Kinostudio “Shqipëria e Re” | Historia e një Hollivudi të vogël tërësisht shqiptar!

0
1245

1952 – 1996 Historia, aktiviteti i saj artistik nepermjet fotos. Filma Artistik, Aktore, Dokumentare, Kronika, Reportazhe, Kino-Ditar Vizatimore.
Pa ekzagjerim ishte nje Hollivud i vogel, ose nje “CineCitta” per Shqiperine, teresisht e markes sone krjuar “me forcat tona”, me pune kolosale, sakrifica dhe mund e djerse, per te cilen populli dhe shteti shqiptar duhet te jene krenar. 44 vite aktivitet artistik ne prodhimin e Filmit e konsideruar per kohen “Prone e perbashket socialiste”.

Ndryshimi i sistemit politik dhe kriza ekonomike e viteve ’90 sjell trasformimin e saj në “Albafilm” dhe në vitin 1996 shenohet mbyllja e egzistencës se saj. Gjithsesi, gjithcka qe eshte prodhuar ne Kinostudio si shtepia e vetme e filmit per shtetin shqiptar, mbetet prone dhe pasuri kombetare e Shqiperise.

Edhe pse ky eshte ligji per te drejten e autoresise qe gezon ky Institucion, mbas viteve 2000 jane te shumte individet qe abuzojne me prodhimet e realizuara nga Kinostudio e madje tash se fundmi vihen re edhe ndonje regjisore qe faktikisht punonte ne sherbim te popullit per te krijuar art, pra “under public domain” dhe kurrsesi simbas prones se tij private.

Dihet fare mire nga te gjithe se privatesia ishte me ligj te rrepte e ndaluar ne cdo fushe te jetes. Duke u nisur nga keto shkelje kjo faqe publike, “Kinematografia Shqiptare” nuk do te pushoje se theni fjalen e saj, drejtuar sovranit se c`behet me pasurine e tij.
Filmi Shqiptar prodhim / i markes Kinostudios “Shqiperia e Re”, eshte pa diskutim prone dhe pasuri e popullit shqiptar. Asnje individ, qofte edhe ato qe punuan dikur ne sherbim te popullit ne realizimin e filmave shqiptare, ne vecanti ato qe mbahen dhe iu figurone emri si regjisore, nuk gezojne absolutisht as me te voglen te drejte autoresie, per censurimin, bllokimin , dhe privatizimin e filmit te Kinostudios. Cdo tentative e kesaj natyre nga persona te pandergjegjeshem, te pafytyret konsiderohet shkelje dhe vjedhje e hapur e prones se popullit shqiptar.

VINI RE: Individet qe abuzojne me emrin e krijuar dikur (regjisor) jane hajdute ordinere te licensuar nga klasa aktuale politike e korruptuar po aq ordinere,  nga nje parlament neo osman i mbushur me “gomere te Babatasit”, (pa kurrfare lidhje me demokracine perendimore). Keto abuzues te idealit te zhvatjes dhe shkaterrimit ne mes te tjerave jane pjese e nje trafiku te kontrabandes te mire organizuar ne dem te prones se nje populli ashtu si ne cdo fushe te jetes edhe ne art!

THONI EDHE JU PIRATERISE: 
S T O P !!! S T O P !!! S T O P !!! S T O P !!! S T O P !!! S T O P !!! S T O P !!! S T O P !!

PROLOG

A e dini se Shqiperia eshte nje vend qe per me se nje cerek shekulli ka prodhuar filma me shume se India dhe USA , gjithmone duke folur ne raportin me numrin e popullsise ?
Ne vitin 1974 Kinostudio “Shqiperia e Re” prodhoi rreth 14 filma vetem ate vit, gje qe e ka deshmuar mire vete rregjizori dhe aktori i madh Rikard Larja. Kinemaja eshte nje art i rendesishem dhe vete politika e asaj kohe 50-vjecare i dha nje impuls te nevojshem aktivitetit kulturor dhe propogandes, por edhe nepermjet saj emancipimit te masave popullore. Ne kete album jane foto qe tregojne aktivitetin e Kinostudios ne prodhimin e Filmave, Dokumentarve dhe ditareve historike gjate 50- vjecarit te saj ne funksion si nje ent shteteror.

HISTORIA
Kinostudio “Shqiperia e Re” ishte dhe mbetet : Institucioni Shteteror qe prodhonte filma, i shperndante, dhe pergadiste specialiste ne fusha te ndryshme te filmit.
U krijua si prone e Popullit dhe Shtetit Shqiptar dhe u perurua me 10 korrik 1952.
Fillimisht ajo pati si qellim qe brenda nje kohe te shkurter, te krijonte kushtet e nevojshme per prodhimi n teresisht ne vend te filmit kronikal e dokumentar.

