Rita Ndoci
Kengetare dhe aktore, imituese pjese e Estrades profesioniste te Shkodres.
Mban titullin “Mjeshtre e madhe”
Lindi ne Shkoder me 20 prill. Eshte diplomuar ne Institutin e Larte te Arteve per aktore ne periudhen kohore 1986-1990.
Kreu ne qytetin e saj te lindjes shkollen e mesme te muzikes “Preng Jakova” ne Shkoder por nuk arriti te kualifikohej ne shkollen e larte per Kanto ne Tirane.
Gjate kesaj periudhe punon si mesuese muzike, solfexhit dhe instrumentave ne Shkoder.
Ne fillim te viteve `80-te karrieren e saj artistike e nis me kengen para mikrofonit, ku bie ne sy ne vecanti per interpretimin e saj ne Festivalin Folklorik te Gjirokastres, i cili ate edicion zhvillohej ne Pallatin e Sportit “Partizani” ne Tirane perpara udheheqesit Enver Hoxha dhe byrose politike te kohes. Ishte pikerisht 16 tetori i vitit 1983 kur Rita si perfaqesuese e Shkodres ne kete festival paraqitet me jaren shkodrane “Një këllëf me ar ta çova” . Duartrokitjet ishin te medha. Me kete kenge Rita madje nderohet edhe me medalje. Ne faqet e gazetave lexohej qe “Shkodres iu shtua nje talent”.
Gjate viteve 80-te ka nje aktivtet te gjere dhe recitale ne mbare Shqiperine e asaj kohe.
Me 3 janar 1985 Rita Ndoci do te behej pjese e organikes se Teatrit te Estrades ne Shkoder si aktore e ketij institucioni te madh. Keshtu ne skenen e teatrit “Migjeni” për herë të parë interpreton ne disa skeçe, thashetheme grash që bien viktima të një kasetofoni që nuk dinë ta perdorin dhe shajnë zonjën e shtëpisë në korridor, kur ajo nderkohe po pergadiste kafet në aneks.
Me pas zj. Ndoci e gjejme te interpretoje në skecin e mirenjohur “Kunati i shokut Xhemal”, duke luajtur mesuesen e anglishtes, Lilin, vajzën që shoku Loni (Z. Deda) vinte per ta marrë për nuse. Ketu ajo gjindet ne mesin e korifejve te humorit shkodran e shqiptar, emra te medhenj si Tano Banushi, Zyliha Miloti, Katrina Biga, Drande Xhai e Zef Deda.
“Ka ardhe te bej inventarin e shtepise ky” do te jete njera nga batutat e saja ne kete skec. Nderkohe “Loni” e pyet ne anglisht “How do you do”? dhe ajo vazhdon me pergjigjen po ne anglisht “You are dog”!!!
Per te mos ngelur nje aktore e vogel e humorit, ne vitin 1986 me kembenguljen e shefit te katedrës se konservatorit për dramë shkon drejt Tiranes për te konkurruar për aktore. Diplomohet ne ILA ne vitin 1990.
Pas diplomes me estradën e ushtarit Rita Ndoci ka bërë nje turne në mbare Shqiperine me kete trup ne tetor 1990.

Gajate periudhes se studimeve ne ILA aktivizohet ne programet e Vitit të Ri. Ndofta Rita ishte e vetmja vajzë e re e viteve ‘80 që përpiqej të bente humor në të gjithë Shqipërinë, packa veshtiresive , opinioneve dhe të gjitha thashethemet e asaj kohe. Gjithashtu duhet permendur qe ajo ka qene e para qe ka bërë kamerën e fshehtë, me ndihmën e Vera Grabockës
Në këtë kamerë të fshehtë ka interpretuar role me probleme sociale. Si rol të parë interpreton një berbere tek shkolla e baletit. Keshtu fillon “punen” duke shkumuar klientelen e me pas fillon dhe i merzit duke i provokuar. Me pas u tregonte te verteten e Kameres se fshehte por njerezit akoma nuk e kuptonin se cfare ishte ajo vetëm kur shikonin veten e tyre në natën festive tee Vitit të Ri ne ekranin e TVSH-se.
Rol tjeter i kameres se fshehte ka qene edhe ai i një policeje duke u thënë qytetarëve fryj këtu se mos ke pirë alkool.

Merr pjese si e ftuar per here te pare ne Festivalin e 24-te te Kenges ne RTSH ne vitin 1985. Me urdher te ish drejtorit te RTSH te ndjerit Marash Hajatit ajo behet e para qe e heq mikrofonin nga stativi dhe e mban ate në dorë , nje veprim qe nuk ishte pare qe mbas edicionit te 11-te te festivalit famekeq por qe mbas 1985-ses vazhdoi te ndiqej me pas edhe nga te tjeret.

Në periudhën 86 -90 ftohet në festivalin e kenges për të bërë humor duke interpretuar me parodistet e Vlorës. Edhe mbas viteve 90-te zhvillon aktivitete në Europë, SH.B.A si dhe brenda vendit në Shqipëri ne programin e madh të Vitit të Ri, por gjithashtu edhe pjesëmarrje në aktivitete të rëndësishme në Tirane, Prishtinë,.
Në vitin 1988, në Festivalin e Pranverës ne pozicionin e spikeres nuk i prezanton këngëtarët nga emri, por vetëm me imitime.
Perpos aktivitetit si kengetare dhe aktore ne teatrin “Migjeni” ne Shkoder, ajo luajti nje rol fare te vogel edhe ne filmin e bukur te Kinostudios “Shqiperia e Re”, “Militanti”
Eshte nderuar me shumë çmime si këngëtare dhe si aktore.
Në 2001 ka qene e ftuar në spektaklin “E dua me shume Shqipërinë” duke u vleresuar ndër 10 figurat më të spikatura në art që nuk jetojnë në Shqipëri dhe eshte nderuar nga presidenti i kohës me titullin “ambasadore e kombit” dhe së fundmi kam marrë titullin “Mjeshtër i madh”.
Ndihet e lumtur që sado pak i ka dhuruar popullit humor e gëzim i cili nuk i ka kuryser duartrokitjet per dhjetëra vite . Akoma sot artistja shkodrane ndihet e vleresuar dhe e nderuar nga spektatori artedashes mbare shqiptar.
Qe mbas vitit 1991 jeton ne Gjermani ne pozicionin e perkthyeses ne seanca gjyqesore por pa lene pas dore edhe pasionin per kengen.
Eshte motra e kantautorit te mirenjohur Frederik Ndoci dhe kengetares tjeter motres me te vogel Juli Ndocit (foto si me poshte)
.© Material i rezervuar | Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 13 nentor 2022
U publikua per here te pare ne faqen “Kinematografia Shqiptare” ne Facebook me 8 tetor 2020
________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca ne formulimin e tekstit: Intervista te vete artistes dhene gazetave on line ne v. 2013 si dhe nje seleksionim i informacionit se bashku me fotot te derguara per faqen tone nga vete zj. Rita Ndoci te cilen e falenderojme perzemersisht!
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw