Kompozitori Aleksander Lalo (1949-2017)

0
2578

Aleksander Lalo (1949 – 2017)
Kompozitor i shquar. Artist i Merituar & Mjeshter i madh”

Lindi me 27 prill 1949 ne Tirane nga nje familje me origjine nga Leskoviku.
Kreu studimet ne Insitutin e Larte te Arteve per muzike ne v. 1973.
Ka konkurruar disa here ne Festivalet e Kenges ne RTSH, ku edhe pse melodite e tije kane qene te mrekullueshme ka fituar vetem njehere ne kompozimin e kenges
“Toka e dielli” ne v. 1989. Shume kenge te kompozuara nga ai kane qene mjaft te preferueshme per rinine e kohes.

Aleksander Lalo duke qene nje njohes shume i mire i orkestres, ka dhene nje kontribut te vyer edhe ne orkestracion. Pervec kompozimeve te tij ai ka orkestruar nje numur te madh qofshin ato nga muzika e lehte apo vepra.

Deputon ne Festivalin e 9-te te Kenges ne RTSH ne vitin 1970 me kompozimin e kenges “Shoqja e bankes” te kenduar nga Vera Dervishi dhe si kengetare dublues Naim Kercuku. Vazhdon nje vit me pas me edicionin e 10-te te ketij Festivali me kengen “Vajza me balone” ( Zija Saraci / Rozeta Doraci) e cila megjithate nuk arrin te kualifikohet as ne naten finale;

Aleksander Lalo ka qene prezent ne festivalin e shume folur te vitit 1972 ate te edicionit te 11-te me kompozimin e kenges “Vajzat dhe kompozitori“ me tekst te Roland Gjozes e te kenduar nga kengetarja e mirenjohur Suzana Qatipi. As kjo kenge nuk arriti te kualifikohej ne 10 me te mirat e nates finale.

I rikthehet konkurrimit ne Festivale ne v. 1974 ne edic. 13-te me kengen “Gezimin mbajme ne zemer” te kenduar nga kengetaret Kujtim Kamberi e Suzana Qatipi; e me radhe ne edicionet vijuese duke u bere njeri nga kompozitoret me te dalluar ne kete Festival.

Fiton Festivalin e v. 1989 me kengen “Toka e diellit” me vargjet e Xh. Spahiut. Cmim te dyte ne v. 1978 ne edic. 17-te ne kompozimin e kenges “Grure dhe kenge” dhe 1980 ne edic. 19-te, Cmim te trete me kengen “Kur jemi bashke te dy”!

Pervec veprimtarise tjeter si kompozitor, ai ka dhene nje kontribut shume te madh ne fushen e kinematografise duke kompozuar muziken e rreth 25 filmave artistike dhe vizatimore .

Dallohet sidomos per nivelin e larte muzika e filmit “Dimri i fundit” (1976);

Filloi veprimtarine me muziken e filmit pantomime “Odisea e tifozeve” (1972) e vazhdoi me vone me filmat “Mimoza llastica” (1973); “Duke kerkuar pese oreshin” (1974); “Tomka dhe shoket e tij” (1977); “Vajzat me kordele te kuqe” (1978); “Emblema e dikurshme” (1979); “Gezhoja e vjeter” (1980); “Nusja” (1980); “Nje gjeneral kapet rob”; “Shtepia jone e perbashket” (1971); “Thesari” (1981); “Nje vonese e vogel” (1982); “Era e ngrohte e thellesive” (1983) nderuar me cmim; “Fushe e blerte, fushe e kuqe” (1984); “Te shoh ne sy” (1985); “Dy here mat” (1986); “Fjale pa fund” (1986); “Historiani dhe kameleoni” (1989); si dhe filmat vizatimore “Puna eshte flori” (1981); “Piqiruku pret dy miq” (1983); “Era dhe balona” (1985); “Londra dhe Miri” (1986); “Perseri te gezuar” (1987); “Tinguj te harreses” (1996) etj.

Nderron jete me 19 nentor 2017 mbas nje ataku kardiak. Mbante titullin “Artist i Merituar”

SKEDA E KOMPOZITORIT NE FESTIVALET E KENGES (1970-1990) :
1 – Fest 9-te / 1970 “Shoqja e bankes” (Vera Dervishi / Naim Kercuku)
2 – Fest 10-te / 1971 “Vajza me balone” ( Zija Saraci / Rozeta Doraci)
3 – Fest 11-te / 1972 “Vajzat dhe kompozitori“ (Suzana Qatipi)
4 – Fest 13-te / 1974 “Gezimin mbajme ne zemer” (Kujtim Kamberi / Suzana Qatipi);
5 – Fest 15-te / 1976 “Shoke jete” (trio Elmazi, Hoxha, Mici / Aferdita Laci)
6 – Fest 17-te / 1978 “Grure dhe kenge” (Elida Shehu / Fatma Zyberi)
Cmim i 2-te
7 – Fest. 18-te / 1979 “Cuca malesore” (Liljana Kondakciu / grupi “Na bashkoi Kenga Popullore)
8 – Fest. 19-te / 1980 “Kur jemi bashke te dy” (Liljana Kondakciu / Luan Zhegu) Cmim i 3-te
9 – Fest. 20-te / 1981 “Gezimin njerezve t`ua shtoj” (Liljana Kondakciu / Luan Zhegu)
10 – Fest 22-te / 1983 “Zgjodha njerine” (Irma Libohova / Miga Hysi)
11 – Fest 25-te / 1986 “Emri i nje rruge” (Luan Zhegu)
12 – Fest. 26-te / 1987 “Shoqe te nje udhe” (Irma Libohova)
13 – Fest. 27-te / 1988 “Muzikanti i vogel “ (Ermira Hajno)
14 – Fest. 28-te / 1989 “Toka e diellit” (trio F. Ndoci, J. Ndoci, M. Nallbani) Fituese

 

Data e publikimit: 26 prill 2020

______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. Hoxha / f. 226-227.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here