Ne harkun kohor 1957-1958 arriti te prodhonte filmin e pare artistik me metrazh te gjate “Tana” ku regjisori i saj u caktua Kristaq Dhamo si dhe filmin e pare te metrazhit te shkurter “Femijet e saj” (me regjisorin H. Hakani). Ne vitin 1959 xhiroi bashkeprodhimin shqiptaro-sovjetik “Fortuna” .

Se bashku me fuqizimin e reparteve mbeshtetese (dekoret, rrobaqepsia, kostumeria, rekuizita, ndricimi, butaforia, e te tjere komponente), u pergaditen ne shkollat e larta jashte vendit disa regjisore, operatore, piktore skenografe, piktore kostumesh, inxhiniere zeri etj. te cilet mbajten peshen kryesore te prodhimit kinematografik shqiptar ne 20 vjetorin e pare qe nga themelimi (1952-1972) si K. Dhamo, Dh. Anagnosti, V. Gjika, K. Dilo, H. Hakani, G. Erebara, G. Ikonomi….

Aty nga fundi i viteve `62 u fut ne prodhimin e pare atelie per xhirimin e filmave (rreth 1. 800 m2 me mjedise perkatese ) .

“Guret dekorative” (1964) eshte dokumentari i pare me ngjyra i perpunuar ne laboratorin e KSHR-se , ndersa ne vitin 1974 “Rruge te bardha” shenon filmin e pare artistik me ngjyra.
Dy vjet me vone u prodhuan dhjete filma artistike, ndersa ne fushen e filmit dokumentar dhe kronikal realizoheshin mesatarisht 40-45 filma ne vit.
Ishte ne qarkullim edhe nje gazete javore “Kinoditari” , si pjese e pasqyrimit te punes ne Kinostudio “Shqiperia e Re” (KSHR-se).

Ne vitin 1976 mbahet si viti i organizimit te Festivalit te Pare te Filmit Shqiptar ku konkurruan se bashku filmi artistik, filmi dokumentar dhe filmi i animuar. Gjithashtu per tu shenuar eshte edhe ngritja e sektorit te animacionit ne KSHR, sektor i cili arrinte te prodhonte mesatarisht 12-13 filma ne vit me vizatime, me kukulla, me kartone, me plasteline e teknika te tjera.

Ne vitin 1978 perfundon se ndertuari nje kinostudio e re, me dy atelie shtese. Me e vogla (me 230m2) u perdor per repartin e kuadrove te kombinuara , ndersa tjetra (4.895m2) sherbente per xhirimin e filmave artistike .

Me pas Kinostudio u zgjerua akoma me shume me ndertimin e nje laboratori te ri filmik (1280m2) si dhe nje studio te re te zerit (2.186m2).

Kinostudio kryente njeherazi edhe funksionin e nje qendre kualifikimi e specializimi per krijuesit dhe punonjesit e rinj teknike te kinemase permes studiove apo kurseve te thjeshta e atyre pasuniversitare.

Deri ne vitet 90-te nga Kinostudio “Shqiperia e Re” prodhoheshin mesatarisht 12 filma artistike ne vit , ndersa ne vite te vecanta edhe 14, 15 ndonjehere madje 16 te tille.
Pas viteve 90-te kompleksi i godinave dhe mjedise te tjera te kinostudios nderroi destinacion , shume prej tyre u bene studio te televizioneve te ndryshme private.

      
      

Mbyllja perfundimisht erdhi ne vitin 1996……

 

U publikua me pare ne Facebook ne Tetor 2015 dhe rishikuar ne vitet vijues.

https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare/photos?tab=album&album_id=984187558307779 Linku i Albumit ne Facebook.

____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Nje shekull shkon, nje shekull vjen – Filmi Shqiptar 1996-2003 , “Studime per Artin” N10-2004 f. 162-186 / “Kinematografia Shqiptare: rrethanat historike e shoqerore, “Studime per Artin” N. 9, 2003, f. 165-169. “Filmi Artistik dhe shoqeria shqiptare – vitet `60-`70, “Studime per Artin” N.6 2000, f. 32-49 nga A. Myftiu.
Si dhe “15 vjet tranzicion i zgjatur ne kinemtografi, Monitori shqiptar i medias , 2005, f. 32-36, 39-40. J. Papagjoni
Te gjitha fotot jane kontribut i administratoreve te faqes.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here