Kolë Kaftalli (1946-2009) | In Memoriam!

0
3671

Kolë Kaftalli (1946-2009)
Aktor i teatrit “Migjeni”, Shkoder dhe i kinematografise shqiptare.

Lindi me 2 shkurt 1946 në Shkodër.
Aktor dhe rregjisor i mirënjohur i skenës shqiptare.
Rrjedh nga nje familje e shquar artistesh . Një nga emrat e njohur të artit skenik sidomos në qytetin e Shkodrës.

U diplomua në Institutin Arteve të Bukura në Tiranë. Pas diplomimit fillon punen në teatrin “Migjeni” në Shkodër. Me trupën e këtij teatri interpreton rreth 60 drama e komedi, perfishire edhe disa ne Teatrin Kombetar. Ka interpretuar në role të ndryshme edhe ne 7 filma artistik te kinostudios. Në vitin 1978 bën debutimin ne film me një rol të vogël në “Nusja dhe shteterrethimi”.

Ndër filmat e tjerë mund te permendim : 1979: “Ditët qe sollen pranverën”; 1980: “Sketerre `43” ; 1982: “Qortimet e vjeshtës”; 1982: “Flaka e maleve”; 1982: “Njeriu i mire”; 1985: “Te paftuarit”; 1986: “Kur hapen dyert e jetës” ; 1988: “Bregu i ashpër” ; 1988: “Nje i trete” etj.

Pjesë e karrierës artistike të Kolë Kaftallit ka qenë edhe regjisura, ku numërohen disa drama të vëna në skenë prej tij në qytetitn e Shkodrës.

Në periudhën e fundit të jetës ai iu kushtua teatrit të fëmijëve, duke qënë edhe i pari në qytetin e Shkodrës dhe në veri të Shqipërisë që ngriti teatrin e kukullave.

Ndahet nga jeta ne moshën 68 vjecare me 7 tetor 2009, pas një sëmundjeje te rëndë.

_______________________
Kinematografia Shqiptare, publikuar qe ne shkurt 2020 ne faqen “Facebook”

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here