Kinemaja italiane 50-te!
Il neorealismo & Il Cinema d`Autore”
Mbas luftes se II-te boterore (1945 -1953) lindi “Neorealizmi”, nje periudhe artistike dhe kulturore e cila i perket te gjitha formave te artit, por qe gjen pikerisht ne Kinema nepermjet filmave rrezultatet ma te larta .
Regjisoret me te spikatur ne kete periudhe jane emrat qe do te bejne histori jo vetem ne kinemane italiane: Roberto Rossellini, Vittorio De Sica, Luchino Visconti, Giuseppe De Santis etj.
Duke u nisur nga mesi i viteve `50-te , kinemaja italiane lirohet nga temat thjesht ekzistenciale, të filmuara me stile dhe këndvështrime të ndryshme, shpesh më shumë meditues se përshkrues. Kështu ne jemi dëshmitarë të një lulëzim të ri të kineastëve që kontribuojnë në një mënyrë themelore për zhvillimin e artit të shtatë. Artisti i madh nga Ferrara, Michelangelo Antonioni është i pari për të krijuar vetë, duke u bërë shpejt një autor i referencës për të gjithë kinemanë moderne.
Keshtu kalohet ne “Cinema d`autore” ku pas Antonionit kemi rregjisore te tjere mjaft te spikatur ne kete periudhe kohore:
Federico Fellini eshte nje figure qendrore per zhvillimin e artiti te shtate, autori qe me shume se cdo gje tjeter ka permbledhur cdo aspekt te reales dhe surreales ne nje dimension poetik.
Regjisore te tjere te medhenj ne kete zhaner te filmit mund te permendim edhe Alberto Lattuada, Luchino Visconti, Roberto Rossellini, Carlo Lizzani, Alessandro Blasetti, Mario Matoli, Pier Paulo Pasolini, Valerio Zurlini, Ermano Olmi dhe mbi te gjithe Vittorio De Sica i cili jo vetem qe ka patur detyren e rregjisorit por edhe ka interpretuar si aktor ne mjaft filma.
Me poshte nje album fotografik nga filmat me te bukur italiane nepermjet kopertinave te tyre, te realizuar gjate viteve `50-te dhe `60-te, periudha e arte e Kinematografise Italiane. Disa nga keto filma u bene te njohur edhe nga spektatori shqiptar ne TVSH gjate kohes se viteve `70-`80!
Cilet jane ato filma konkretisht ?
Per te ngacmuar memorien tuaj le te “udhetojme” se bashku duke i rishikuar afishet e tyre ne kete album qe u publikua ne qershor te v. 2016 ne Facebook
Kinematografia Shqiptare 2013 – 2021