Kompozitori Shpëtim Kushta!

0
1595

Shpëtim Kushta
Kompozitor, Artist i merituar!

Lindi ne Vlore me 9 prill 1946. Ka kryer studimet ne Insitutin e Larte te Arteve ne Tirane, ne degen e muzikes ne vitin 1969.
Shpetim Kushta ka nje krijimtari te pasur ne muziken instrumentale dhe vokale. Ai ka kompozuar vepra instrumentale, si sonata, skerco, trio, fantazi per violonçel, poeme koncert per violine, poemen simfonike “Alarme te pergjakura”, suita, rapsodi, uvertura, kantata, romanca etj. Shpetim Kushta eshte autor i shume kengeve te muzikes se lehte si, “Mesnate”, “Mbajme ne sy lirine”, si dhe kenge per femije.

Merr pjese per here te pare ne Festivalin e 9-te kenges ne RTSH si kompozitor ne vitin 1970, madje e fiton ate me kengen shume te mirenjohur “Mesnate” te kenduar nga Vace Zela, (dubluar nga L. Kondakci) me tekstin e Fatos Arapit. Me vone rishfaqet ne Festivalin e 14-te te vitit 1975 me kengen “Kooperativistet e Kemishtajve” me tekst te Isuf Nelaj dhe te kenduar nga kengetaret L. Kondakci dhe V. Zefi.

Vazhdon me Festivalin e 16-te te vitit 1977, me kengen “Nena e jone” , teksti i Ruzhdi Qatipit, te kenduar nga Tonin Tershana dhe Gaqo Cako, me Festivalin e 17-te (1978), me kengen “Nenat tona luftetare” , teksti i R. Catipit te kenduar nga kengetaret A. Babaramo dhe L. Perbasha etj (shiko listen ne fund). Pervec veprimtarise tjeter muzikore, ai ka kompozuar edhe muziken e tre filmave artistike te prodhuar nga Kinostudio “Shqiperia e Re” dhe televizioni shqiptar TVSH. “Brazdat” (1973); “Fije qe priten” (1976) dhe televizivin “Kur hidheshin themelet” (1978)

Krijimtaria 20 vjecare dhe kontributi ne Festivalet e Kenges ne RTSH:
(1970 – 1990)
1970 – Fest. 9-te / “Mesnate” (V. Zela & L. Kondakci) – Fitues
1975 – Fest.14-te / “Kooperativ. e Kemishtajve” (L. Kondakci&V. Zefi)
1977 – Fest.16-te / “Nena e jone” (T. Tershana & G. Cako)
1978 – Fest. 17-te / “Nenat tona luftetare” (A. Babaramo & L. Perbasha)
1981 – Fest. 20-te / “Zemrat proletare” (duetet K. Ago & S. Panariti dhe A. Rrapi & L. Sula
1988 – Fest. 27-te / “Perhere te rinj ne piedestal” (Mimoza Nazarko)
1990 – Fest. 29-te / “Eshte nene, nena” (Justina Aliaj)
etj

(C) Material i rezervuar | Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 8 prill 2021
______
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. Hoxha / f. 221. Si dhe shenime personale nga Festivalet ne radio e televizion.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply