Kiço Fotiadhi (1943-2014)
Për shumë vite, ka qenë ikona e Televizionit Shqiptar si një ndër figurat më të rëndësishme të këtij institucioni, që në themelimin e tij.
Spikeri i pare i TVSH-se mban titullin “Naim Frasheri i arte”!
Drejtues i lajmeve dhe emisioneve me teme te ndryshme ne kete institucion shteteror qe nga letersia, kultura , politika dhe deri tek ato muzikore.
Njeriu qe u pushua nga puna disa here nga TVSH per motive absurde nga sistemet qeveritare para 90-tes dhe mbas 90-tes. Eshte rasti qe deshmon per te disaten here dhe perfundimisht se poltikanet dhe drejtuesit injorante ne Shqiperi pamvaresisht kohes kane frike nga njerezit e ditur.
Lindi ne vitin 1943. Jetim pa nenen, babai i tij ishte njeri nga mesuesit me te shkelqyer te vendit i cili nderroi jete duke e lene Kicon akoma femije te mitur. Ishte njeri shumë i kujdesëshëm dhe shumë i apasionuar pas gjuhës. Mbasi mbaroi kursin e Janininës, u emërua mësues në shumë shkolla të vendit. I ati pothuajse ka punuar si mesues ne të gjitha fshatrat e Shqipërisë, Tepelenë, Dropull, Dukat të Vlorës, Dhërmi e me pas tranferohet ne Lezhe . Kico ketu fillon klasën e parë në shkollën “Idajet Lezha” dhe mësuesi i tij i parë ka qenë Gjergj Lacaj, prift katolik i cili i mesonte edhe pianon.
Pas humbjes se babait dergohet se bashku me te vellane Dhimitrin ne Shtepine e femijes ne Vlore ne vitin 1949.
Qe i vogël ka patur pasion teatrin. Në Vlorë merrte pjesë në rrethet teatrale të Shtëpisë së Pionierëve të Vlorës. Ishte një bashkëpunëtor i Shtëpisë së Kulturës së Vlorës. Deshira e tij ishte të studionte për dramaturgji. Mbasi konkuron në vitin 1957 nuk fiton por nje vit me vone, duke konkurruar përsëri behet fitues dhe i futet studimeve per ne Liceun Artistik.
Pedagoget e Kicos kane qene emrat e medhenj si Sandër Prosi, Naim Frashëri, Kadri Roshi, Prokop Mima, Mihallaq Luarasi etj. Ka gjithashtu fatin e madh që letërsinë dhe teatrin grek ta beje katër vjet rresht në dy segmente, me Profesorin e mirenjohur te kohes Myzafer Xhaxhiu (letërsinë antike greke) dhe Xhemal Broja profesor (jepte mesime per teatrin e lashtë grek).
I perket nje brezi qe eshte ushqyer me nivelet shkencore pedagogjike kulturore më të bukura që kishte ai brez pedagogësh. Në bazat e tyre ata hodhën parimet më të shenjta të artit shqiptar dhe të artit botëror në përgjithësi.
Mbas Liceut që e mbaron me rezultate shumë të larta, diplomohet edhe ne Institutin e Lartë Dramaturgjik “Aleksandër Moisiu”. (Akademia e Arteve fillimisht ishte Instituti i Lartë Dramaturgjik “Aleksandër Moisiu”, rezidenca e te cilit ishte në Teatrin Popullor. Aty ishin studiot, klasat dhe kjo u krijua në vitin 1958).
Në vitin 1966, porsa mbaron Institutin emërohet direkt spiker kryesor në Radio Televizionin Shqiptar, profesion qe e mban deri ne vitin 1974 dhe me pas nga 1981 – 1994.
Në vitin 1959 funksiononte Radio Difuzioni Shqiptar i cili transmetonte me orë të reduktuara. Kërkonin elementë, spikera dhe kishin shumë emisione, të gjalla, të dramatizuara, të gjitha ishin me krijimtari letrare. Bazën e spikerave ato e kërkonin tek shkollat artistike. Profesori i Kicos dhe aktori i shquar Prokop Mima punonte në mënyrë tepër serioze, për të mësuar se si të flasësh bukur, si të dublosh bukur, si të recitosh bukur etj.
Në Lice incizoheshin zërat më të bukur. Midis tyre konkuron edhe ai i Kico Fotjadhit. I japin një gazetë per te lexuar dicka aty. Pas 20 ditesh, ai që kishte bere incizimin i komunikon qe mund të bashkëpunosh me ne në emisione të ndryshme në radio. Ishte viti 1959.
Në atë kohë folësat nuk i vinin në mikrofon menjëherë. Kicos i jepnin skica letrare dhe tregime të ndryshme. Atëherë ishte krijuar një personazh në emisionin e fëmijëve që quhej “xhaxhi korespondenti”. Ky ishte një figurë i cili korespondonte me të gjithë Shqipërinë për të gjithë problemet që kishin fëmijët. Kështu e kishin përgatitur redaktorëtne mesin e tyre ishte edhe i mirenjohuri per kohen që nuk jeton me, Konstandin Leli.
Kur fillon pune për herë të parë në vitin 1959 në Radio Difuzion që ishte në Rrugën e Kavajës gjen gazetarin Alfons Gurashi qe i kishte kaluar këto faza dhe në atë kohë bënte Enciklopedinë e Radios. Nga emisionet e fëmijëve, Kico vazhdon në emisionet e kulturës, me emisione letrare. Ka nje emision te titulluar “Universiteti Popullor” në radio dhe nje tjeter për figura të shquara të muzikës klasike botërore, rubrika e prindit, tryeza familjare. Në vitin 1964 drejton nje emision që titullohej “Shqiptarët në mërgim”, ku gazetaret komunikonin me mërgimtarët tanë .
Ne kete kohe megjithate ai nuk kishte pikësynime për televizion dhe për radio, dhe studionte për aktor. Mendonte se në cilin teatër profesionist do të emërohej dhe çfarë roli do të bënte, por edhe televizioni bënte punën e vet.
Do te jete viti 1963, kur spikerja e pare Stoli Beli i propozon qe te drejtoje lajmet si spiker në televizion. Nuk mbahet mend me saktesi se kur e ka dhënë lajmine parë në Televizion, por per Kicon ka qenë dita më e çuditëshme dhe më e shenjtë në konceptin sepse nuk ishte krijuar akoma imazhi që ai po fliste në televizion (duke pare edhe faktin qe vetem 13 televizore ishin asokohe ne tere Tiranen.
Ka qene i pari spiker me arësim të lartë që u emërua ne TVSH. Spikerat që ai gjeti aty nuk e kishin arsimin e lartë, por ishin njerëz me talent, të përgjegjshëm, studiues, të dashuruar me punën sic ishin mjeshtërat e folësve shqipe Vera Zheji, Feride Konomin etj. Ai vinte nga një shkollë artistike. Kërkesat për materialet që lexoheshin në lajme, qoftë lajme politike, letrare, kishin kërkesa artistike ishin maksimale. Në këtë rrugë hyri e folura në radio-televizion.
Që ne vitet ‘70-të, kur fillon edhe emisioni i lajmeve “ Revista Televizive”, Kico Fotjadhi do te ishte drejtues kryesor i lajmeve.
Më 1 korrik 1974 e largojne nga TVSH dhe e dergojne punëtorë në fermë me gjithë gruan, per motive politike (nga nje leter anonime qe nje kusheri i larget tre brezash i nenes se tij ishte arratisur ne Greqi dhe se babai i tij kishte qene anetar i partise fashiste italiane)…… 1976 e cojne Drejtor të Kulturës në zonën e Lurës për dy vjet. Më vonë drejtor në Pallatin e Kulturës Ali Kelmendi. Do te jete viti 1980 kur do te rifilloje bashkëpunimin me Radio Televizionin. Atëherë fillon edhe restaurimi i tij biografik.
Në vitin 1981 filluan ngjarjet në Kosovë që kërkonin pavarësinë dhe Shqipëria mbajti qëndrimin e saj me disa artikuj shumë të fuqishëm. Një prej atyre artikujve ka qenë i marsit i vitit 1981. Artikulli e kishte titullin “Kush e nxiti armiqësinë midis popullit të Jugosllavisë” te cilin e lexoi me nje profesionalizem Kico Fotjadhi duke lene gjurme te pashlyeshme si nje lexues me plot emocione.
Nese do te flasim per emisionet qe Kico Fotjadhi ka drejtuar ne radio nuk do te leme pa permendur: emisionet speciale rreth të gjithë letërsisë se viteve ’30-të të Nonda Bulkës, Qemal Stafës, Migjenit, Petro Markos e të tjerë. Këto i kishin të gjithë të regjistruara në radio.
Pas largimit te tij në vitin 1974, dy nga redaktorët e redaksisë së kulturës komuniste i hoqën nga arkiva këto emisione vetëm se ishte zëri i tij duke demtuar arkiven, e duke fshire te gjitha ato rregjistrime te vyera.
Perpos emisioneve te tjera, Kico Fotjadhi ne televizion ka bërë cikle emisionesh muzikore si ai i vitit 1972 per festivalin e 8-të të këngës në radio Televizion. Pa lene ne harrese emisionin “Për ty atdhe” në të gjithë Shqipërinë me këngëtarët më të mirë të asaj kohe, me Justina Alia, Ema Qazimi që janë në arkivën e televizionit Shqiptar.
Pastaj në vitin 1984-1985, jepet si orientim për të bërë një emision për etnogjenezën shqiptare, ku u formuluan disa skenare dhe do të bëheshin 26 emisione me metrazh të gjatë nga 3 orë secili për të gjitha rrethet e Shqipërisë.
Ky emision u realizua në këmbë dhe jo ulur dhe ishte i pari në historinë e televizionit Shqiptar. Ai emision u bë i thjeshtë pa tekst ku Kico Fotjadhi vetëm fliste pa letra. Ky emision ishte mujor, dhe zgjati tre vjet.
Per te qare dhe per te qeshur. Reflektim i nje pasqyre te vjeter!
Ne vitin 1992 perseri e largojne nga TVSH duke thene se ky njeri i ka shërbyer monizmit. Po keshtu për Alfons Gurashin dhe Virgjil Kulen, folësit më të mëdhenj të ekranit shqiptar!!!
Motivacioni absurd ishte se i kishte shërbyer me besnikëri monizmit!!!
Ne vitet e tranzicionit pas 90-tes Kico Fotjadhi nuk niset në emigracion. Mbante postin e drejtorit te Pallatit te Kulturës Ali Kelmendi duke qendruar ne kete post deri në vitin 1994-1995 dhe pastaj me një vendim ky pallat kulture u shkri dhe u sekuestrua dhe ai mbetet pa punë. Në vitin 1997 fillon si bashkëpunëtor me ndihmen e regjisorit Albert Minga.
Televizionin Shqiptar e njeh Ylli Pepo dhe Albert Minga , me pas fillon te merret me televizionin e Vefës ku ishte në organizim e sipër por pas disa muajsh dolën problemet që kishte ai me shtetin shqiptar dhe e sekuestruan. I ftojne ne dy televizione private.
Kico Fotjadhi, mbylli syte me 17 shtator 2014
_____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca ne formulimin e artikullit: Intervista e vete autorit dhene Albert Zholit ne Gusht 2008.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw