Kolosi i aktrimit shqiptar Llazi Serbo (1945-2010) | In Memoriam!

0
4522

Profil i nje aktori te permasave nderkombetare!
Llazi Serbo (1945-2010)
Aktor dhe regjisor.
Permasat e tij prej nje artisti gjigand nuk e nxinin ketu ne toke, ndaj u ngjit lart ne qiell, ne hapsiren e pafundme aty ne mes yjeve te tjere.

Lindi më 9 mars të vitit 1945 në Korçë . Aktor i shquar i kinemasë dhe i teatrit dhe se fundmi edhe rregjizor. Me nje aktivitet te gjere artistik prej 40 vjetesh dhe me rreth 100 role ne skene. Aktori korcar mbahet mend nga spektatori ne menyre te vecante ne filmat e Kinostudios “Shqiperia e Re” si “Yjet e Neteve te gjata” (1972), “Operacioni Zjarri” (1973), apo tek “Nusja dhe shteterrethimi” (1978) ku luan ne menyren prefekte oficerin e Vermahtit. Per vlerat aktoriale te paraqitura ne skene eshte vleresuar ne vitin 1991 me titullin “Artist i Merituar” dhe “Qytetar nderi i Korces” 2009.

Ne Korçë, ai mbaron shkollen fillore dhe ate te mesme , me pas mbasi punon per dy vjet si piktor ne Pogradec , frekuenton Akademine e Arteve ne Tirane ne degen e aktrimit ku diplomohet me sukses mbas 4 vjet studimi ne artin skenik.

Ne teatrin e qytetit te Korces punoj si aktor dhe si rregjizor per 40 vjet. Debuton në “Andon Zako Çajupi” me dramën “Njolla të murrme” te Minush Jeros, 1969 dhe me regji të Mihal Luarasit, një vepër që u dënua nga Pleniumi IV i Komitetit Qendror katër vjet me vonë dhe ngjalli frikë e terror në rrethet e artistëve. Sërbo kishte interpretuar në një tjetër dramë të Jeros, “Të pamposhturit” dhe tek “Mosha e bardhë” e Dritëro Agollit, të dyja këto të kritikuara rëndë e më pas të ndaluara. Aktori korcar bie viktime e masave te mara nga ky plenium, gje qe e ben ate te largohet nga cdo aktivitet aktorial per nje fare kohe.

Ne Kinematografi ne vitin 1973 interpreton ne menyre te shkelqyer nje rol ne filmin “Operacioni zjarri” , ate te Kreshnik Martinit nje agjenti te infiltruar ne rradhet e bandave diversioniste , nje histori e vertete qe behet film. Mbas kthimit te tij ne kinematografi ka nje interpretim tjeter te shkelqyer ne filmin “Nusja dhe shtetrrethimi” (1978) , pikerisht ne rolin e nje oficeri gjerman. Serbo gjithashtu pervec aktrimit te tij prej nje profesionisti eshte konsideruar edhe nje aktor simpatik , terheqes nje veti qe nuk eshte kalur thjesht pa u vene re edhe nga rregjizoret.

Role te tjera qe kane lene gjurme ne kinemane shqiptare nuk jane pak, si ai i mesuesit ne “Shembja e idhujve”(1977) ; seriali “I treti” (1978); Gracka (1983); “Kush vdese ne kembe”(1984); “Dasma e shtyrë” (1984); “Tre njerëz me guna”(1985); “Asgje nuk harrohet” (1985).

Ne vitin 1986 Llazi Serbo transferohet ne Tirane ku fillon te punoje si rregjizor asistent psh tek filmi “Bardhësi” me regji të Besim Kurtit në vitin 1986 , me pas edhe rregjizor ne Teater.

Ne vitet e fundit ai ka qene shume kritik duke u shprehur qe ka me shume aktore ne qarkullim se sa premiera . Gjithashtu duhet permandur se në vitin 1991 do të realizoje skenarin dhe regjinë e filmit “Kush e solli Doruntinën” bazuar mbi novelën e shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare (Nder i Kombit). Përveç pasionit të aktrimit dhe regjizurës ishte i apasionuar edhe mbas fotografisë. Me fotografitë e tij ka marrë pjesë në Konkursin Mbarëkombëtar Fotografik “Marubi 2003”.

Llazi Sërbo ka vuajtur per nje kohe te gjate nga depresioni kronike nga e cila mbahej nen kurim te vazhdueshem, por qe nuk mund te evitonte te kryeje vetvrasje me 12 Shtator 2010, ( me ciften e tij te gjahut) e duke kryer nje veprim te ngjashem me aktorin tjeter shqiptar te permasave boterore, Bekim Fehmiu, i cili u vetvra tre muaj perpara . Ishte 65 vjec. Trupi u gjet ne shtepine e tij ku jetonte i vetem , dhe në letrën e fundit kishte shkruar : “Dua të vdes sikurse Bekim Fehmiu”.


___________________________
Publikuar me pare ne faqen Facebook “Kinematografia Shqiptare” qe ne mars 2016. 

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here