Kompozitori Shaqir Kodra (1948-1996)

0
1677

Shaqir Kodra
Kompozitor

Lindi ne Durres me 1 maj 1948. Në vitin 1966 refuzoi degën e arkitekturës, duke kërkuar me ngulm të studjojë muzikë në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Ishte nxënës i shkëlqyer i shkollës së mesme “Naim Frashëri” të Durrësit dhe nuk kishte studiuar në lice apo shkolla artistike.Kreu studimet ne Insitutin e Larte te Arteve per Muzike ne v. 1972.

Ka dirigjuar formacionet e ndrsyhme te Orkestres Simfonike. Zoteronte dhe luante me mjaft elegance ne piano , dhe gjithashtu ka shkruar e kompozuar pothuajse ne te gjitha gjinite muzikore. Kompozoi edhe kenge ne Festivale e aktivitete te ndryshme. Këngët e tij “Lulet e mollës”, “Me çiltërsinë e fëmijëve” , “Heronjtë e lumit Ebro”, e plot të tjera vlerësohen në festivale lokale dhe kombëtare. Në vitin 1975 kënga-hymn e kompozitorit durrsak, “Shokët” këndohet nga Vaçe Zela, këngëtarja më e madhe shqiptare e muzikës së lehtë, e po ashtu edhe nga Luan Zhegu.


Pervec krijimtarise tjeter muzikore, ai ka kompozuar edhe muziken e 4 filmave artistike duke filluar me ate te “Nje udhetim i veshtire” – 1977; “Mysafiri” – 1979; “Ne vinim nga lufta” – 1979; “Plaku dhe hasmi” – 1981. Veprat e tij nuk pranoheshin në Dekadat e Majit, pasi ai konsiderohej një kompozitor rrethi. Porositë e regjisorëve Hysen Hakani, Xhezair Dafa e Petrit Llanaj për kolonën zanore të filmave “Mysafiri” dhe “Udhëtim i vështirë” i japin vetëm kënaqësinë e punës krijuese, por nuk e munden dot trishtimin dhe depresionin që kishte nisur ta pllakosë. Askush nuk e di përse Shaqir Kodra nga specialist muzike në Pallatin e Kulturës në Durrës u transferua në një nga fshatrat e rrethit si mësues vizatimi dhe punë dore. Kontributet e tij në kulturën e qytetit dhe në atë kombëtare nuk mjaftuan për ta ndalur egoizmin e dashakeqëve. Nderroi jete me 27 qershor 1996.

Publikuar qe me pare ne Facebook ne qershor 2020


_______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here