Këngëtari aktor, Frederik Ndoci!

0
1766

Frederik Ndoci
Kengetar, aktor

U lind ne Shkoder me 9 shkurt 1958. Mbaron shkollen e mesme te muzikes “Prenge Jakova”ne v. 1977. Me pas diplomohet ne ILA, Insitutin e Larte te Arteve per dramaturgji.

Natyrisht popullaritetin me te madh ai e ka si kengetare. Qe në fëmijëri merr pjesë në festivale lokale e kombëtare për fëmijë, si solist, ku edhe u vlerësuara me çmime kombëtare dhe lokale:
Keshtu e fillon qe ne vitin 1966 me nje çmim te tretë në interpretimin e këngës “Si gjeologët”. Nje vit me pas,1967 në interpretimin e këngës “Rrugëve të fshatit” (Hyjo kalë vrapo) të Zyhdi Barbullushit, fiton perseri cmim te trete.

Me 1971 me këngën “Vëllai aksionist” të Leonard Dedes, fiton cmim te dyte, per te ardhur me 1972 ne cmimin e pare në interpretimin e këngës “Beni, Mira dhe receli” të Xh. Ujkanit e P. Selimit (duet me Myfarete Laze).
Vargjet e asaj kenge: “Oh receli, sa me pelqen / asht ma i miri shoku jem”

Ne vitin 1973, perseri “bie” tek çmimi i dytë në interpretimin e këngës “Tornitorit” të Nexhmedin Dokos.

Gjatë periudhës së shkollës u aktivizua me grupet artistike të Shtëpisë së Pionierit dhe më pas, të Klubit të Rinisë “Heronjtë e Vigut” duke marrë pjesë në shfaqjet artistike dhe kënduar me sukses në skenat e Shkodrës.

Me vone shkon ne Tirane per kinoprovën e filmin “Nga mesi i errësirës”, në kinostudion “Shqipëria e Re” , edhe pse e fiton ate për shkak të biografisë politike nuk pranohet.

Gjatë viteve te shkollës së mesme artistike “Prenk Jakova”, u aktivizua me orkestrën e Estradës së Shkodrës dhe në orkestrën Simfonike (Filarmonike) të Shkodrës, duke marrë pjesë në të gjithë koncertet e organizuara. Po ashtu u angazhua edhe nëpër grupe private (orkestrinat e vogla) në aktivitetet e shkollave të mesme të qytetit, të Institutit Pedagogjik si dhe nëpër festa familjare të qytetarëve të Shkodrës. Kjo e ndihmoi të thellojë njohjen me folklorin dhe pafundësinë e bukurisë së këngës popullore e qytetare shkodrane në veçanti, dhe të asaj shqiptare në përgjithësi.

Pas përfundimit të shkollës së mesme (1977) caktohet për të kryer stazhin në Kombinatin e Drurit, pastaj në ndërmarrjen e Zooteknisë, ku jep kontribut të spikatur në ngritjen e grupit artistik të saj. Me këtë grup fiton flamurin e konkurrimit midis grupeve artistike të ndërmarrjeve të qytetit të Shkodrës.

Gjatë studimeve në Akademinë e Arteve, në Tiranë punoi në Teatrin e Operas dhe Baletit si u aktivizua me grupin “Na bashkoi Kënga Popullore”, si solist dhe instrumentist, duke debutuar në skenat e gjithë Shqipërisë.

Për publikun shqiptar, kanë mbetur të pashlyera interpretimet duet me Irma Libohovën “Në fushë”, me Valdete Hoxhën “Korrim grurë”, me Zeliha Sinën “Potpouri Dibrane”, si dhe kënga “Kjo Kosova e ka adet, kah një Pashë me e mbytë për vjet'”, etj.

Në vitet 1978-1982 fiton dy çmime në “Dekadat e majit”. Në vitin 1981 fiton kinoprovën për aktor në filmin “Në çdo stinë” të regjisorit Viktor Gjika (për rolin e kitaristit).

Si aktor në Estradën e Shkodrës, spikat cilësia e lartë e interpretimeve, duke pasur vlerësime pozitive edhe nga shtypi i kohës.

Vitet 1983-1984 shënojnë një kthesë të re në jetën e artistit Frederik Ndocit. Ai merr pjesë në filmin “Fundi i një gjakmarrjeje” të regjisorit Rikard Ljarja. Filmi fiton çmim dhe roli i luajtur nga Frederiku aktor, vlerësohet nga shtypi dhe publiku i kinemasë.

Ndërkohë role të reja në filmat shqiptarë pasurojnë biografinë e tij artistike :
1981 – “Ne cdo stine” (kitaristi); 1983-“Fundi i nje gjakmarrjeje” (roli i Lleshit); 1985 – “Dasma e shtyre” (tagrambledhesi) ; 1986 – “Kur hapen dyert e jetes” (Mesuesi; 1988 – “Flutura ne kabinen time“ (Leka); 1989 – “Edhe keshtu edhe ashtu” (Andi Bega).

 
 
 
 
           

Në fundin e viteve ’80, një takim me kantautorin e mirënjohur Ardit Gjebrea (shok i festivaleve të pionierit) bëhet vendimtar për rikthimin e artistit në skenën e TV shqiptar, në Festivalin e Pranverës 1986, me këngën “Pranvera do lule shumë” të prezantuar nga Rita Ndoci.

Këngët kryesore ndër vite janë :
Sytë e tu / Pranvera do lule shumë-1986 / Pranvera me një lule s’vjen-1988 / Toka e diellit-1989/ Balada e gurit-2006 /Hear my plea-2007

Në vitet 1990 emigron në Itali dhe pas disa muajve i paraqitet publikut në një koncert me grupin e studentëve, të cilëve u mësonte kitarën. Sukses ishte i padiskutueshëm dhe më pas vjen një koncert prej 5 orësh, para qytetarëve të provincës (Citation needed). Aktivizohet me grupet e ndryshme si “Le rose Rosse” (Piacenza), “La pagina d’album” (Bergamo), me të cilët regjistron kasetën dhe CD-në e parë : “Di tutto di piu'”.
Kjo paraqitje i dha mundësi të përgatiste shumë shpejt Albumin CD të dytë “Sono Gitano”, këngët “Malaguegna” dhe “Caminito”, të të cilit qëndruan si sigla të programit TV “Canta Italia”, për më se gjashtë muaj.

Gjatë qëndrimit në Itali, debutoi me sukses në mjaft skena, diskoteka, nëpër festa në sheshet e provincës së Piacenza (Bergamo), por edhe ne skenat e veriut dhe te qendrës së Italisë. Dha mbi 26 koncerte çdo muaj edhe në Zvicër (Lugano), në Francë (Nicë), në Montekarlo, me një numër total në rreth 300 koncerte në vit (Citation needed).

Në fund të viteve ’90 emigron në Amerikë, ku realizon Albumin CD : “Frederik & Friends”. Në 2005, në New York, ku jeton me këngëtaren Aida Caci, realizon në studion diskografike “Blue November Records” albumin “Canterina”.

Çmimi i Parë në Festivali i 28-të i Këngës në RTSH 1989 bashke me këngëtarët Manjola Nallbani dhe motrën e tij Juli Ndoci. Përsëri çmimi i parë në 2006 në Festivali i 45-të i Këngës në RTSH, për këngën “Balada e gurit” nën shoqërimin e zërit melodioz të Aida Cacaj (Ndoci). Me këtë këngë, prezantoi Shqipërinë në festivalin evropian të këngës “Eurovision Song Contest 2007” në Helsinki, Finlandë me këngën Hear my plea, por nuk hyn në finale, duke u renditur e 17-ta.

Kënga është kompozuar nga Ardian Hila, me tekst të poetit Pandi Laço dhe me orkestrim të Ardian Hilës. Frederik Ndoci aktualisht vazhdon aktivitetin artistik.


_______________
Kinematografia Shqiptare nje faqe publike ne aktivitet qe ne vitin 2013. Referenca: Wikipedia dhe “Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare” – Toena 2002 / A. T Hoxha / f. 289.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here