Kompozitori Gjon Simoni (1936-1999)!

0
1229

Gjon Simoni (1936 – 1999)
Kompozitor, muzikolog. Artist i merituar

U lind në Shkodër më 8 shkurt 1936 në një familje me tradita në kulturën shqiptare.
U aktivizua që në moshë të vogël në jetën muzikore të qytetit të lindjes duke kontribuar si organist në kishën katolike, kontribut të cilin më pas e vazhdoi edhe në Tiranë. Në vitin 1962-1966 ndjek studimet e larta në Konservatorin Shtetëror të Tiranës (sot Akademia e Arteve) për Kompozicion dhe Teori Muzike. Diplomohet me vlerësim shumë të mirë.

Emërohet në Gjirokastër ku punon në periudhën 1966-1969 si Shef muzike. Më pas punon si redaktor i programeve muzikore deri në vitin 1980. Në vitin 1980 emërohet Shef i katedrës së Kompozicionit dhe pedagog i orkestracionit pranë Akademisë së Arteve në Tiranë. Në vitet 1993-1994 vijon aktivitetin profesional në Greqi ku jep mësim në shkollën e muzikës dhe mësime private në qytetin Kardhica. Në vitin 1996-1997 emërohet Dekan i Fakultetit të Muzikës pranë Akademisë së Arteve në Tiranë. Pas vitit 1997 e deri sa vdiq shërben si pedagog i lëndës së orkestracionit në Akademi. Në vitin 1995 merr titullin “Profesor”. Është nderuar me çmime të ndryshme si dhe tituj ndër të cilët: “Artist i Merituar” në vitin 1989.


Krijimtaria muzikore e Gjon Simonit është e pasur dhe e larmishme, ajo është luajtur në të gjitha aktivitetet e rëndësishme muzikore të Shqipërisë dhe jashtë saj. Në fushën e zhvillimit të mendimit teorik ka dhënë kontribute të rëndësishme si në mediat shqiptare, ashtu edhe në konferenca e seminare të ndryshme jashtë vendit. Ndërkaq kontributi i tij shtrihet edhe në zhvillimin dhe rivlerësimin e krijimtarisë së kompozitorëve shqiptarë të gjysmës së parë të shekullit XX. Punoi për plotësimin dhe për përfundimin e veprës së kompozitorit Tonin Harapi. Në vitin 1999 është nderuar me diplomë nderi nga International Biographical Centre Cambrigde England.

Muzikë filmash
Filma për fëmijë
“Ketri ndihmon shokun” Film vizatimor (1979)
“Llustra llustra” (1979)
“Arushi hap tokë të re” (1979)
“Arushi kërkon babanë” (1981)
“Ah lepurushi lepurushi” (1982)
“Orët e Gentit” film vizatimor (1986)
“Qyteti më i ri” (1974)

Filma artistikë
“Një vit i gjatë” Film artistik (1987)
“Kthimi i Ushtrisë së Vdekur” Film artistik (1989)
“Një djalë dhe një vajzë” Film artistik (1990)
“Apasionata” (1984)
“Adoleshentët” ( 1990)

Gjatë periudhës 1986-1999 ka përpunuar rreth 150 këngë popullore dhe mbi 300 orkestrime të këngëve të muzikës së lehtë si dhe ka realizuar mbi 50 aranxhime të pjesëve vokale instrumentale nga literatura shqiptare dhe botërore. Ka orkestruar operën e kompozitorit Pjetër Gaci “Toka jonë” dhe “Përtej mjegullës”. Ka bërë shumë shkrime dhe artikuj, kritika letrare artistike të veprave në gazeta të ndryshme si dhe në organe periodike.
Nderroi jete në Tiranë aksidentalisht më 2 korrik 1999!


Kinematografia Shqiptare nje faqe publike ne aktivitet qe ne vitin 2013. Referenca:  “Wikipedias” dhe “Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare” – Toena 2002 / A. T Hoxha / f. 356

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here