Kompozitori i shquar Limoz Dizdari!

0
2275

Kompozitor, formulues muzike i filmit shqiptar
Artist i merituar!

Lindi ne fshatin Rusan te Delvines me 7 shkurt 1942. Kreu studimet ne Konservatorin Shteteror te Tiranesne v. 1966. Kompozitor i mirënjohur si për vepra simfonike ashtu edhe për përpunimin dhe kompozimin e këngëve të muzikës së lehtë mbështetur në traditën popullore shqiptare. Eshte fitues i disa cmimeve ne muziken e lehte ne festivalet e ndryshme te kenges ne RTSH.

Pervec veprimtarise se gjere ne fushen e muzikes ai ka kompozuar muziken e rreth 30 filmave shqiptare, artistike, dokumentare dhe vizatimore duke filluar qe me filmin “Horizonte te hapura” ne vitin 1968. Ai dallohet per nivel te larte e cilesor ne muziken e filmave “Malet me blerim mbuluar” (1971), “Rruge te bardha” (1974), “Beni ecen vete” (1975) ku u nderua edhe me cmim per muziken me te mire, “Njeriu me top” (1976), “Koncert ne v. `36” (1978) edhe ketu nderuar me cmim per muziken, “Mesonjetorja” (1979), “Rruga e lirise” (1982),”Perralle nga e kaluara” (1987), “Vitet e pritjes” (1990).

Filma te tjere qe mban kompozimin e maestros Dizdari jane edhe: “Ndergjegjja” (1972), “I treti” (1978), “Plumba perandori” (1980), “Gjurme ne kaltersi” (1981), “Qortimet e vjeshtes” (1981), “Ne prag te jetes” (1985) si dhe nje numer filmash vizatimore, “Zana dhe miri” (1975), “Ndodhite e Cufos” (1982) etj.

Ai ka punuar per disa vjet si redaktor i muzikes prane Kinostudios “Shqiperia e Re”. Me 20 qershor 1997 u zgjodh deputet i Partise Socialiste ne Kuvendin Popullor.

Ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë për dy mandate gjithashtu ka qenë edhe Deputet në Kuvendin Shqiptar (2001-2005). Aktualisht jeton në Ksamil (rrethi i Sarandës) ku ka themeluar Qendrën e Artit “Dea” në të cilën në vitin 2007 organizoi Festivalin Ndërkombëtar “Këngët e Tokës”. Për meritat e tij artistike Limoz Dizdari është vlerësuar me titullin “Artist i Merituar”.


________________
Referenca: “Eciklopedia e Filmit Shqiptar” – Toena 2002 / A.T Hoxha  / f. 96

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here