Enver Shëngjergji
Maestro, kompozitor i shquar i muzikes shqiptare. “Mjeshter i madh”!
Lindi në Tiranë më 19 shtator 1948.
Ka kryer studimet në Institutin e Lartë të Arteve në vitet 1966-1969.
Nga viti 1970 deri në vitin 1974 ka punuar pedagog në këtë institucion.
Në vitin 1974, i dënuar si pjesëmarrës në Festivalin e 11-të të Këngës në Radio-Televizion dërgohet në minierën e qymyrgurit të Kërrabës.
Në vitin 1979 kthehet në Tiranë, ku emërohet shefi i muzikës në Pallatin e Kulturës “Ali Kelmendi”.
Në vitin 1992 – 1995 emërohet pedagog në Liceun Artistik “Jordan Misja”. Nga viti 1995 deri sot ai është në pension invaliditeti, pasojë e prekjes nga një patologji artriti.
Për afro 40 vjet ka kontribuar me krijimtari në gjininë e këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore.
Është vlerësuar me disa çmime në aktivitetet lokale dhe kombëtare, ndër të cilët mund të përmendim titujt e këngëve: “Udhëtuam së bashku”, “Mbrëmja e fundit”, “Vajzat e fshatit tim”, “Nën kurorën e ullirit”, “Lulet e mollës”, etj.
Motoja e tij në krijimtarinë muzikore ka qenë mbështetja në folklorin e pasur të popullit tonë.
____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivtet qe ne vitin 2013
Referenca: Wikipedia.org
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw