Këngëtarja e shquar Lindita Theodhori – Sota!

0
628

Lindita Theodhori – Sota!
Kengetare e mirenjohur e brezit te arte te muzikes me nje aktivitet te gjere artistik .

Lindi me 17 janar 1950 ne Fier, është vlerësuar me çmimin “Artist i Merituar”. Pas gjimnazit studioi për kanto në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe më pas në Akademinë e Arteve të Bukura.

Qe ne moshën 17 vjeçare debutoi në Festivalin e 11-te te Këngës ne vitin 1972 kur interpretoi këngën “Udhët janë të bukura” (te njohur edhe si Kafe Flora). Pasi kryesoi me votën e jurisë në pjesën me të mëdha të kohes, ajo kaloi pas kengetarit Tonin Tërshana qe fitoi cmimin e pare. Në vitin 2006, ajo do te prezantoi një version të ri të kesaj kënge .

Emrin e saj e gjejme edhe si aktore teksa interpreton ne filmin televiziv me seri “Agimet e stines se madhe”.

Perpos Festivaleve te fundvitit, Lindita Theodhori eshte pjesemarrese si kengetare duke startuar në festivalet e fatosave, të pionierëve, e me pas në festivalin e ushtarit, në anketat muzikore një herë në muaj që merrnin çmim për këngën më të bukur, ka kënduar në Estradën e Shtetit se bashku me emrat te medhenj te muzikes sone, Vaçe Zela, Ema Qazimi, gjithashtu në festivalin e Liceut Artistik, “Kur vjen Pranvera” e shume evente te tjera te muzikes.

 
 
 

Ne vitin 2012 vleresohet me titullin “Mjeshter i Madh i Skenes”
Aktualisht jeton ne Londer, Angli.

Pjesemarrja ne Festivalet e Kenges ne RTSH
1973, Festivali i 12-të në RTSH – “Hekurudha Kenga Jone”.
dhe “Gezime Punetore”.

1975, Festivali i 14-të në RTSH – “Dashuria më e madhe” dhe “Në rrugën e trimave”.

1976, Festivali i 15-të në RTSH – “Atdheu, im gjithë Shqipëria”.

1979, Festivali i 18-të në RTSH – “Nentori I Lirise” dhe duet me Kozma Dushi & – “Mes Punëtorëve”.

1980, Festivali i 19-të në RTSH – “Nen Kuroren E Ullirit” dhe “Me dy plagë lufte hyre në Parti”.

1981, Festivali i 20-të në RTSH – “Kujtim i Lirisë” dhe duet me Tonin Tershana – “Agimet Tona”.

1982, Festivali i 21-të në RTSH – “Dashuria Jonë” dhe duet me Parashqevi Simaku – “Gezuar Shoke”.

1985, Festivali i 24-të në RTSH – “Ti Mbetesh Pranvere”.

1987, Festivali i 26-të në RTSH – “Kenga eshte per ju”.

1988, Festivali i 27-të në RTSH – “Neper ditet tona”.

1989, Festivali i 28-të në RTSH – “Eja Më Kërko”.

Pjesemarrja ne “Kur vjen Pranvera”

Mars 1985, – “Udhët e bukura të fëmijërisë” dhe “Per emrin tend mendoj”.

Në Mars 1986, Lindita Theodhori merr pjesë në Kur Vjen Pranvera 1986 me këngën “Ora E Qytetit Tim”.

Në Mars 1988, Lindita Theodhori merr pjesë në Kur Vjen Pranvera 1988 me këngën “Dua Pranverë Çdo Stinë”.

Në Prill 1989, Lindita Theodhori merr pjesë në Kur Vjen Pranvera 1989 me këngën “Emri më i Bukur”.

Te tjera evente:
Më 11 Qershor 2018, Lindita Theodhori publikon videoklipin “Lamtumire”. Teksti u shkrua nga Olti Curri. Videoklipi u prodhua nga Sebastian Production.

Më 28 Shtator 2019, Lindita Theodhori publikon videoklipin “Mi Amor”. Muzika e këngës u punua nga Apollo, ndërsa teksti u shkrua nga Lindita Theodhori. Videoklipi u prodhua nga kompania Sebastian Production.

Ekskluziviteti ne kete faqe: 16 janar 2022
___________
Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013
Referenca: Nje seleksionim i lajmit te mare online.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here