Ri, me gezim zemren time ma mbush,
por jo me nota perseri, lule mali, lule fushe.
Ne gjimnastike dhjeta s`ka vend
Por a e din se cfare thone ?
Nota eshte e babait tend, qe e ka shok mesuesin tone !
Ju huuuuu !
2 – NJE MENDJEMADHI
Fjala “Une” ne goje te mbeti,
na krekosesh si gjel deti.
Andej – ketej vec mburrje lume
Pune pak e pupla shume.
Nje urim nga shoket ke, te besh tenden fjalen “Ne”
Ju huuuu!
3 – LLAFAZANIT
Ne korridor, ne klase e jashte,
te flet goja e kurre s`pushon
Kete vit me plot merite, more emrin “gramafon”
Vec kur del ne mesim, krejt pa pritur t`lodhet goja
Viti i Ri te keshillon, t`i lesh llafet se te doli boja
Ju huuuu!
4 – MESUESIT NE FSHAT
Mezi pret sa t`mbaroj mesimi,
dhe te hidhesh n`biciklete,
Kur mesimin na e spjegon, mendja jote rri n`qytet.
E merr rrrugen me shpejtesi, si n`fushore, si n`perpjete
Ec aq shpejt sa te ka zili edhe Agim Tafili vete.
I hi hiiiiii!
5 – NJE PRINDI
Kur ne mesime e ne sjellje, djali yt mire perparon
Ti ne mes shokeve e ngre zerin,
Shifni c`femije rrit shtepija jone
Por kur djali sillet keq, e familjes i ve njolla
Menjehere nis dhe ankohesh
Per kto pune fajin e ka shkolla.
Ha haaaa
6 – KAFSHET E MIA SHTEPIAKE
Pula ime per cdo vere,
nga tre veze ben per cdo here
E m`i fut vet nen dere
Biles nje dite te shtune, m`i ka ba vezet e fergume
Kurse maca qe s`ka bisht, din me fole dhe arabisht
Gjeli i detit me nji kamb
per dy ore ka shku n`Tirane.
Me ka thane qe per Vit t` ri, do te futem vet n`kusi.
Ha, ha, ha e hi, hi, hi , mbet tan oren tuj u zgerdhi
7 – Per urim babait tim,
e per njoftim te gjithe baballareve te tjere qe i kane femijet e tyre ne shkolla.
Mos na lini prane ekranit te televizorit deri ne ore te vona
Per vitin 1989, me asht hapur goja gjate mesimit 118 here
Me ka zene gjumi n`klase 34 here
Kam ardhe pa ba detyrat 23 here
Ndersa me ka dale gjumi me vonese , duke bere pa arsy mungese ne shkolle, 14 dite.
Uroj qe kte vit, mos te na hapet goja, e qe ju prind me ne te jeni te qete, na coni heret me fjete.
Kte urim te dergon djali juaj, Gezim!
Ne kujtim per te madhin e humorit Gezim Kruja!
I paharruar!!!
U publikua me pare ne dhjetor te vitit 2020 ne Facebook ne faqen me te njejten emer.
________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw